GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”, arrestohet në Dubai i akuzuari për trafik droge (Emri)

09:58 - 26/01/26
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
83 të arrestuar nga Interpol, mes tyre trafikantë droge nga Shqipëria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është arrestuar në Dubai, Bujar Sefa i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit “Rraja”.

Bujar Sefa alias Xaka nga Kruja u shpall në kërkim nga SPAK më 15 dhjetor 2025 si pjesë e një grupi që kishte trafikuar marijuanë dhe kokainë drejt vendeve të BE.

Nga dosja hetimore e SPAK rezulton se Sefa, i njohur me nofkën Xaka, ka pasur rol drejtues në grupin kriminal që merrej me kultivimin e kanabisit. Përgjimet e realizuara gjatë hetimeve tregojnë se ai kujdesej për organizimin e punës dhe menaxhimin e punëtorëve të angazhuar në parcelat e mbjella me kanabis.

Departamenti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme në Policinë e Shtetit ka nisur kontaktet me autoritetet në Dubai për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Njoftimi i policisë: 

Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, kapet 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar. Akuzohet si drejtuesi i një grupi kriminal që ka kultivuar bimë narkotike, në Krujë, kapet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 39-vjeçari. Si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të Policisë së Shtetit me homologët, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, u bë e mundur kapja në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit: B. S. alias B. X., 39 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 23.05.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi B. S. alias B. X. akuzohet se ka qenë drejtuesi i një grupi kriminal, i cili në vitin 2020 ka kultivuar bimëve narkotike në fshatrat e njësisë administrative Cudhi, Krujë. Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dhabi po bashkëpunojnë për të kryer procedurat e ekstradimit të këtij shtetasi, në Shqipëri.

Etiketa: ArrestimdrogeDubai

Lajme të lidhura

I arrestuari humbi jetën në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: Nuk u zbatua rekomandimi i mjekëve
Aktualitet

I arrestuari humbi jetën në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: Nuk u zbatua rekomandimi i mjekëve

18:10 - 30/03/26
Hyri në teqe për të ndezur qiri, makina i përfshihet nga flakët në Kolonjë
Aktualitet

Hyri në teqe për të ndezur qiri, makina i përfshihet nga flakët në Kolonjë

15:32 - 30/03/26
Çmimi i ulët i luleshtrydheve/ Fermerët e Fierit dalin në protestë: Asnjë ndihmë nga shteti, po falimentojmë
Aktualitet

Çmimi i ulët i luleshtrydheve/ Fermerët e Fierit dalin në protestë: Asnjë ndihmë nga shteti, po falimentojmë

15:24 - 30/03/26
Para
Blushi: Vdekje a liri, kjo është e vetmja rrugë për shpëtimin e Shqipërisë

Berisha: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve dhe tmerroi shpirtin katran të Ramaduros

Discussion about this post

TË FUNDIT

Debat në Kuvend për drejtorin e Policisë, PD: Hita, zar i Ballukut! Ministri: E monitoruan partnerët…
Breaking Views

Debat në Kuvend për drejtorin e Policisë, PD: Hita, zar i Ballukut! Ministri: E monitoruan partnerët…

20:42 - 30/03/26

Emërimi i Skënder Hitës si drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit ka nxitur debate në seancën e Kuvendit. Partia...

Lexo më shumë
Balluku me “popullin” në Fier/ Pasi e shpëtoi nga arrestimi, Rama e dërgon deputeten në bazë

Balluku me “popullin” në Fier/ Pasi e shpëtoi nga arrestimi, Rama e dërgon deputeten në bazë

20:21 - 30/03/26
“Me 17 prill dita e kryengritjes së madhe paqësore”, Berisha: Goditeni Ramën me vezë, domate…

“Me 17 prill dita e kryengritjes së madhe paqësore”, Berisha: Goditeni Ramën me vezë, domate…

19:24 - 30/03/26
Sylvinho bën më në fund ndryshime në ekip: Do të shohim disa lojtarë të rinj…

Sylvinho bën më në fund ndryshime në ekip: Do të shohim disa lojtarë të rinj…

19:10 - 30/03/26
I arrestuari humbi jetën në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: Nuk u zbatua rekomandimi i mjekëve

I arrestuari humbi jetën në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: Nuk u zbatua rekomandimi i mjekëve

18:10 - 30/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com