GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Në 11 Janar nis procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora, çfarë duhet të dini

13:41 - 06/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Në 11 Janar nis procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora, çfarë duhet të dini
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 11 janar, fillon procesi i regjistrimit të votuesve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, për zgjedhjet e 11 majit, i cili vazhdon deri në 4 mars.

Shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit mund të regjistrohen përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER). Platforma Elektronike e Regjistrimit (PER) përfshin tre hapësira kryesore.

Hapësira e zgjedhësit: Kjo hapësirë i dedikohet individëve që krijojnë llogarinë e tyre personale në platformë dhe plotësojnë kërkesat për t’u regjistruar në listën e zgjedhësve.

Moduli për shqyrtimin e kërkesave: Këtu, KQZ shqyrton dhe trajton kërkesat e paraqitura nga zgjedhësit, duke siguruar trajtim transparent dhe të drejtë të çdo aplikimi.

Paneli statistikor në kohë reale: Ky panel ofron të dhëna statistikore të përditësuara në kohë reale për kërkesat dhe procesimin e tyre. Paneli është i aksesueshëm për partitë politike dhe organizatat, duke siguruar një pamje të qartë dhe të plotë të procesit.

Emigranti që kërkon të regjistrohet, fillimisht duhet të çeli një llogari në platformën (PER). Emigranti, gjatë paraqitjes së kërkesës së tij për regjistrim në listën e zgjedhësve jashtë vendit sipas rregullave të miratuara nga Komisioni Rregullator, zgjedhësi ngarkon në platformën elektronike të regjistrimit të paktën një nga dokumentet e listuara që vërteton qëndrimin e tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë:

  • Certifikatë pronësie ose dokument ekuivalent në shtetin e rezidencës, që provon pronësinë e banesës;
  • Dokument që provon rezidencën në shtetin e huaj i lëshuar nga autoritetet përkatëse;
  • Kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;
  • Dokumente bankare (kontratë kredie/vërtetim bankar etj.) që përmban adresën e banimit;
  • Kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;
  • Kontratë furnizimi ose faturë të energjisë gaz ose elektrike në banesë;
  • Kontratë ose faturë të abonimit të shërbimit digjital të transmetimeve audiovizive;
  • Kontratë ose faturë të shërbimit të internetit të telefonisë fikse në banesë;
  • Dokument i lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësve në një institucion shëndetësor, kamp emigracioni apo tjetër të ngjashëm;
  • Dokument pronësie ose ekuivalent i lëshuar në shtetin e rezidencës që provon pronësinë e banesës;
  • Leje drejtimi automjeti (patentë) në rastet kur shënohet adresa e banimit;

Ose çdo dokument tjetër të lëshuar në shtetin e huaj që provon qëndrimin e shtetasit shqiptar në adresën e deklaruar jashtë vendit.

Numri i shtetasve shqiptarë të regjistruar në të njëjtën adresë që aplikojnë në platformën elektronike të regjistrimit nuk mund të jetë më shumë se 6 persona. Përjashtim nga ky rregull do të bëhet vetëm për arsye të përligjura dhe pas paraqitjes së dokumentacionit ligjor (PER) do të lejojë regjistrimin e më shumë shtetasve shqiptarë. Pas regjistrimit, KQZ i kthen përgjigje emigrantit nëse kërkesa e tij është miratuar ose jo. Nëse KQZ nuk miraton regjistrimin, sqaron emigrantit për dokumentet që duhet të plotësojë me qëllim që të miratohet kërkesa.

Procesi i regjistrimit quhet i suksesshëm kur zgjedhësi paraqet të dhëna të plota dhe kërkesa miratohet.

Etiketa: DiasporaKQZZgjedhje

Lajme të lidhura

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… (Emri)
Aktualitet

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… (Emri)

09:28 - 06/04/26
Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar
Aktualitet

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar

09:10 - 06/04/26
Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara
Aktualitet

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara

08:27 - 06/04/26
Para
Virusi respitaror në Kinë, ISHP: Nuk kemi raste të dyshuara në Shqipëri

Virusi respitaror në Kinë, ISHP: Nuk kemi raste të dyshuara në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… (Emri)
Aktualitet

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… (Emri)

09:28 - 06/04/26

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje kriminale si dhe ka zbardhur dy ngjarje të tjera, të cilat dyshohet se...

Lexo më shumë
Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar

09:10 - 06/04/26
Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara

08:27 - 06/04/26
I pagëzuar në Kishë Katolike dhe e quan veten ‘Lider Musliman’, Rama i mohon të dyja: E kam të vështirë të them a besoj

I pagëzuar në Kishë Katolike dhe e quan veten ‘Lider Musliman’, Rama i mohon të dyja: E kam të vështirë të them a besoj

08:14 - 06/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:02 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com