GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ne firmosim, ata marrin lekët”, përgjimi i punonjëses që fundosi Jonaid Myzyrin

14:25 - 18/07/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ne firmosim, ata marrin lekët”, përgjimi i punonjëses që fundosi Jonaid Myzyrin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhet përgjimi i punonjëses së Komisionit të Prokurimeve Publike, Lindita Skeja e cila implikon drejtuesin e këtij institucioni, Jonaid Myzyri për aferën e tenderit 2.3 mln euro, të mirëmbajtjes së rrugës 58.7 km, “Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal – Ura e Repsit”. Hetimi nisi pas dyshimeve se Myzyri kishte diktuar veprimet e anëtarëve të tjerë të KPP në rastet e shqyrtimit të ankesave ndaj procedurave të prokurimit.

Disa muaj pasi u pyet si person nën hetim, SPAK mori në 24 qershor zyrtarisht të pandehur Jonaid Myzyrin, duke i komunikuar akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tenderin për mirëmbajtjen e rrugës së lartpërmendur. Siç edhe rezulton nga dosja hetimore, një rol të rëndësishëm në artikulimin e akuzave nga ana e Prokurorisë së Posaçme ndaj Myzyrit ka patur edhe biseda telefonike e përgjuar e punonjëses së KPK, Lindita Skeja e cila implikon titullarin në procedurat abuzive të tenderit. Sipas SPAK, një pjesë e këtyre komunikimeve lidhen me akuzën për të cilën dyshohet personi nën hetim, Jonaid Myzyri, kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike i pezulluar nga detyra dhe me masë detyrim paraqitje nga GJKKO.

Gazetarja Klodiana Lala ka mësuar detaje nga dosja hetimore, ku në një bisedë të përgjuar, punonjësja Skeja i ankohet bashkëbiseduesit në telefon se kishte firmosur siç i ishte kërkuar nga Myzyri, ndërsa tani asaj i duhej të paraqitej për t’u marrë në pyetje. Në një moment të bisedës ajo thotë gjithashtu se “punonjësit firmosin letrat, ndërsa lekët i marrin të tjerët”. “Vajta i shërbeva si qeni. I shërbeva me sy mbyll… e du edhe pikë. E du kshtu…firmos ne, të gjith si delet. Ime veme ku të n’a thërrasin. Rresht. Firmën ne e lekët ata”, shprehet gjatë bisedës telefonike punonjësja e KPK, Lindita Skeja.

Përgjimi i SPAK

Speaker A (Lindita): Ai na majti kshu… që krijum besim që ne jemi miqtë e atij…ene rrimë të qetë. N’a ofroi mori informacione. Unë vajta dhe i shërbeva si qeni.

Speaker B: Hej zot!

Speaker A (Lindita): Vajta i shërbeva si qeni. I shërbeva me sy mbyll… e du edhe pikë. E du kshtu…firmos ne, të gjith si delet. Ime veme ku të n’a thërrasin. Rresht. Firmën ne e lekët ata.

Speaker B: A mos i hongert o Zot.

Speaker A (Lindita): Bojna se e dini ju se ç’ju boj unë, bojna… Më pas

Speaker A (Lindita): Amin…ata hop mrap ere… hop mrapa… hop mrapa me e çoi mu në KPP… më çoi mu në KPP, përballem atje me lloj lloj pislliku…

Speaker B: Pi hiç ere un sve po ene tha Dashi motrës tha mos shko…

***

Në dosjen hetimore, Prokuroria e Posaçme thekson se “nga rezultati i përgjimeve ngrihen dyshime të arsyeshme që në vendimmarrjen e KPP për shqyrtimin e ankesës me objekt: “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga Rrëshen (Ura e Fanit) – Shpal, Shpal-Q.Bene – Hadroj, Shpal – Ura e Repsit”, me fond limit 219.866.693 lekë pa TVSH si dhe në vendimmarrje të tjera, ekzistojnë elementë të veprimeve të kundraligjshme që mund të kenë ndikuar në këto vendime”.

Në kërkesën drejtuar GJKKO-së për masën ndaj Myzyrit, prokurori i SPAK, Elvin Gogaj ka argumentuar se “masa e sigurimit duhet të caktohet pasi ekziston rreziku i cenimit të provave, ai i ikjes, si dhe ai i kryerjes së veprave të jera penale nga personi nën hetim Jonaid Myzyri”. “Ka dyshime të arsyeshme që ai mund të vërë në rrezik marrjen e provës apo vërtetësinë e saj, duke ndërhyrë tek personat që kanë dijeni për kryerjen e veprës penale dhe që nukj janë pyetur deri në këto momente, megjithëse veprimet po kryhen në dinamikë nga ana e Prokurorisë së Posaçme”.

Gjithashtu, SPAK është duke hetuar procedurat e tenderëve përgjatë viteve 2020-2023 pasi ka dyshime të forta se janë zhvilluar pa garë, pasi në shumë raste rezulton pjesëmarrëse vetëm një kompani, e në raste të tjera, shoqëritë janë skualifikuar në mënyrë të padrejtë.

Jonaid Myzyri u emërua në krye të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) në vitin 2020, për një mandat 5-vjeçar, me propozim të Këshillit të Ministrave dhe votim në Parlament.

(BW)

Etiketa: Jonaid MyzyriKryesore1Lindita SkejapergjimeSpak

Lajme të lidhura

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak
Aktualitet

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas
Aktualitet

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)
Aktualitet

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26
Para
Salmon i infektuar nga Serbia në supermarketet shqiptare, AKU hesht

Salmon i infektuar nga Serbia në supermarketet shqiptare, AKU hesht

Discussion about this post

TË FUNDIT

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

Në Stamboll, jehona e formës fantastike që po kalon Muçi është shumë e madhe, me sulmuesin kuqezi që është kthyer...

Lexo më shumë
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26
Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

Berisha: E garantoj Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do sjellin goditje asgjësuese për selitë e PS

12:37 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com