Një person i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar në Grmash. Policia e shtetit konfirmoi këtë të shtunë se në pranga u vu Oltjon Shtylla, 39 vjeç, i dënuar me mbi 4 vjet burgim, në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.
“Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe i koordinimit të punës, me homologët italianë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale (Fast Albania), në kuadër të operacionit ‘Operacionalja 26’, lokalizuan në Gramsh dhe arrestuan provizorisht, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Oltjon Shtylla, 39 vjeç. Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit e Firences, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi, në Itali”, njoftoi policia.
Discussion about this post