GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Në 2030 të ulemi në tryezën e BE-së si të barabartë”, Rama: E lehtë ta thuash, por e vështirë ta bësh

10:12 - 26/08/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Në 2030 të ulemi në tryezën e BE-së si të barabartë”, Rama: E lehtë ta thuash, por e vështirë ta bësh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria do të jetë gati për t’u ulur në tryezën e Bashkimit Evropian në vitin 2030, u shpreh kryeministri Edi Rama në Konferencën e Ambasadorëve që nisi sot punimet në Tiranë.

“Janë tre pika të rëndësishme që na kanë ndihmuar të arrijmë deri këtu. Krijimi i një vetëdije të re në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave tona kombëtare. Jo se më parë të tjerët nuk kanë qenë të vetëdijshme, po jo rastësisht e theksova një vetëdije të re, ka shumë rëndësi të jesh i vetëdijshëm. Edhe përforcimi i aleancave strategjike, që janë të qartë si drita e diellit, edhe miqësitë tradicionale janë të njohura. Së treti, jemi profilizuar dhe do të vazhdoj të forcojmë profilin e partnerëve.

Ne p.sh. jemi miq të Greqisë dhe Turqisë, por në të njëjtën kohë, qoftë Greqia, qoftë Turqia, së bashku me Italinë janë parterët tanë strategjikë, vetëdija e përmasës është e rëndësishme për të ruajtur modestinë dhe për t’u rritur e fuqizuar më tej si shtet, por edhe si komb.

Ndaj, është e rëndësishme të ruhemi nga humbja e sensit të përmasës. Të ruhemi dhe nga kompleksi i inferioritetit. Për t’u rritur dhe për t’u fuqizuar dhe për të vazhduar të ushqejmë respekt, duhet të flasim me qartësi dhe respekt me aleatët dhe miqtë tanë. Është shumë e rëndësishme dhe një nga arsyet që na ka ndihmuar që sot të gjendemi në një pozicion krejt tjetër, që kur flitet për Shqipërinë, nuk flitet për një vend në hije dhe me hije.

Është e qartë që ka një tjetër tingull emri i saj. E dimë shumë mirë që të gjithë, 2030 duhet të na gjejë në gatishmëri të plotë për t’u ulur në tryezën e BE-së. E dimë që sa përmbushje detyrash, është dhe vendimmarrje politike. Por e qartë është se ne do të jemi gati. Është e lehtë ta thuash, por shumë më e vështirë ta bësh. Ndaj, duhet që edhe trupi ynë diplomatik të gjendet në një nivel të ri”, u shpreh Rama.

Etiketa: BEKryesore1Ramatryeze

Lajme të lidhura

Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë
Aktualitet

Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë

09:12 - 26/03/26
Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve
Aktualitet

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

08:02 - 26/03/26
Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir
Aktualitet

Në rajon shitet më lirë, Shqipërisë po i ikin të paktën një milion euro në ditë nga blerja e karburantit jashtë vendit

07:46 - 26/03/26
Para
Do të vriste Nuredin Dumanin, ekstradohet nga Kosova Arben Lamçja

Do kryente vrasjen e Nuredin Dumanit, jepet masa e sigurisë për Arben Lamçen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë
Aktualitet

Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale, ja ku shkojnë paratë

09:12 - 26/03/26

Më 10 mars 2022, policia britanike zbarkoi në një ambient biznesi në Rochdale, një qytet në verilindje të Mbretërisë së...

Lexo më shumë
Sulm me dron ndaj anijes turke në Detin e Zi, Cisterna Altura transportonte 1 milion fuçi naftë ruse

Sulm me dron ndaj anijes turke në Detin e Zi, Cisterna Altura transportonte 1 milion fuçi naftë ruse

08:55 - 26/03/26
“Jemi gati për të eliminuar Poloninë”, bomberi Ernest Muçi ‘bën me krahë’ shqiptarët: Do të shënoj gol

“Jemi gati për të eliminuar Poloninë”, bomberi Ernest Muçi ‘bën me krahë’ shqiptarët: Do të shënoj gol

08:32 - 26/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 26 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:05 - 26/03/26
Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

08:02 - 26/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com