GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Në 5 vite, vetëm katër njohje për Kosovën

15:37 - 20/02/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
Në 5 vite, vetëm katër njohje për Kosovën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kosova, në pesë vjetët e fundit, ka pranuar katër njohje ndërkombëtare. E shpallur e pavarur 14 vjet më parë, Kosova është njohur nga 117 shtete në total. Gati gjysma prej tyre e kanë njohur në vitin e shpalljes së pavarësisë, më 2008. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk e njeh ende Serbia, e cila me Kushtetutë vazhdon ta konsiderojë si pjesë të veten, e as Bosnje dhe Hercegovina.

Nga vendet e Bashkimit Evropian nuk e ka njohjen e Greqisë, Rumanisë, Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros. Kjo, edhe përkundër faktit se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar në vitin 2010 se pavarësia e Kosovës “nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar”. Mosnjohjet, në një mënyrë ose tjetër, e pengojnë Kosovën – nisur nga lëvizja e lirë deri te pranimi në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë (MPJD) nuk i janë përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë rreth çështjes së lobimit për njohje.  Në ueb-faqen e kësaj ministrie, te pjesa për politikën e jashtme, shkruan se MPJD “mbetet fuqimisht e angazhuar për të lobuar për njohje ndërkombëtare nga ana e shteteve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me qëllim të forcimit të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës dhe për të vendosur marrëdhënie diplomatike me shumicën e shteteve anëtare të OKB-së”.

Njohja e fundit që ka marrë Kosova ka qenë nga shteti i Izraelit, më 1 shkurt, 2021. Kjo njohje ka qenë pjesë e një marrëveshjeje me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e nënshkruar në Uashington, më 4 shtator, 2020, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump. Para Izraelit, për gati tre vjet, Kosova nuk është njohur nga asnjë vend.

Për më tepër, ajo është përballur me fushatën e Serbisë për çnjohje. Autoritetet në Serbi kanë thënë se kanë arritur t’i bindin disa vende për të tërhequr njohjet e Kosovës, në mesin e tyre: Surinami, Burundi, Liberia, Ishujt Solomon, Madagaskari, Togo, Republika Qendrore e Afrikës, Gana, Siera Leone e të tjera. Autoritetet e Kosovës, megjithatë, nuk kanë konfirmuar ndonjë çnjohje. Pjesë e Marrëveshjes së Uashingtonit ka qenë edhe një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e Serbisë për çnjohjen e Kosovës, ashtu si edhe një moratorium njëvjeçar mbi përpjekjet e Kosovës për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare.

Moratoriumet kanë skaduar në shtator të vitit të kaluar dhe nuk është e qartë nëse Serbia ka rinisur fushatën e saj. Po ashtu, nuk është bërë e ditur që Kosova ka aplikuar për anëtarësim në ndonjë organizatë të huaj ndërkombëtare.

 

Spahiu: MPJD ka stagnuar

 

Avni Spahiu, i cili ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Shtetet e Bashkuara dhe në Turqi, thotë se MPJD duhet të aktivizohet dhe të sigurojë njohje të reja për Kosovën, që do të fuqizonin subjektivitetin e saj ndërkombëtar.

“Në të kaluarën, Ministria e Jashtme ka pasur një program konkret se si t’u qasemi kërkesave për njohje të vendit, por mendoj se ka një stagnim në angazhimin e duhur të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Për fat të keq, po shihet një neglizhencë”, thotë Spahiu për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, fokusi duhet të jetë në pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin ende Kosovën.

 

GLPS: Diplomaci pa strategji

 

Lirika Agusholli, hulumtuese në Grupin për Studime Politike dhe Juridike (GLPS), thotë se Kosovës i mungon strategjia për sigurimin e njohjeve të reja.

“Është nevojë emergjente që të përpilohet një strategji e qartë pro-aktive nga ana e MPJD-së në Kosovë. Duhet të punohet në organizime, vizita zyrtare dhe samite në vendet mosnjohëse, me qëllim të informimit për gjendjen e shtetit të Kosovës”.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, thënë shumë qartazi, ka shumë punë për të bërë në çështjen e njohjeve të legjitimitetit të shtetit të Kosovës”, thotë Agusholli për Radion Evropa e Lirë.

Edhe sipas saj, Kosova duhet të ketë lobim intensiv në pesë vendet mosnjohëse të BE-së. Kosova kërkon njohje reciproke me Serbinë

Kosova, qysh në vitin 2011, është e angazhuar në një dialog për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Dialogu ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara. Autoritetet në Kosovë thonë se procesi duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Megjithatë, e ardhmja e këtyre bisedimeve është e paqartë. Bartësit aktualë të dialogut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk janë takuar qysh në korrik të vitit të kaluar.

Një nga mbështetëset më të mëdha të Serbisë në arenën ndërkombëtare, Rusia, e pengon anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kosova nuk është ende as anëtare e Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, Organizatës Botërore të Tregtisë, Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL) e të tjera.

Por, gjatë 14 vjetëve të pavarësisë, ajo ka arritur të anëtarësohet në disa organizata ndërkombëtare – në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit./REL/

 

Etiketa: Kosovanjohjevite

Lajme të lidhura

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje
Kosovë & Rajon

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje

19:14 - 23/02/26
U shpall ‘non grata’ nga SHBA, Artan Grubi tërhiqet nga politika: Jam i pastër si loti
Kosovë & Rajon

Në kërkim për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

09:35 - 23/02/26
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së
Kosovë & Rajon

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Para
E rëndë/ E terrorizoi dhe më pas e dhunoi për vdekje të moshuarin gjatë grabitjes, arrestohet shqiptari i rrezikshëm në Greqi

Grabitet një pikë karburanti në Greqi, Policia arreston 20-vjeçarin shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”
Breaking Views

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

23:04 - 24/02/26

Interi katranos gjithçka në ndeshjen e kthimit ndaj Bodo Glimt në “San Siro”, teksa u mposht me rezultatin 1 me...

Lexo më shumë
Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

22:36 - 24/02/26
Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

22:00 - 24/02/26
Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

20:48 - 24/02/26
Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

20:41 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com