Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë të dy punonjësve të Policisë në Komisariatin e Policisë Rinas, të dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.
– Inspektor, Ardit Doçi 31 vjeç, me detyrë Kontrollor në Komisariatin e Policisë Aeroporti Rinas;
– Inspektor ,Endri Beramaj 24 vjeç, me detyrë Kontrollor në Komisariatin e Policisë Rinas.
Arrestimi u krye pasi gjatë veprimeve hetimore procedurale, të kryera për verifikimin e informacioneve mbi përfshirjen në veprime korruptive, u krijuan dyshime të arsyeshme, bazuar në prova se punonjësit e policisë, duke shfrytëzuar funksionin organik, kanë kërkuar dhe përfituar vlera monetare në formë ryshfeti, nga një shtetase që udhëtonte në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë.
Discussion about this post