GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Në 18 janar Kushtetuesja shqyrton shkarkimin e Presidentit, kush do ta zëvendësojë Ilir Metën?

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
VOA: Presidenti Meta e komentoi si zhgënjyes vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet vendore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fati i Ilir Metës do të varet nga Gjykata Kushtetuese nëse do ta çojë deri në fund ose jo mandatin 5-vjeçar në krye të Presidencës. Me 18 janar do të shqyrtohet vendimi i Parlamentit për shkarkimin e tij dhe në rast se gjyqtarët do të shprehen pro vullnetit të PS, Metën do ta zëvendësojë kryeparlamentarja Nikolla. Në rast të kundërt Kuvend në prill nis procedurat për emrin e ri që do të ushtrojë funksionet e Kreut të Shtetit.

Përpjekjet e PS për të larguar Ilir Metën nga posti i Presidencës nisi që në vitin 2019, kur Kreu i Shtetit çdekretoj datën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Skenari i parë i mazhorancës dështoi, pasi Komisioni i Venecias “e shpëtoi” Metën duke e cilësuar vendimin e tij si një rast jo të rëndë aq sa të shkarkohet nga posti.

Por roli i Presidentit si dhe deklaratat e tij gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 2021, i dha mundësinë socialistëve që të vendoste precedentin e parë në historinë e demokracisë së Republikës, shkarkimin e Kreut të Shtetit.

Për këtë të fundit, mazhoranca “shfrytëzoi” për herë të fundit votat e deputetët të opozitës që dolën kundër linjës së PD dhe LSI-së për djegien e mandateve. Me 9 qershor të 2021 me 104 vota pro, Parlamenti shkarkoi Ilir Metën nga posti i Presidentit.

Me 18 janar të këtij viti, Gjykata Kushtetuese do të marrë vendimin nësë Ilir Meta do të vazhdojë detyrën deri në fund të mandatit të tij, ose do t’i vërë vulën precedentit që vendosi Parlamenti në verën e shkuar. PS po përgatitet për 2 skenare për emrin, i cili do të zëvendësojë Ilir Metën nga porsti i Kreut të Shtetit. 

Në rast se 7 anëtarët e Gjykatës më të lartë në vend vendosin për shkarkimin e tij për shkelje të rëndë, sipas nenit 91 të Kushtetutës, kompetencat e tij do t’i ushtrojë kryetarja e Kuvendit  Lindita Nikolla.

Parlamenti ka kohë 60 ditë për të nisur me procedurat me zgjedhjen e Presidentit të ri. Por ky afat përkon me skenarin e dytë, në të cilin socialistët kanë menduar në rast se Kushtetuesja vendos ta lë në detyrë Metën deri me 24 korrik, fundi i mandatit të tij 5-vjeçar.

Edhe në këtë rast PS dhe PD, në fillim të muajit prill, do të hyjnë në bisedime për zgjedhjen e Presidentit të ri. Parimisht socialistit kanë shprehur vullnetin që Ilir Metën duhet ta zëvendësojë një emër konsensual, por me dëshirën që postin e Presidentit ta ushtrojë një grua.

Por deri në prill, PD duhet të zgjidhë “luftën” e brendshme, ndërsa socialistët duhet të mos ndryshojnë mendje për konsensusin.

Etiketa: Ilir MetaKushtetuesjaPresidentiShkarkimi

Lajme të lidhura

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…
Breaking Views

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26
Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin
Breaking Views

Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin

12:00 - 12/07/26
Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët
Breaking Views

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26
Para
“Udhëtoj pa fund”, Noizy flet për karrierën muzikore: Për 24 orë më ka qëlluar të jem në 6 shtete

"Udhëtoj pa fund", Noizy flet për karrierën muzikore: Për 24 orë më ka qëlluar të jem në 6 shtete

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë
Aktualitet

“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë

16:44 - 12/07/26

Goditet një grup i dyshuar për shpërndarje droge në Vlorë, arrestohen pesë persona, mes tyre dy shtetas italianë Një operacion...

Lexo më shumë
Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët

Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët

16:13 - 12/07/26
Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

15:11 - 12/07/26
‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26
Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

14:32 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com