GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Në derbi duam fitore”, Abilaliaj tregon pse u largua Zekic

20:26 - 18/10/23
në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
“Në derbi duam fitore”, Abilaliaj tregon pse u largua Zekic
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori sportiv i Partizant, Arbër Abilaliaj, i cili do të mbajë rolin e trajnerit në derbin me Tiranën, foli në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së nesërme.

Nga pyetjet për ndeshjen, deri te largimi i Zekic apo opsionet e trajnerëve, Abilaliaj u përgjigj kështu:

Hera e parë trajner dhe vjen në derbi, si ndihesh?
Ndihem shumë mirë, pak njerëz e besojnë këtë gjë. Përveç se kam ndjesinë e një ndeshje të rëndësishme, jam shumë i qetë, pozitiv duke patur parasysh edhe atë që të jep puna e bërë në klub gjatë gjithë javës. Djemtë janë forca më e madhe e kësaj situate, Është e lehtë të motivosh skuadrën ërpara një ndeshje kaq të rëndësishme. Jam ndjerë komod dhe i qetë, jam munduar të bëjmë më të mirën. Besoj se çdo gjë është pozitive.

Gjendja e ekipit?
Gjatë gjithë ecurisë tonë, ekipi ka patur mungesa. Nuk i kemi përmendur për faktin që kemi grupin e kompletuar. Kemi 22-23 futbollistë që të gjithë mund të luajnë. Nuk më vjen mirë që kemi mungesa herë pas here, të rëndësishme por kjo është pjesë e futbollit. Sezon iështë i gjatë dhe shpresoj të rikuperohen të gjithë.

Kush janë mungesat?
Mba dhe Hadroj, Da Silva, por edhe Sembene që e dimë dëmtimin e tij. Mehmeti është rikuperuar dhe jemi të kënaqur që na është rikthyer ai.

Fitorja në derbi vendos ekipet në vijën e kampionatit pas oshilacioneve?
Është bonus psikologjik, por jo të gjitha problemet zgjidhen me një fitore. Kemi punë për të bërë. Mendoj se nuk është se do t’i zhdukë problemet fitorja.

Çfarë prisni nga ky derbi?
Atmosfera e jashtëzakonshme në futbollin shqiptar, uroj dhe shpresoj që të përligjet interesi e të qëndrojmë përsëri në aspektin e spektaklit që do të ofrohet për tifozët. Shpresoj që Partizani të jetë gati, sic ka qenë në kompeticionet europiane ku ka treguar veten në ndeshjet e rëndësihme. Uroj të jemi ajo skuadra kompakte, agresive që pavarësisht kundërshtarit e kemi dominuar. Shpresoj rezultati të jetë në anën tonë.

I kënaqur me barazimin?
Nuk e themi dot këtë, ne jemi futur kundër skuadrave shumë të rëndësishme për të fituar. Në Shqipëri, duke patur parasysh ekipin që është ndërtuar synohet vetëm një rezultat. Është futboll ndodhin 3 rezultate, por ne punojmë për ta fituar ndeshjen. Sa e arrijmë është tjetër gjë.

Presioni?
Data ishte një gjë për t’i bërë mirë spektaklit. Është ndeshje e rëndësishme dhe është e drejtë të zhvillohet në impiantin më të mirë, të mos kushtëzohen tifozët e shumtë. Kur vendosim për të shtyrë ndeshjen ishte situatë tjetër. Mendoj që është pozitive që do t’i shërbej tifozëve dhe spektaklit.

Interesi i rënë nga formati i ndryshuar, a ndihet kjo edhe te ky derbi?
Do doja të shtoja që mund të jetë krijuar një perceptim i tillë, por puna e të gjithë stafeve dhe e një futbollisti nuk fillon apo mbaron me një buton. Kur futesh dhe përgatit javën nuk e mendon që po angazhohem kaq apo maksimalisht e minimalisht. Përpos diskutimit që është bërë mes tifozëe apo në media, shumë pak mund të ndikojë te futbollistët. Ata kërkojnë të fitojnë edhe një ndeshje miqësore. Derbi do të jetë spektakolar dhe i bukur për t’u parë.

Roli i dyfishte te Partizani?

Duke patur parasyshë edhe përgjegjësitë por dhe rëndësinë në pikën që jemi, jemi munduar që të bëjmë më të mirën. Na është krijuar një situatë që e kemi shitur trajnerin. Po marrim kohën tonë për të vlerësuar alternativat më të mira. Nuk është gjë e lehtë, dëshira është e madhe për të punuar këtu, por do të bëjmë një zgjedhje që të jetë e afërt me mentalitetin që kërkojmë ne.

Orges Shehi?

Çdo trajner i rëndësishëm që ka treguar diçka në futbollin tonë apo jashtë, mund të jetë trajner potencial për klubin tonë. Trajneri duhet të jetë i lirë fillimisht që të diskutohen gjërat. Mesa di unë, Orgesi ka një kontratë me Tiranën. Janë çështje të ndërlikuara por jemi më shumë për alterativa që do na ndihmonin tani.

Miroslav Bojko apo Fatih Tette?

Partizani është dëshirë e shumë trajnerëve. Po marrim kohë duke patur parasysh që janë shumë variacione që duhen vlerësuar. Na përket gjithë drejtuesve të Partizanit. Nuk duam të nxitohemi.

Zemërthyer nga Zekic?
Çështje profesionale që do të thotë se trajneri derisa ishte dha maksimumin. Ishim të kënaqur me të për punën që bëri. Kur e menduam në interes të klubit t’i hapnim rrugë një shitje të trajnerit, menduar të zgjidhnim opsionin e duhur për klubin. Nuk ka vend për ndjeshmëri personale, kur nuk ke një trajner të fokusuar 100% në klub, atëherë më mirë mos ta kesh fare.

Etiketa: abilaliajDerbiPartizani

Lajme të lidhura

FSHF dhe UEFA bëhen bashkë, organizojnë Workshopin Rajonal të Licensimit të Klubeve në Tiranë
Sport

FSHF dhe UEFA bëhen bashkë, organizojnë Workshopin Rajonal të Licensimit të Klubeve në Tiranë

11:12 - 20/02/26
Rey Manaj përfshihet në një aksident rrugor në Turqi, sulmuesi i Kombëtares përfundon në spital
Sport

Rey Manaj përfshihet në një aksident rrugor në Turqi, sulmuesi i Kombëtares përfundon në spital

11:00 - 20/02/26
Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26
Para
Policia përleshet me protestuesit pranë Ambasadës amerikane në Bejrut

Policia përleshet me protestuesit pranë Ambasadës amerikane në Bejrut

Discussion about this post

TË FUNDIT

E rëndë në Tiranë, një person hidhet nga ura e Babrroit dhe ndërron jetë në vend
Aktualitet

E rëndë në Tiranë, një person hidhet nga ura e Babrroit dhe ndërron jetë në vend

12:23 - 20/02/26

Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të premte në kryeqytet. Një djalë dyshohet se është vetëhedhur nga Ura e Babrrroit,...

Lexo më shumë
Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri

Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri

12:18 - 20/02/26
“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës

“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës

11:59 - 20/02/26
U arrestuan në protestën e opozitës së 10 Shkurtit, lirohen 14 protestuesit

Opozita zbret sot në shesh, reagon policia: Nuk e marrim përsipër zhvillimin e tubimit

11:53 - 20/02/26
PD: Kompania “KAYO” ndërton fshehtas fabrikë municionesh, grabiti pronat e banorëve në Kodër Babrru

PD: Kompania “KAYO” ndërton fshehtas fabrikë municionesh, grabiti pronat e banorëve në Kodër Babrru

11:24 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com