GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Në ceremoninë për Markun, Rama justifikohet për Luiza Gegën: Nuk e përdorëm

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Në ceremoninë për Markun, Rama justifikohet për Luiza Gegën: Nuk e përdorëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur kritikave për nderimin e Florian Markut, në një ceremoni pritëse që ka mbajtur në Kryeministri, duke përdorur të njëjtën mënyrë nderimi si me Luiza Gegën që u shpall kampione europe.

Gjithashtu, Rama shfrytëzoi ceremoninë që ti përgjigjej të gjithë atyre të cilët thanë se qeveria kërkon të përfitojë nga suksesi i Gegës, duke thënë se sipas tij kjo nuk ishte e vërtetë.

Marku është nderuar në këtë ceremoni me medaljen “Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike”, ndërkohë që sipas Ramës për Luiza Gegën është dhënë medalja e “Kordonit të madh”, e cila më herët iu është dorëzuar vetëm personaliteteve të larta.

“Përshëndetje edhe faleminderit për praninë, në fakt rastësia e deshi, që në të mblidhemi dy herë në një kohë të shkurtër, për të celebruar suksesin në sport, mes një kampione europe, Luiza Gegës, dhe një kampioni si Floriani që po e ngjit drejt majës flamurin kombëtar. Suksesi i jashtëzakonshëm i Luiza Gegës krijoi një konsensus të çuditshëm gëzimi, të përzierë me një ndarje të pakuptueshme në rastin konkret, shumëkush nuk e la dot gëzimin pa e përzjerë me fjalë pa vend, pa lidhje, sipas të cilave Luiza ishte e braktisur, e syrgjynosur deri në Kenia, për shkak se ka vrapuar vetëm, natyrisht për fajin e qeverisë sipas tyre. Të tjerë u përpoqën të thonë se nderimi që ne i bëmë Luizës ishte një përpjekje që ne të merrnim pjesë në suksesin e saj, nuk është e vërtetë që Luiza ka vrapuar vetëm, edhe pse suksesi padiskutim është vetëm i saj. Po të mos kishim bërë asnjë pritje, po këta njerëz do të thonin që e shpërfillëm, ne do të vrapojmë më shpejt, dhe të mos humbasim kohë me njerëzit negativë. Pak a shumë diçka e ngjashme ndodhi me Florianin, duke rifilluar avazin po njësoj, ndërkohë që ne sot jemi këtu për të celebruar një histori jetësore, të ngjashme të qindramijëra shqiptarëve, që janë marrë prej dore nga prindërit në emigracion, dhe bëjnë sukses. Suksesi i Florianit është një sukses që bën lajm, është një sukses kuqezi, ne nuk jemi këtu për të bërë krahasime, në aspektin ceremonial ne e kemi bërë dallimin, ne e kemi nderuar Luizën me koordonin e madh, më i larti në shkallën e vlerësimeve, që ju takon personaliteteve shumë të larta politike apo shoqërore. Floriani është ambasador shqiptar në Britaninë e Madhe”, tha Rama.

Etiketa: CeremonigegamarkuRama

Lajme të lidhura

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Para

Efekti i Këshillimit Kombëtar, qeveria propozon ndryshime në ligjin për gjyqtarët dhe prokurorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com