GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Në Bruksel nuk shkoj për targat”, Vuçiç- Kurtit: Kalofsh mirë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Në Bruksel nuk shkoj për targat”, Vuçiç- Kurtit: Kalofsh mirë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ai u shpreh se nuk do të shkonte në Bruksel vetëm për targa, por për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke.

Të martën, Vuçiçi ka përsëritur deklaratën e dhënë një ditë më herët se nëse për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, çështja e statusit të Kosovës është e mbyllur, njëjtë është edhe për të. Duke komentuar deklaratën e Kurtit për “Frankfurter Allgemeine Zeitung” se në Bruksel nuk shkon vetëm për targa, por për marrëveshjen përfundimtare, Vuçiçi ka thënë se “në rregull, ai mund të shkojë në Bruksel kur të dojë, si të dojë, është dëshirë e tij”.

“A ka thënë se për të çështja e statusit ka marrë fund…edhe për mua çështja e statusit ka marrë fund për kohë të gjatë, në pajtim me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të OKB-së”, ka thënë Vuçiçi në Norvegji. “Kaloftë mirë në Bruksel”, ka shtuar ai me ironi, shkruan “Tanjug”.

Kurti në gazetën gjermane ditë më parë u shpreh se në Bruksel shkon për të negociuar për marrëveshjen finale, që sipas tij, duhet të arrihet deri në pranverën e vitit 2023. Kurti dhe Vuçiçi të hënën e shkuar dështuan të arrijnë marrëveshje për çështjen e targave ilegale të lëshuara nga Serbia. Kurti refuzoi pajtimin pasi në të nuk u përfshi çështja që të diskutohej për marrëveshjen finale, që sipas kryeministrit të Kosovës, ishte në ftesën e bërë nga ndërmjetësit. Dy ditë pas dështimit të takimit mes krerëve, kryenegociatorët arritën pajtim.

Etiketa: Albin KurtiAleksandar VuçiçKosove

Lajme të lidhura

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste
Kosovë & Rajon

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste

10:17 - 07/11/26
Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?
Kosovë & Rajon

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

14:58 - 06/11/26
Para
Projekti për Portin e Durrësit, Gjekmarkaj kërkon ndihmën e SPAK

Projekti për Portin e Durrësit, Gjekmarkaj kërkon ndihmën e SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil
Aktualitet

Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

12:58 - 10/11/26

Maksim Et’hemaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Drejtorit Ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil, institucion që e drejtonte prej...

Lexo më shumë
Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar

Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar

12:42 - 10/11/26
Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”

Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”

12:27 - 10/11/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

12:15 - 10/11/26
Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

12:09 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com