GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Në Euro2024 do të kemi një Shqipëri të madhe”, Duka flet për premiot dhe objektivin pas…

në Sport, Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
“Në Euro2024 do të kemi një Shqipëri të madhe”, Duka flet për premiot dhe objektivin pas…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i FSHF, Armand Duka, tha se në Euro2024, që do të luhet në Gjermani, do të kemi një Shqipëri të madhe.

Në një intervistë për News24, Duka u shpreh se kuqezinjtë, pas kualifikimit në Euro2016 dhe pothuajse kualifikimit në Euro2024, do të synojnë pjesëmarrjen në Botërorin e 2026.

“Ëndërr ka qenë edhe kualifikimi në Evropian, e kemi realizuar në vitin 2016 dhe pretendojmë edhe njëherë tjetër në 2024-n, por niveli më i lartë i nivelit sportiv është Botërori dhe pse jo, do ta tentojmë për 2026-n. Por që ta tentojmë duhet të shohim edhe shortin sepse varet edhe nga kundërshtar. Megjithatë, ky është një ekip me kualitet të mirë, me një mentalitet të duhur për të qenë pjesë edhe i një Botërori. Pra, objektivi më i lartë mbetet kualifikimi për Botëror”, tha Duka.

Gjithashtu ai ka folur për premiot e lojtarëve dhe stafit të kombëtares. “Ne që në fillim, çdo edicion, përcaktojmë premio. Brenda këtij vendimi do të jetë edhe për Evropian, edhe për stafin është e kontraktuar premio. Edhe qeveria do të kontribuojë në këtë shumë”, tha Duka.

A mund të jemi një Marok i vogël në Gjermani, nuk po them të imitojnë Greqinë, se ata nuk dinin të shënonin gola kaq të bukur
Duka: Ne do të jemi një Shqipëri e madhe në Gjermani, jo një Marok i vogël.

Flitet për një premio prej 4.5 mln euro për lojtarët dhe stafin, është e vërtetë, po Rama të ka premtuar diçka, se pasaportat diplomatike i morëm një herë…
Duka: Ne që në fillim, çdo edicion, përcaktojmë premio. Brenda këtij vendimi do të jetë edhe për Evropian, edhe për stafin është e kontraktuar premio. Edhe qeveria do të kontribuojë në këtë shumë. Ka pasur një kontribut edhe në fund të vitit të kaluar për kontratën e trajnerit, besoj do të ketë sërish një premio nga qeveria për stafin, nëse do t’i ndajmë kështu.

-Tani me stofin e zëvendës presidentit të UEFA-s besojnë keni një objektiv të ri, një ëndërr të re, se Evropiani është bërë detyrim, cila është ëndrra me e madhe e Dukës?
Duka: Ëndërr ka qenë edhe kualifikimi në Evropian, e kemi realizuar në vitin 2016 dhe pretendojmë edhe njëherë tjetër në 2024-n, por niveli më i lartë i nivelit sportiv është Botërori dhe pse jo, do ta tentojmë për 2026-n. Por që ta tentojmë duhet të shohim edhe shortin sepse varet edhe nga kundërshtar. Megjithatë, ky është një ekip me kualitet të mirë, me një mentalitet të duhur për të qenë pjesë edhe i një Botërori. Pra, objektivi më i lartë mbetet kualifikimi për Botëror.

Një pyetje e fundit, do ta rishikoni skemën, duket sikur nuk po e jep efektin që pritej, të paktën duke iu referuar deklaratave të aktorëve…
Duka: Ne duhet ta shohim deri në fund, pastaj të nxjerrim konkluzionet. Ne kemi kohë që luajmë me një skemë me 10 skuadra, me katër faza vajtje-ardhje. Nuk është se kemi vendosur në një ditë që të bëjmë një mbyllje të kampionatit me një “Final 4” për të patur një spektakël finale për të shpallur skuadrën kampione. Kur kjo skemë vendoset nga fillimi nuk ka pse paragjykohet, sepse të gjithë e dinë se çfarë po luajnë. Kemi eksperienca të tilla me “Final 4” dhe që kanë rezultuar pozitive. Dhe ne kemi bindjen që kjo do të jetë pozitive. Pastaj, nëse do të kërkosh gjilpërën në kashtë, e gjen gjithkund. Çdo skemë ka të mirat dhe të këqijat e veta. Ne mendojmë se kjo skemë ka më shumë të mira se sa të këqija. Do të ketë shumë më shumë emocione në fund, në ndeshjet e “Final 4” dhe nuk i heq asnjë gjë kampionatit. Nuk besoj se kishte ndonjë gjë për të kritikuar në kuptimin sportiv ndeshjen derbi. Pra, vazhdon të bëhet një kampionat i mirë, nuk mund të ketë tolerime sepse del jashtë katërshes, por edhe brenda katërshes ka stimuj të tjerë që nuk të lejojnë të bësh tolerime. Kështu që unë mendoj se është një skemë e mirë, e diskutuar padiskutim, çdo gjë e re diskutohet, por pasi i shijon, mund të bëjnë edhe autokritika, siç ishin shumë ato që ndodhën me Sylvinhon në emërimin në krye të Kombëtares.

Etiketa: dukakombetarekuqeziobjektiva

Lajme të lidhura

Tafa mbledh Kombëtaren U19 për Qipron dhe Armeninë, nuk vjen sulmuesi i Juventusit
Breaking Views

Tafa mbledh Kombëtaren U19 për Qipron dhe Armeninë, nuk vjen sulmuesi i Juventusit

14:00 - 08/11/26
Harry Kane thyen rekord edhe kur nuk shënon, bëhet “mbreti i assisteve”
Breaking Views

Harry Kane thyen rekord edhe kur nuk shënon, bëhet “mbreti i assisteve”

10:20 - 08/11/26
City pëson humbjen e tretë radhazi në Premier League, mundet nga Nottingham
Sport

City pëson humbjen e tretë radhazi në Premier League, mundet nga Nottingham

10:00 - 08/11/26
Para
Lubonja: Ahmetaj sherr me Zoton në 2020, ja pse Rama e lëshoi…

Aksioni opozitar, Lubonja: Duhen akte ekstreme, greva e urisë është...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të mos besojnë skenarin serb”/ Berisha-studentëve: Në Serbi nuk kishte një parti opozitare si PD
Breaking Views

“Të mos besojnë skenarin serb”/ Berisha-studentëve: Në Serbi nuk kishte një parti opozitare si PD

15:30 - 08/11/26

Pyetje: Flitet se studentët janë drejt krijimit të një fronti apo partie, ku pjesë e saj nuk do të jenë...

Lexo më shumë
Rrezikon shëndetin e përdoruesve, KE paralajmëron Tik Tok për gjobë për algoritmin që nxit varësinë

Rrezikon shëndetin e përdoruesve, KE paralajmëron Tik Tok për gjobë për algoritmin që nxit varësinë

15:05 - 08/11/26
Kush është 41-vjeçari i ekstraduar nga Spanja, i përfshirë në pengmarrjen e 21-vjeçares Sajma Qordja në Astir

Kush është 41-vjeçari i ekstraduar nga Spanja, i përfshirë në pengmarrjen e 21-vjeçares Sajma Qordja në Astir

14:45 - 08/11/26
Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari vlonjat, i dënuar me burg për mashtrim

Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari vlonjat, i dënuar me burg për mashtrim

14:30 - 08/11/26
U akuzua nga nxënëset në Selenicë për ngacmim seksual, mbërrin në gjykatë mësuesi i fiskultures

U akuzua nga nxënëset në Selenicë për ngacmim seksual, mbërrin në gjykatë mësuesi i fiskultures

14:14 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com