GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Në Divjakë s’punon aparati i grafisë”, denoncimi i Murrizit: Paguhen militantë pa ardhur asnjë ditë

22:47 - 15/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Në Divjakë s’punon aparati i grafisë”, denoncimi i Murrizit: Paguhen militantë pa ardhur asnjë ditë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili denoncon korrupsionin në qendrën shëndetësore të Divjakës.

Sipas mesazhit të qytetarit, aparati i grafisë në këtë qendër shëndetësore nuk punon dhe pavarësisht këtij fakti paguhen 5 persona pa qenë fare në punë, për shërbime që nuk ekzistojnë.

Në denoncim, theksohet se kryeinfermieri Jorgaq Duka, që prej dy vitesh edhe pse ka një urdhër shkarkimi nga Drejtoria e Shëndetit Fier, ai vazhdon të paguhet si kryeinfermier në këtë qendër shëndetësore.

Më tej, në mesazhin e publikuar nga Murrizi theksohet se punësimi i mjekëve dhe infermierëve në këtë qendër shëndetësore janë bërë nën “kujdesin” e ish-drejtoreshës së shëndetit Lushnje, Laureta Xhafa, që tani është bërë drejtoreshë e spitalit Lushnje.

Postimi:

Një “ kujtesë” për dy Deputetët e Divjakës dhe Ministren e Shëndetësisë Manastirliu:

Përshëndetje Z. Myslim,

Po ju jap një informacion për korrupsionin që bëhet në qendrën shëndetësore të Divjakës.

Qendra Shëndetësore e Bashkisë Divjakë është kthyer në një institucion ku paguhen pa punuar fare militantë të partisë dhe ata që ndajnë pagën me kapot që i mbajnë në listëpagesë.

Prej vitit 2016 kur u “ inagurua” me daulle e saze në prani të liderit suprem, aparati i grafisë nuk ka punuar kurrë dhe qytetarët e kësaj bashkie shkojnë në Lushnje apo Rrogozhinë për një grafi.

Megjithëse grafia nuk punon, aty paguhen 5 persona si punonjës të grafisë me në krye një “grafiste” nga Ballagati.

Prej vitesh, në këtë qendër shëndetësore, si kur ishte shefe Besa dhe tani që është shef Ardjani, paguhet me 650000 lekë në muaj një që ka mbaruar për biologji si mjeke labaratori, pa ardhur asnjë ditë në punë.

Kjo “mjekja” ka labarator privat në Peqin, Lushnje dhe Tiranë me emrin “Harrison Lab” dhe vjen në Divjakë një herë në muaj për të marrë ose për të ndarë rrogën me ata që e mbajnë në listëpagesë.

Mjekja quhet Ilda Kullolli dhe vjen me makinë të kuqe, me targa AA 345 RH, që është në pronësi të kompanisë “Met-Pharma” dhe me një opel të zi, me targa AA 259 MN, që e ka në emër të saj.

Egageja për zemrën nuk punon, por mjek për egagen paguhet.

Listëpagesat e “mjekëve” dhe infermierëve që paguhen pa qenë në punë apo që paguhen për shërbime që nuk ekzistojnë fare në këtë qendër shëndetësore si grafia apo eko e zemrës, por edhe kësaj Ilda Kullollit si “mjeke” laboratori i bën me “kujdes” kryeinfermieri Jorgaq Duka, që prej dy vitesh edhe pse ka një urdhër shkarkimi nga Drejtoria e Shëndetit Fier, prej vitesh ai vazhdon të paguhet si kryeinfermier.

Punësimi i Mjekëve dhe infermierëve në këtë qendër shëndetësore janë bërë nën “kujdesin” e ish-drejtoreshës së shëndetit Lushnje, znj. Laureta Xhafa, që tani është bërë drejtoreshë e spitalit Lushnje.

Po të drejtohem ty Z. Myslim, se deputët Erjoni që bën “opozitë” për shalqirin nuk besoj që publikon gjë të keqe për Divjakën, ndërsa “deputetja” e Lulit dhe e disa Lulave që është edhe vetë mjeke, nuk ka këllqe të flasë, të shkruajë apo të denoncojë asnjë gjë për Divjakën, se është “pajtuar” me pushtetin e Divjakës dhe ka hallin që pas tre vjetësh të bëhet vetë përgjegjëse e kësaj qendre shëndetësore.

I bëj thirrje ministres së shëndetësisë Zj Manastirliu që t’i verifikojë këto abuzime nëse është e “lirë” dhe të mos paguajë miliona lekë nga taksat e Shqiptarëve për njerëz që nuk vijnë në punë apo paguhen për shërbime që nuk ofrohen fare.

 

Lajme të lidhura

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues
Aktualitet

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

11:07 - 13/03/26
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin
Aktualitet

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm
Aktualitet

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26
Para
Incidenti/ Masakra me 11 viktima, Serbia ngushëllon Malin e Zi përmes zyrtarit “non grata”

Incidenti/ Masakra me 11 viktima, Serbia ngushëllon Malin e Zi përmes zyrtarit "non grata"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”
Aktualitet

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26

Një aksident i rëndë është regjistruar në minierën e bakrit në zonën e Spaçit, ku ka mbetur i plagosur një...

Lexo më shumë
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26
Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

11:32 - 13/03/26
PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

11:07 - 13/03/26
Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës, ul dënimet për “grupin e zjarrit” në Lazarat

Shkelje në tenderin mbi 2.2 mld lekë të ARRSH, GJKKO pushon akuzat ndaj 6 ish-zyrtarëve

11:00 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com