GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Në Greqi kam mbledhur domate. Me babain nuk flisnin”, rrëfimi pa doreza i Stefi Priftit

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Artistët që mbështetën Veliajn, Prifti: U janë premtuar koncerte të mëdha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Stefi Prifti, këngëtari i njohur shqiptar, veçanërisht në zhanrin e serenatave, ka rrëfyer për “S’e luan Topi” detaje nga fëmijëria e tij, vështirësitë, divorcin e prindërve, emigracionin dhe raportet me babain.

Stefi Prifti ka rrëfyer se prindërit e tij janë divorcuar kur ai ishte 4 vjeç dhe së bashku me vëllain dhe motrën qëndruan me nënën.

“Prindërit u ndanë kur unë isha 4 vjeç, motra 2 dhe Endri ishte në pelena. Nëna jonë vuajti në ato vite, ishte heroinë më tre fëmijë vetëm, por kemi pasur mbështetjen e familjarëve. Sa i përket lidhje së saj më babain tim nuk kam njohuri, sepse mamaja u largua shpejt nga jeta. Nëse do jetonte do e gjeja kurajën ta pyesja dhe të dija më shumë. Si është njohur me babain, si janë takuar, çdo gjë.

Nuk kemi pasur kontakt. Ne qëndruam në krah të nënës. Edhe sot, gjithë e drejta ishte në krah të nënës”, u shpreh ai.

Në vijim ai ka treguar edhe një detaj, se udhëtonte në të njëjtin autobus me babain e tij, por nuk flisnin.

“E kam takuar. Në një kohë bëja një stazh dhe më qëllonte që udhëtoja çdo ditë në autobus me babin tim, por nuk flisnim. Një ditë kemi qenë ulur përball dhe nuk folëm. Më kërkoi që të takoheshim, por s’pranova, nuk e kisha falur. Prindi është më i dashur dhe më i pjekur për të marr vendime për fëmijët e vet, kjo është ajo që kam të vështirë t’ja fal”, rrëfeu Stefi Prifti.

Ai tha se kur emigroi në Greqi,  është detyruar të bëjë punë të vështira për të mbijetuar, sikurse ishte mbledhja e domateve.

Vijmë pak te periudha e emigracionit, si ishte ajo periudhë për ju?

Stefi: Emigracioni, momenti i parë ishte edhe i çuditshëm dhe i vështirë. Ndonjëherë duhet edhe një fije fati dhe Endrin e kishim përciellë pak muaj më parë. Endri kishte 6 muaj, ose më mirë të themi 5 sepse 1 muaj ndenji te kushërirat e mamasë si turist dhe e mbajtën ato në pëllëmbë të dorës. Më pas ne iu lutëm atyre që t’i gjenin një punë sepse bëhej fjalë për në 1991-shin. Dhe Endri kishte 5 muaj që punonte punë të ndryshme, punë krahu, çfarë t’i dilte para për të jetuar.

Në momentin që shkova unë, edhe unë po ti bësh bashkë të gjitha punët e mija, punova dy javë. Mund t’ju bëjë për të qeshur, por unë kam mbledhur domate dy herë dhe atë mbaj mend si punën fizike më të vështirë që kam bërë si burrë në Greqi. Ishte një punë që nuk e bënin burrat por gratë.

 

Etiketa: jetarrefimistefi prifti

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26
Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Para
Zvicër-Kosovë ndahen në barazim, zviceranët festojnë kualifikimin

Zvicër-Kosovë ndahen në barazim, zviceranët festojnë kualifikimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin
Aktualitet

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

14:35 - 10/11/26

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka konstatuar shkelje të Konventës Europiane në çështjen e Fredi Belerit,...

Lexo më shumë
Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

14:21 - 10/11/26
Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26
Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com