GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Në kërkim për tentativë vrasjeje, kapet 30-vjeçari me armë në makinë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Në kërkim për tentativë vrasjeje, kapet 30-vjeçari me armë në makinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I shpallur në kërkim për vrasje me dashje mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, si dhe qarkullonte me armë zjarri, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Shpallet në kërkim një shtetas tjetër, për përkrahje të autorit të krimit e moskallëzim krimi, i cili nuk iu bind urdhrave të Policisë gjatë ndërhyrjes, për të ndaluar.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe ato që qarkullojnë me armë zjarri, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për një shtetas në kërkim që qarkullonte i armatosur, me një automjet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit Arian Armani alias Eljfat Saljiu, 30 vjeç, banues në Shkodër. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi E. L., 27 vjeç, banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Fushë Krujë – Vorë, i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit të dyshuar me drejtues shtetasin E. L., dhe pasagjer shtetasin Arian Armani alias Eljfat Saljiu, por drejtuesi i tij nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen në drejtim të Vorës. Gjatë ndjekjes, nga automjeti ka zbritur shtetasi Arian Armani alias Eljfat Saljiu, ndërsa drejtuesi i automjetit së bashku me automjetin janë larguar.

Shtetasi Arian Armani alias Eljfat Saljiu, ka tentuar të largohet dhe të fshihet në ambientet e një hoteli në Vorë, dhe falë veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, është bërë kapja e tij në ambientet e hotelit. Gjatë kontrollit në ambientin e hotelit ku ky shtetas ka tentuar të fshihej, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 30-vjeçari i arrestuar, ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Shkodër, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”.

Vijon puna për kapjen e shtetasit E. L.

Etiketa: Kryesore1Sekuestrohet pistoletë dhe municion luftarakvihet në pranga 30-vjeçari

Lajme të lidhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura
Aktualitet

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon
Aktualitet

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Para
Bashkohen demokratët, Bardhi: Të dalim me axhendë të përbashkët

Bashkohen demokratët, Bardhi: Të dalim me axhendë të përbashkët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate
Sport

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26

Shqipëria luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Në orën 18:00, kuqezinjtë...

Lexo më shumë
Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com