Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë këtë të hënë, ku një persona ka goditur punonjësit e Policisë.
Bëhet me dije se autori është një 27-vjeçar, i cili në gjendje të dehur, ka goditur efektivët e policisë dhe i ka kanosur ata me një thikë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Gjuzi” në Tiranë.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Gjuzi”, duke qenë në gjendje të dehur, ka goditur punonjësit e Policisë dhe i ka kanosur ata me një mjet të mprehtë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post