Bahtjar Bajraktari, i njohur ndryshe me emrin artistik Dj Crax, është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës së bashku me reperin Noizy, për sherrin e ndodhur disa netë më parë në Pejë. Kliko këtu
Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, ai fillimisht i kërkon ndjesë familjarëve, miqve dhe dashamirësve të tij për rastin e fundit.
Më tej ai shton se nuk është një kriminel për t’u shpallur në kërkim nga policia dhe sipas tij kjo është një padrejtësi që po i bëhet atij dhe mikut të tij, Noizy-t.
“Uroj që organet e drejtësisë të bëjnë gjënë e duhur dhe nuk dyshoj që çdo gjë do bjerë në vendin e vet.
Ne nuk kemi lënë vend për dhunë as sot, as dje dhe as nesër, puna jonë ka qenë dhe do të jetë e pastër duke mos ngacmuar asnjë dhe mbi të gjitha duke ju shmangur problemeve gjithë kohës.”-shton ndër të tjera Crax.
gijotina.com/
Discussion about this post