GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Në Europë japin dorëheqje, në Shqipëri i mbajnë ministra!”, Bardhi shpërthen ndaj Ramës dhe Ballukut

16:30 - 13/11/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama shfaqet me Ballukun, Bardhi: Kryeministri është peng i saj, janë bashkë në afera e korrupsion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, ka reaguar sërish në lidhje me hetimet e SPAK ndaj Belinda Ballukut dhe mbrojtja që po i bëhet kësaj të fundit nga qeveria.

Bardhi thotë se ndërkohë që në Shqipëri qeveria mbron të pandehurit, në vendet e BE-së standardet janë të tjera.

Ai sjell si shembull rastin e ish-kryeministrit portugez António Costa, i cili dha dorëheqjen menjëherë sapo u përfshi në hetim në vitin 2023, pavarësisht se më vonë u shpall i pafajshëm.

“Ky është ndryshimi mes moralit europian dhe korrupsionit qeveritar shqiptar,” shprehet Bardhi.

Reagimi:

Parimi i “prezumimit të pafajësisë” është vlerë europiane, po aq sa respektimi i parimit të “barazisë përpara ligjit”! Cilido që flet për prezumimin e pafajësisë, pa theksuar nevojën që ka Shqipëria për barazinë e të gjithëve para ligjit, bëhet thjesht zëdhënës i korrupsionit qeveritar.

Shqipëria në këto vite të tranzicionit nuk ka vuajtur nga mosrespektimi i parimit të prezumimit të pafajësisë, por nga cenimi permanent i parimit të barazisë përpara ligjit, ku disa kanë patur dhe vazhdojnë të kenë certifikatën e “personave të paprekshëm”. Lufta kundër pandëshkueshmërisë, dhe jo parimi i prezumimit të pafajësisë, ishte objektivi madhor i Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Për këdo që nuk dëshiron të identifikohet si zëdhënës i korrupsionit të Belinda Ballukut, mjafton t’i kujtojmë faktin e thjeshtë se ajo është hetuar nga SPAK, dhe ky i fundit e ka marrë të pandehur, sepse ka provuar përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se në procedurën e prokurimit të Tunelit të Llogarasë, me vlerë 190 milion euro, ishte paracaktuar fituesi dhe ishte shkelur barazia e pjesëmarrësve në tendera publik. Kjo përbën edhe një shkelje të hapur të MSA-së BE-Shqipëri. Bizneset turke të paracaktuara pa garë po zëvendësojnë me shpejtësi investitorët serioz europian, duke shkelur në këtë mënyrë hapur MSA dhe detyrimet që ka Shqipëria në kuadër të procesit të integrimit europian.

Në Portugali, ish-kryeministri António Costa, u përfshi në hetim në nëntor 2023 për një çështje korrupsioni të qeverisë, por jo si i pandehur. Ai u përmend në hetim për çështje lidhur me lejet e projekteve të hidrogjenit dhe minierave të litiumit dhe Prokuroria regjistroi emrin e tij në hetim për ta verifikuar. Costa dha dorëheqje menjëherë, duke thënë: “Nuk mund të lejoj që dyshimi i hedhur mbi mua të njollosë figurën e kryeministrit dhe dinjitetin e shtetit.”. Kjo përbën një diferencë të madhe mes moralit europian dhe korrupsionit qeveritar shqiptar. Më vonë hetimi ndaj tij u mbyll pa gjetje të drejtpërdrejta dhe sot, António Costa është President i Këshillit Evropian, një nga tre postet më të larta në BE.

Ndërkohë në Shqipëri, Edi Rama dhe cilido tjetër që mbron zv.kryeministren e pandehur për korrupsion dhe del si zëdhënësi i Belinda Ballukut, duhet të kujtohet se barazia para ligjit është themeli i një shoqërie europiane dhe demokratike. Belinda Balluku nuk mund të përdorë pushtetin ekzekutiv për të intimiduar dëshmitarë, për të prishur prova, për të korruptuar. Ajo duhet të përballet me drejtësinë pa petkun e pushtetit si numri 2 i Qeverisë shqiptare dhe duke respektuar parimin e barazisë përpara ligjit. Mbajtja e saj në detyrën e Zëvendëskryeministres dhe ministres, është mburojë politike nga drejtësia dhe një formë e qartë presioni politik ndaj prokurorisë.

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
Para
Qeveria gjermane arrin marrëveshje për shërbimin ushtarak, ja çfarë planifikohet

Qeveria gjermane arrin marrëveshje për shërbimin ushtarak, ja çfarë planifikohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com