GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Në Ditën Botërore të Fëmijëve, FSHF e UNICEF bëhen bashkë për të mbështetur të drejtat e fëmijëve!

16:20 - 20/11/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Në Ditën Botërore të Fëmijëve, FSHF e UNICEF bëhen bashkë për të mbështetur të drejtat e fëmijëve!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Data 20 nëntor njihet në mbarë botën si Dita Botërore e Fëmijëve. Kjo ditë ka një rëndësi të veçantë, pasi fëmijët janë e ardhmja dhe futbolli luan një rol kyç në krijimin e një mjedisi të shëndetshëm, të sigurt dhe gjithëpërfshirës. Për më tepër, futbolli është një mjet i fuqishëm edukativ dhe mbrojtës që ndihmon në zhvillimin e fëmijëve.

Pak ditë më parë FSHF dhe UNICEF nënshkruan një memorandum bashkëpunim për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve përmes futbollit. Ky partneritet është për t’u siguruar që çdo fëmijë është i barabartë me të tjerët për të marrë pjesë në sporte dhe aktivitete që nxjerrin në pah talentin dhe aftësitë e fëmijës.

Alban Skënderaj, Ambasadori i ri i UNICEF për Fëmijët, bëri debutimin e tij në stadiumin “Air Albania” para ndeshjes Shqipëri-Ukrainë me një mesazh të fuqishëm: “Roli im si Ambasadori i Parë Kombëtar i UNICEF është një kujtesë se, ashtu si në fushë, ne synojmë të shënojmë një gol, duhet të punojmë së bashku jashtë fushës dhe të shënojmë një gol për të drejtat e fëmijëve për të siguruar që çdo fëmijë ka të drejtën për një jetë të sigurt, të shëndetshme dhe të lumtur.”

Futbolli i fëmijëve është një nga prioritetet kryesore të Federatës së Futbollit. Në bashkëpunim me UEFA-n, FSHF ka zbatuar disa projekte të rëndësishme në Shqipëri, si: “Uniforma Ime”, “Topi yt”, “100 fushat”, “Step by Step”, “UEFA Playmakers”, projekti “Grow”, si edhe “Elite Youth Development Academy”. Nëpërmjet këtyre projekteve qëllimi kryesor është edukimi dhe trajnimi i fëmijëve jo vetëm në kontekstin sportiv por edhe në atë edukativ dhe personal.

Etiketa: fshfUNICEF

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
Vrasja me thikë e nxënësit 14-vjeçar, identifikohet djali që nxiti dhunë në rrjetet sociale

Vrasja me thikë e nxënësit 14-vjeçar, identifikohet djali që nxiti dhunë në rrjetet sociale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?
Aktualitet

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26

Pasi kishin heshtur për muaj me radhë, katër kanale në Telegram që i shërbejnë të ashtuquajturit grupi “Homeland Justice” u...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 13 Mars 2026

07:47 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com