GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Ne kemi elita, por vetëm elita policore që i mbrojnë elitat e hajdutëve!

në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Duhet të na shqetësojnë provokimet serbe po aq sa mos shqetësimi i Piktorit ndaj armatosjes së Serbisë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Kim Mehmeti

Në të gjitha lagjet e vendbanimeve të ‘Shqipërive tona, ka nga dy-tre doktorë shkencash dhe me qindra që kanë diploma fakulteti. Por megjithatë, nëpër ato lagje nuk ka thuajse asnjë që do ishte shëmbëlltyrë e njeriut, që popullit dhe vendit të vet ia dhuron më të bukurën e më të vlefshmen që ka, duke mos kërkuar asgjë si kundërvlerë.

Ne pra kemi doktorë shkencash më shumë se tifozë të futbollit, por megjithatë, mbetëm pa elita që do i prijnë këtij populli, elita që nuk do lejojnë që një politikan injorant ta përcaktojë fatin e artistit, të vendosë se kush do jetë rektor i universitetit dhe kryetar i akademisë së shkencave.

Dhe sa më shumë që shtohet numri i të shkolluarve të paditur dhe i doktorëve të shkencave që kurrë nuk janë ulur të mësojnë, aq më shumë qartësohet e vërteta se ne thuajse tërësisht e realizuam projektin antishqiptarë që thotë: shqiptarëve jepu diploma, por mos u jep dije.

Nëpër vendbanimet e ‘Shqipërive’ tona u shtua numri i të diplomuarit të paditur dhe i politikanëve hajdutë e injorantë, por u zhdukën ata që e posedonin mjeshtërinë që edhe sofrën e varfërisë ta begatojnë me yjet e shpresës, me yjet e besimit se do i jetësojmë ëndrrat e paraardhësve tanë, ëndrrat për një shqiptari, e cila në mos më shumë, do jetë më e kujdesshme ndaj vetvetes.

‘Shqipëritë’ tona u bënë vende ku nuk shtohet vetëm numri i plaçkitësve të popullit, por edhe i atyre që besojnë se mund ta vjedhësh edhe diturinë. Me çka vendbanimet tona u bënë të pabanueshme për ata që e dinë si mund t’i vjelësh yjet e shpresës, si mundet ato t’i shtrëngosh në grushte, e që pastaj, t’ua shpërndash të rinjve, atyre që ato yje do mund t’i ngjitin lartë e më lartë në qiellin e shqiptarisë.

Vendbanimet e “Shqipërive” tona janë përplot me vlera të rrejshme, por thuajse pa asnjë nga ata si të cilët është e pamundur të bëhesh, por rrugën e të cilëve ia vlen ta ndjekësh. Me çka edhe u bëmë shoqëri që kanë elita, por vetëm elita policore, të cilat në masë të madhe u shërbejnë dhe i mbrojnë ata që i kontrollojnë ‘Shqipëritë’ tona: elitat e hajdutëve dhe të kriminelëve tanë.

 

 

Etiketa: ElitaHajdutëtKim Mehmetimbrojnepolicore

Lajme të lidhura

Tani është rradha e shqiptarëve, momenti i duhur të zhdukim Diktatorët
OP-ED

Besoni, luftoni, mos u dëshpëroni… të tregojmë një herë se jemi të zotët e vetes!

09:22 - 14/11/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Si mundet mëmëdheu t’i durojë këta drejtues që duken si përfaqësues shqiptarë të ‘Botës Serbe’

09:26 - 13/11/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Piktorit i ka mbaruar koha! Shqipëria nuk shitet më, sepse u rritën mbrojtësit e saj

09:21 - 11/11/26
Para
Turistët në Vlorë kritika për ndotjen: Këtu është shumë pis…

Turistët në Vlorë kritika për ndotjen: Këtu është shumë pis...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:01 - 15/11/26

Qytetarë dhe studentë janë rikthyer këtë të diel në protestë përpara godinës së Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 169-të të...

Lexo më shumë
Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me Bjellorusinë, edhe 45 minuta për arritjen e objektivit

Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me Bjellorusinë, edhe 45 minuta për arritjen e objektivit

18:57 - 15/11/26
Zhbllokohet sfida në Budapest, Manaj kalon në avantazh kuqezinjtë ndaj Bjellorusisë

Zhbllokohet sfida në Budapest, Manaj kalon në avantazh kuqezinjtë ndaj Bjellorusisë

18:39 - 15/11/26
Vrasja e Artjol Ramajt në Spanjë/ Konflikti për 5 euro i mori jetën shqiptarit, Prokuroria kërkon 22 vite burg për autorin

Vrasja e Artjol Ramajt në Spanjë/ Konflikti për 5 euro i mori jetën shqiptarit, Prokuroria kërkon 22 vite burg për autorin

18:03 - 15/11/26
“Rama përballet me presion në rritje”/ Der Standard: Kryeministri shqiptar duket gjithnjë e më nervoz, ka trazira…

“Rama përballet me presion në rritje”/ Der Standard: Kryeministri shqiptar duket gjithnjë e më nervoz, ka trazira…

17:42 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com