GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Në Astir, në mes të një rruge të pashtruar dhe me gropa të shëndoshura nga uji”, Ben Blushi: Po të jetoja në këtë zonë nuk do votoja

19:20 - 14/05/25
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Në Astir, në mes të një rruge të pashtruar dhe me gropa të shëndoshura nga uji”, Ben Blushi: Po të jetoja në këtë zonë nuk do votoja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Publicisti i njohur Ben Blushi ishte i ftuar në podcastin e drejtuar nga Renis Gjoka dhe Gent Bushpepa. Përveç muzikës së diskutuar me dy artistët shqiptarë, Blushi ka komentuar edhe për një nga zonat më problematike të Tiranës.

Sipas Blushi, i vetmi problem ishte gjetja e garazhit të tyre, në një pallat diku në Astir, në mes të një rrugë të pashtruar për të arritur deri tek e cila, duhet të kaloje nja pesë rrugë të tjera po aq të pashtruara dhe me gropa të shëndoshura nga uji.

Postimi i Ben Blushit:

I MBYLLUR NË GARAZH ME RENIS GJOKËN DHE GENT BUSHPEPËN

Për gati dy orë isha i ftuar në podcastin e dy këngëtarëve të mrekullueshëm, dy rokerave me zë të ngjirur,  Renis Gjokës dhe Gent Bushpepës, ku përveçse nuk këndova, bëra çdo gjë tjetër që bëhet në një garazh, pra muhabet çunash që tregojnë historitë e tyre me alkoolin, vajzat dhe cigaren e plot vese të tjera që duhet ti kalosh përpara se të bëhesh burrë.

Unë i kam kaluar të gjitha këto dhe për fat më ka mbetur edhe një ves, letërsia për të cilën fola shumë me Renisin që më kishte lexuar disa libra dhe Gentin që nuk më kishte lexuar ende asgjë por që ishte shumë kurioz.

Rrallë jam ndjerë aq komod në një podcast sepse as Renisi as Genti nuk më pyetën për kë votoj dhe për nuk votoj, apo pse votoj atë që nuk duhet ta votoj.

I vetmi problem që pata ishte të gjeja garazhin e tyre, në një pallat diku në Astir, në mes të një rrugë të pashtruar për të arritur deri tek e cila, duhet të kaloje nja pesë rrugë të tjera po aq të pashtruara dhe me gropa të shëndoshura nga uji.

Nëse do jetoja në këtë zonë nuk do votoja për asnjeri, i thashë Renis Gjokës që më doli përpara për të më orientuar.

Podcastet janë një media e re, një modë e bërë në një odë dhe shpresoj shumë që disa vjet më vonë, të lodhur nga televizionet ku cdo natë thuhet e njëjta gjë, nga të njëjtit njerëz, do kemi një pluralitet podcastesh që janë të lira, të sinqerta dhe të këndshme edhe kur bëhen në një garazh.

Podcastet ku flitet për cdo gjë do jenë clirimi nga diktati i televizioneve tradicionalë sic po ndodh kudo në botë duke nisur nga Amerika ku një podcast i famshëm ndryshoi kursin e zgjedhjeve të fundit gjatë të cilave televizionet provuan që nuk kishin pothuajse asnjë ndikim.

Në televizionet e sotshme për fat të keq dalin vetëm të pasurit që ju tregojnë të varfërve cfarë duhet të bëjnë, si duhet të vishen, si duhet të flasin dhe si duhet të jetojnë duke blerë në dyqanet e tyre.

Kurse në një podcast mund të dali dhe një i varfër që tregon sa e bukur është jeta edhe kur je me duar në xhep.

Prandaj koha që jetojmë është fantastike, sepse kur mendoj se 30 vjet më parë për të bërë një gazetë apo një televizion duheshin gjetur nja dhjetë zyra, shtatë kompjutera,pesë shofera dhe tre roje, nuk arrij ta besoj me cfarë shpejtësie kanë ndryshuar kohët. Më duket sikur ka ndodhur një shekull më parë.

Sot cdo njeri që ka dicka për të thënë, mund të bëjë një podcast me një celular nga kuxhina ku vlon tenxherja e drekës dhe ku lavatricja lëshon një zhurmë aq familjare për shumicën e njerëzve.

Përderisa ka podcast nga garazhi mund të ketë podcast nga kuzhina apo nga bodrumi.

Asnjë brez në historinë e botës nuk ka shijuar më shumë përparimet teknologjike të cilat përveçse na e kanë bërë jetën më të thjeshtë, kanë marrë dhe një funksion tjetër.

Sot teknologjia është kthyer në garant të demokracisë të cilën e mbron më mirë se ushtria, policia dhe partitë.

Një celular që kemi në dorë bën më shumë punë se dhjetë policë dhe një podcast krijon më shumë mendim se një parti.

Uroj të më ndiqni sot në Garazh Lock në kanalin e youtube me të njëjtin emër me Renis Gjokën dhe Gent Bushpepën që meqë ra fjala harrova ti pyes c’dreqin patën që bënë një podcast.

Ndoshta i shtyu zhurma e dashur lavatrices, pra nevoja për të pastruar njollat e errëta të censurës mbi çarçafët e fjalës së lirë.

 

Etiketa: AstirBen Blushipostimreagimrruge

Lajme të lidhura

Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin
Aktualitet

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori
Aktualitet

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25
Para
Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës, nga Qafa e Kasharit deri në hyrje të Vorës

Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës, nga Qafa e Kasharit deri në hyrje të Vorës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25

Katër persona kane mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan Peqin pranë fshatit...

Lexo më shumë
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com