GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Në kërkim për abuzim me vajzën 11 vjeçe, arrestohet i kërkuari – Emri

10:51 - 30/09/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
E rëndë/ 13-vjeçarja ngacmohet nga mësuesi në shkollë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një person i shpallur në kërkim për akuzim me një të mitur, është vënë në pranga.

I arrestuari është Elton Sina, 33 vjeç, banues në Çermë, Lushnjë. Ai u ndalua në pikën kufitare hyrëse në Rinas.

Në vitin 2023, ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

“Në muajin gusht 2023, dyshohet se shtetasi E. S. ka abuzuar seksualisht me një shtetase të mitur, rast i cili është transmetuar në emisionin ‘Piranjat’, më datë 13 shtator 2024”, njoftoi policia.

Elton Sina

 Raportimi nga emisioni “Piranjat” më 13 Shtator – 11 vjeçarja abuzohet seksualisht nga i afërmi i saj, institucionet vonojnë procedurat

Emisioni “Piranjat” trajtuan çështjen e një vajze vetëm 12 vjeçe, e cila një vit më parë, kohë kur ishte vetëm 11 vjeçe u abuzua seksualisht nga bashkëshorti i kushurirës së saj, baba i një fëmije.

E mitura tregon se në muajin Gusht të vitit 2023, gjatë pushimeve verore  kishte shkuar tek halla e saj në fshatin Golem të qytetit të Kavajës për të qëndruar disa ditë me fëmijët e vegjël të familjes dhe me kushurirat e sajë, konkretisht bashkëshorten e 33 vjeçarit Elton Sina.

Kohë më parë 33 vjeçari kishte komunikuar me vajzën në instagramin e saj, teksa i dregonte të miturës simpatinë që ai kishte për të, të akumuluar prej vitesh, duke i thënë  konkretisht që kur  ishte e vogël ai e mbante në prehër dhe shfrynte epshet e tij, e ndërkohë të afërmit mendonin se Eltoni kujdesej shumë për të voglën.

E mitura tregon për Piranjat se abuzimi ka ndodhur në një moment kur ajo ka qenë vetëm në dhomën e gjumit, teksa kujdesej për të vegjlit e familjes.

Në fakt e gjithë situata kishte ardhur gradualisht pasi për tre ditë qëndrimi 33 vjeçari e kishte ngacmuar disa herë, madje dhe në prezencë të familjarëve të tjerë teksa e mitura flinte. Familjarët e vajzës së mitur tregojnë që sapo janë vënë në dijeni të situatës babai ka marrë më telefon dhëndrin e familjes,  33 vjeçarin abuzues. Si kundërpërgjigje abuzuesi i dërgon një sms teksa i kërkon falje për të gjitha gjestet që kishte kryer, duke pranuar në një farë mënyre gjithka kishte kryer me vajzën e mitur.

Babai i të miturëa tregon që i është drejtuar menjëherë policisë italiane për të bërë një kallëzim, por si përgjigje i është thënë se kallëzimi duhet të kryhet edhe në Shqipëri pasi ngjarja ka ndodhur atje.

Familjarët e të miturës, kthehen në Shqipëri dhe i drejtohen komisariatit të Kavajës ku kryejnë kallëzimin, OPGJ i komisariatit pasi ka marrë kallëzimin ka thënë se për ekspertizën mjekoligjore të vajzës dhe procedura të tjera do telefonoheshin shumë shpejt nga vetë ai për ta sjellë vajzën në Shqipëri.

Por nga muji Tetor i vitit 2023 familja e të miturës nuk kanë marrë asnjë fletëthirrje dhe për më tepër asnjë telefonatë.

Në kohën kur procedurat gjyqësore kishin nisur në Itali, familjes i mbërrinë një vendim nga gjykata e qytetit Bolognia që çështja është mbyllur për arsye se ngjarja ka ndodhur në Shqipëri, pavarësisht që e mitura dhe abuzuesi janë të dy persona me nënshtetësi Italiane.

Po policia e Kavajës?

Nëna e të miturës, babai, dhe motra e të miturës tregojnë që nuk kanë marrë asnjë reagim dhe asnjë përgjigje nga drejtësia Shqiptare pavarësisht që i është vënë në dispozicion çdo foto e bisedës mes 33 vjeçarit dhe të miturës, teksa ai i shkruante se do shkonte ta takon dhe në momentin e takimin vajza duhej të vishte të brendshmet që i pëlqenin atij.

Etiketa: abuzim me te miturne kerkimpolicia e KavajesRinas

Lajme të lidhura

Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital
Aktualitet

U iku karabinierëve dhe i theu nofullën njërit prej tyre, përfundon arratia e shqiptarit në Itali

07:58 - 19/03/26
Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj
Aktualitet

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit
Aktualitet

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26
Para
Java e 7 e Superiores, zgjidhet formacioni më i mirë

Java e 7 e Superiores, zgjidhet formacioni më i mirë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital
Aktualitet

U iku karabinierëve dhe i theu nofullën njërit prej tyre, përfundon arratia e shqiptarit në Itali

07:58 - 19/03/26

Një 37-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga në Itali, disa muaj pasi u arratis pas një tentative grabitjeje që degjeneroi...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Mars 2026

07:43 - 19/03/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 19 Mars 2026

07:36 - 19/03/26
Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja

23:12 - 18/03/26
Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

22:56 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com