GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Ne jemi një”, Silvinjo: Sot jemi në festë, por duhet të shohim para

07:33 - 11/09/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ne jemi një”, Silvinjo: Sot jemi në festë, por duhet të shohim para
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar me rezultatin 2-0 ndeshjen kundër Polonisë, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, me dy gola të mrekullueshëm të Jasir Asanit në pjesën e parë dhe Mirlind Dakut në pjesën e dytë, duke i renditur kuqezinjtë në vendin e parë të grupit E me 10 pikë.

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, deklaroi sot se është shumë i lumtur për këtë arritje të shkëlqyer të kuqezinjve.

“Para se të nis për ndeshjen, dua t’u bëj komplimente të gjithë tifozëve që kishim këtu në stadium. Kanë bërë një ambient të jashtëzakonshëm, na kanë ndihmuar shumë të gjithë neve, kjo është një fitore e të gjithë popullit shqiptar.

Ishte e rëndësishme të mos humbnim se ishte një nga skuadrat që luftonte deri në fund. Edhe Moldavia do të luftojë deri në fund. Është e vërtetë që e kemi punuar ndeshjen për të fituar, e dimë se ku janë të fortë, kanë histori e lojtarë të fortë. Dhe mendoj se e kemi merituar fitoren.

Ne ishim të vendosur mirë, por mungonte një pasim i fundit para. Por pas pësimit të golit të anuluar bëmë një ndeshje të mirë taktike, me shpirt e shumë zemër, atë që e kemi thënë që në ditën e parë që nuk duhet të na mungojë kurrë.

Hysaj e Mitaj nuk mundeshin të dilnin para, por varet nga kundërshtari. Kjo është një ndeshse që për të thënë disa emra ka Levan, Zielinskin, janë të fortë dhe po të zënë me 3 mbrapa të vrasin. Ishte strategji loje, padyshim.

Nëse e zgjidh ndeshjen ke 90 minuta. Nuk ishte një moment i mirë për ne në fillim. Por ndryshon ndedhja në gjysmë. Është e vërtetë që na bënë presing, ishin nën trysni se ishte një ndeshje e vështirë. Pastaj kush humbte sot i komplikohej pak situata. Edhe unë e mendoj që na bënë presing, por nuk ishin të qartë që hynin në zonë. Ishte lojë pozicionesh e mbajtje topi, jo brenda zonës, ndaj rrezikonim pak në këtë aspekt.

Sa i përket organizimit, punojmë por është pastaj edhe cilësia e lojtarëve që është e jashtëzakonshme. Është e vërtetë që kemi lojtarë të shpejtë, të fortë, që shënojnë. Uzuni, Seferi, Bajrami, Muçi e shumë të tjerë, kemi shumë lojtarë që bëjnë kundërsulm shumë të shpejtë dhe janë të aftë të shënojnë.

Pas 25 vitesh, 30 vitesh në futboll, e kuptoj që është çështje menaxhimi dhe kushdo që hyn bën mirë. Kush del duhet të dalë i lumtur. Ne me të gjithë po bëjmë një menaxhim që rrit nivelin e lojtarëve, topi hyn në këto momente se ne jemi të gjithë një.

Broja është një lojtar shumë i madh dhe urojmë që të kthehet shpejt, është në limit tani. Të shohim se ky dëmtim është i vështirë, ne do ta shohim se ai duhet të nisë të luajë me Çelsin. Nëse ka nevojë do të shkojmë ta shohim ,por mbi të gjitha është shëndeti. Nëse ai do të jetë në kondicion, do ta shohim, nuk është probleme, por t’i marrim gjërat me ngadalë.

Unë mendoj se menaxhimi i ekipit është e vërteta. U kam thënë që sot është një ditë për festë për të gjithë Shqipërinë. Janë një skuadër e fortë, kanë një histori të jashtëzakonshme dhe ne e merituam të fitonim në fushë. Por pjesa e fundit, i thashë që është e vërtetë që nuk ka mbaruar, është një grup që në fillim që kam thënë që është i vështirë. Nuk është e lehtë, kemi tre finale dhe duhet të shkojmë para dhe çdo ndeshje është një finale deri tani”, tha Silvinjo pas sfidës.

Etiketa: Kryesore1Silvinjo

Lajme të lidhura

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Para
Duka: Zemra mal për këta djem që na bënë të qajmë dhe ëndërrojmë

Duka: Zemra mal për këta djem që na bënë të qajmë dhe ëndërrojmë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje
Aktualitet

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

09:09 - 15/03/26

Policia e Lezhë ka reaguar në një njoftim zyrtar pasi makinës së agjentet të krimeve iu vu tritol. Uniformat blu...

Lexo më shumë
Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26
Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com