GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Në alarm nga dhuna dhe kushtet e punës, infermierët paralajmërojnë protestë

09:18 - 04/09/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Në alarm nga dhuna dhe kushtet e punës, infermierët paralajmërojnë protestë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shoqata e Infermierëve në Shqipëri paralajmëron protestë. Shkak është bërë dhuna ndaj tyre, mungesa e stafit dhe e vëmendjes së institucioneve si dhe kushtet e punës. Përmes një deklarate publike, Shoqata ngre si problem dhunimin e dy infermiereve në QSUT dhe mungesën e përgjigjes së institucioneve për këtë rast, të cilët e kanë trajtuar si gjë normale.

Në deklaratë theksohet se ka mungesë stafi, medikamentesh dhe shërbimesh sidomos të atyre bazë që i nevojiten çdo pacienti.

Ato bëjnë të ditur se janë harruar dhe abuzuar nga vetë shteti, nga Sindikatat, nga institucionet ku punojnë. Të vetmen zgjidhje, infermierët shikojnë protestimin për të drejtat e tyre.

Deklarata e plotë:

Lajmi për dhunimin e dy infermiereve tek spitali i Pediatrisë nga familjaret e një fëmije që ishte paraqitur pranë Pediatrisë në QSUT e dërguar si çështje dhe në prokurori nga denoncimi i bërë nga dy infermieret e dhunuara ka kaluar si një ngjarje normale nga të gjithë institucionet. Një fenomen i përsëritur shpesh në çdo kohe ,dhe që nuk mungoj as në kohen e pandemisë. Një fenomen që ndodh në forma të ndryshme jo vetëm në Tiranë por në çdo spital në Shqipëri. E çuditshme është fakti që nuk shqetësohen as për largimin masiv të infermierëve që ndodh çdo ditë duke shkaktuar mungesë personeli në shumë spitale dhe qendra shëndetësore sërish dhuna nuk ndalet ndaj bluzave të bardha e sidomos ndaj Infermierëve duke qenë se janë kontakti i parë me pacientët. Një lum mesazhesh kane ardhur në drejtim të Shoqatës së Infermiereve duke deklaruar që ky fenomen i dhunës ndodh rëndomte në Shqipëri. Edhe pse fajtorë të këtyre ngjarjeve nuk janë Infermieret por janë mungesat e shumta që ndodhin në institucionet shëndetësore në vend si: Mungese e theksuar stafi – duke mbingarkuar personelin që punon i cili nuk përballon fluksin e shtuar të pacienteve. Mungesa e theksuar e mjekeve specialist- ku në shumicën e rasteve shërbimet mbulohen nga mjeke specializant të rinj pa eksperience e ku në shumicën e rasteve dhe jo profesionist

Mungesat e theksuara të medikamenteve apo shërbimeve – ku prej vitesh sidomos në QSUT shërbimi i Pediatrisë pas orës 16:00 shërbimet për echo ,grafi dhe analiza duhet ti marrin tek spitali i Urgjencës Polivalente apo siç njihet ndryshe Spitali i Sëmundjeve të Brendshme

Mungese e theksuar e mendikaneteve të ndryshme edhe ato baze për të cilat familjarët detyrohen t’i blejnë neper farmacitë e ndryshme që ndodhen rreth QSUT. Përtej këtyre shumica e pacienteve dhe familjarëve përballen me situata të ndryshme ku dhe për analiza apo ekzaminime të tjera rekomandohen nga mjekët që të behën në klinika apo spitale private pasi aty punojnë pikërisht këto mjekë pas orarit të punës që mbarojnë në shtet. Fatkeqësisht në asnjë situate nuk ka pasur reagime as nga QSUT apo sidomos të harruar dhe prej Sindikatave të ndryshme të krijuara në emër të këtyre profesionistëve por që përveç kuotave dhe lekëve që marrin asnjë mbrojtje nuk kanë bërë kurrë ndaj personelit shëndetësor.

Të gjendur në këtë situatë dhe dilemës për të lëne punën apo për tu larguar nga Shqipëria pasi nuk vlerësohen siç duhet, nuk paguhen etj e së fundmi të gjendur dhe të pambrojtur e të pasigurtë gjate orarit të punës shumë infermiere ënga Spitalet me të mëdha në vend kërkojnë përfaqësimin e tyre nga Shoqata në nisjen e një sërë protestave në vend deri në zgjidhje të kërkesave të tyre. Ndërsa çdo dite jemi në kontakt me gjithë personelin në vend se shpejti do të dalim në një date të caktuar për të protestuar për të drejtat e çdo infermieri në Shqipëri. Fatkeqësisht të harruar dhe abuzuar nga vete shteti, nga Sindikatat, nga institucionet ku punojnë e nga çdo parti politike në qeveri apo opozite e vetmja zgjidhje mbetet që ti dalin për zot vetes përmes protestave për të drejtat e tyre.

Etiketa: infermiereproteste

Lajme të lidhura

Ujërat e zeza pushtojnë rrugët në Laç, banorët në alarm
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë rrugët në Laç, banorët në alarm

16:41 - 27/12/25
Dosja “Balluku”/ SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve e biznesmenë, mes tyre edhe shefja e kabinetit
Aktualitet

Dosja “Balluku”/ SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve e biznesmenë, mes tyre edhe shefja e kabinetit

16:20 - 27/12/25
Salianji thirrje: Bashkohuni në protestë, qeveria ka marrë peng Shqipërinë!
Aktualitet

PD në sulm kundër Salianjit! Dega në Shkodër: Distancohuni, organizohet nga Benet Beci dhe falangat e tij

15:56 - 27/12/25
Para
Nëse Moska ndërpret furnizimin me gaz, BE: Jemi të përgatitur

Nëse Moska ndërpret furnizimin me gaz, BE: Jemi të përgatitur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester City pa “frena”, triumfon ndaj Nottingham dhe rrëzon nga kreu Arsenalin
Sport

Manchester City pa “frena”, triumfon ndaj Nottingham dhe rrëzon nga kreu Arsenalin

16:48 - 27/12/25

Manchester City ka fituar në transfertë përballë Nottingham në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Premier League. Sfida...

Lexo më shumë
Ujërat e zeza pushtojnë rrugët në Laç, banorët në alarm

Ujërat e zeza pushtojnë rrugët në Laç, banorët në alarm

16:41 - 27/12/25
Dosja “Balluku”/ SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve e biznesmenë, mes tyre edhe shefja e kabinetit

Dosja “Balluku”/ SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve e biznesmenë, mes tyre edhe shefja e kabinetit

16:20 - 27/12/25
Salianji thirrje: Bashkohuni në protestë, qeveria ka marrë peng Shqipërinë!

PD në sulm kundër Salianjit! Dega në Shkodër: Distancohuni, organizohet nga Benet Beci dhe falangat e tij

15:56 - 27/12/25
Edi Rama nuk di ku të fusë kokën, Blendi Gonxhe organizon festa me balerina bukuroshe

Edi Rama nuk di ku të fusë kokën, Blendi Gonxhe organizon festa me balerina bukuroshe

15:34 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com