GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Në Fier, 80 ha tokë ende nën ujë/ Banorët: Nuk na japin dëmshpërblim, asnjë komision s’ka ardhur!

në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Në Fier, 80 ha tokë ende nën ujë/ Banorët: Nuk na japin dëmshpërblim, asnjë komision s’ka ardhur!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pse lumi Vjosë tashmë është tërhequr në shtratin e tij, rreth 80 hektarë tokë bujqësore në fshatin Çerven në bashkinë e Fierit është ende nën ujë.

Banorët shprehen të indinjuar se të gjitha tokat e kultivuara me grurë, jonxhë, lakër, presh, spinaq, por edhe ullinj janë të përmbytura. Ata pohojnë se këto toka i disponojnë me ligjin 7501, edhe pse është tokë lumore, ata paguajnë taksa, por nuk dëmshpërblehen.

Fatmirësisht argjinatura e ndërtuar pas vitit 2017, i mbrojti nga përmbytjet e banesave, por mospastrimi i kanaleve kullues ka bërë tokat buzë lumit jo vetën të jenë nën ujë, por dhe uji të mos tërhiqet. ‘E kemi të pamundur të shkojmë në toka’,- thonë banorët ndërkohë që është kërkuar ndërhyrja e bashkisë me mjete.

“I gjithë fshati është nën ujë. Po shkon 5-6 ditë që lumi nuk ikën. Ne jemi në përgjithësi të dëmtuar, jo vetë unë. Ullinjtë i kemi pa vjelë. Ju jeni të parët që kemi ardhur këtu, nuk ka ardhur njeri tjetër. Ne duam ndihma nga qeveria.”, u shpreh një nga banorët e prekur.

Një tjetër tha për TCH “Deri tani s’ka ardhur njeri. Janë gati 40 ha tokë që nuk kanë kanale kulluese, po bën një javë dhe nuk është larguar uji. Kryesorja është që të kemi kanal kullues.”

Ende asnjë komision nuk ka dalë në terren për të verifikuar dëmet, ndërsa banorët nuk shpresojnë në dëmshpërblime.

Etiketa: permbytja

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Para
“Ndaloje avionin!” Dy pasagjerë shpërthejnë derën e sigurisë dhe vrapojnë në pistë

“Ndaloje avionin!” Dy pasagjerë shpërthejnë derën e sigurisë dhe vrapojnë në pistë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com