GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Në 14 maj punoi për Veliajn, sot dëgjon fjalimet e Berishës/ Mesazhi i vajzës së re

18:17 - 06/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Në 14 maj punoi për Veliajn, sot dëgjon fjalimet e Berishës/ Mesazhi i vajzës së re
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një vajzë e re, që në zgjedhjet e 14 majit punoi për zgjedhjen e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës, në mandatin e 3-të të tij, sot ka zgjedhur të dëgjojë fjalimet e Sali Berishës, kreut demokrat, që iu dretohet mbështetësve të tij nga dritarja e banesës ku ndodhet në arrest shtëpie.

Pasditen e sotme ish-Kryeministri ka zgjedhur të publikojë mesazhin e vajzës së re, ndërsa shprehet optimist se protestat e përditshme që po zhvillohen poshtë banesës së tij në rrugën “Mustafa Matohiti” po sjellin erën e ndryshimit.

Mesazhi i publikuar nga Berisha

Një vajzë e re më shkruan: “Me 14 maj, punova për Erion Veliajn, kurse i dashuri im punonte në një mobilieri të madh. Nuk pranoi të tregojë se për kë do votojë. Nuk pranoi as të japë kartën e identitetit. Në korrik, ai u pushua nga puna. Padroni i tha se këtu në sipërmarrje ka vend vetëm për socialistë. Në shtator, partneri im mori rrugë dhe emigroi për në Gjermani. Dhe tre javë më parë thotë se duhet të shkoj dhe unë t’i bashkohem atij. Prindërit e mi janë dakord, më thonë shko bija ime, por sytë e tyre thonë të kundërtën e asaj që thotë goja. Babai im është i sëmurë, vuan nga mushkëritë. Më duket se do jetë lamtumira e fundit nëse unë do iki ndaj dhe nuk vendos dot ta lë atë në lamtumirën time të fundit. Këto ditë erdha te rruga e pallatit tuaj. Nuk kam marrë pjesë në protestë, por jam ulur me të rinjtë në kafene. Në fakt kur keni folur, kam konstatuar që ata të rinj dhe unë jemi përpjekur të dëgjojmë. Ju flisni për shpresën, për ndryshimin. Çdo i ri sot pret ndryshimin. Por ndjehem e turpëruar se shpresa duhet të jem unë vetë, por sot shpresa e vetme sot jeni ju në atë rrugë që po sillni erën e ndryshimit”.

Pasi lexoi këtë mesazh, ish-Kryeministri tha se ne këtu kemi denoncuar me forcë agresionin e Edi Ramës ndaj opozitës, kemi denoncuar vulën me gjykatës amoralë, kemi denoncuar mosregjistrimin e emrit të Sali Berishës dhe PD në fletën e votimit.

“Kemi denoncuar dhunën masive në zgjedhje dhe blerjen e votave. Kemi denoncuar agresionin e tij ndaj opozitës dhe arrestimin e liderit të opozitës. Vendimin e tij me gjykatës dhe prokurorë mercenarë, për t’i mbyllur gojën, i tmerruar nga fjala e lirë.

Kemi denoncuar aktet primitive, hakmarrëse ndaj gazetarëve dhe dhunën ndaj tyre.

Por pak kemi folur, pak kemi denoncuar për agresionin më të madh që po bën në Shqipëri dhe ky agresion është agresioni i narkoregjimit, i banditëve, i kriminelëve të pushtetit ndaj të rinjve shqiptarë.

Sot Edi Rama flet nga mëngjesi deri në darkë, por nuk flet dot një herë të vetme për të rinjtë.

Sot Erion Veliaj i mbledh ata vetëm kur do të vjedhë me koncerte, përndryshe u vë epitete fyese dhe poshtëruese”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1mesazhiVeliaj

Lajme të lidhura

Ndrec Pjetri: Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër
Breaking Views

Ndrec Pjetri: Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër

18:57 - 18/03/26
“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune
Breaking Views

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

18:13 - 18/03/26
Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin
Breaking Views

Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

16:46 - 18/03/26
Para
Berisha: Jam si sinjali i Batmanit që ftoj të rinjtë për …

Berisha: Jam si sinjali i Batmanit që ftoj të rinjtë për ...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Edhe drejtoresha e Inteligjencës kundër Trump: Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim
Botë

Edhe drejtoresha e Inteligjencës kundër Trump: Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim

19:40 - 18/03/26

Një ditë pas dorëheqjes së drejtorit të Antiterrorit, Joe Kent, me argumentin se Irani nuk përbënte kërcënim për t’u sulmuar,...

Lexo më shumë
“Gjobë” 120 milionë lekë spitaleve/ Rejsi Farma e Merita Sheqit, skemë për të marrë pagesa të dyfishta nga shteti

“Gjobë” 120 milionë lekë spitaleve/ Rejsi Farma e Merita Sheqit, skemë për të marrë pagesa të dyfishta nga shteti

19:25 - 18/03/26
Ndrec Pjetri: Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër

Ndrec Pjetri: Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër

18:57 - 18/03/26
“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

18:13 - 18/03/26
Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

16:46 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com