GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Në kërkim të “spiunit”, SPAK kontroll në banesën e gazetarit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Në kërkim të “spiunit”, SPAK kontroll në banesën e gazetarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Elton Qyno ka qëndruar më shumë se 9 orë në mjediset e SPAK, ndërsa nga raportimet mësohet se prokuropri Behar Dibra dhe agjentë të BKH-së, i ka kërkuar të tregojë burimin, lidhur me publikimin e dokumenteve që janë në dosjet që janë në duart e këtij institucioni.

Gazetari, sipas raportimeve, i ka qëndruar parimit se “burimi nuk tregohet”, çka duket ka sjellë edhe mbajtjen e tij për orë të tëra në mjediset e Prokurorisë Speciale.

Në mbrëmje, gazetari është shoqëruar nga agjentët e BKH-së, në banesën e tij, ku në prani të familjarëve të tjerë, përfshi edhe fëmijë të mitur, i është ushtruar kontroll. Gjithashtu raportohet se kontroll do të ushtrohet edhe në televizionin ku punon gazetari Qyno.

I gjithë “operacioni” i SPAK synon zbulimin e “spiunit” që furnizon me dokumente gazetarin, ndërsa kjo situatë ka shkaktuar reagime të kolegëve gazetarë.

“SPAK ka shoqëruar prej afro 10 orësh gazetarin Elton Qyno.

Kërkojnë të dinë përse ka publikuar pjesë të dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani, pasi më herët kishin kërkuar me shkrim çuditërisht mospublikim. Kanë ushtruar edhe kontroll banese.

Një i paidentifikuar shoqërohet 8 orë gazetarit ia dyfishojnë kohën dhe nuk ka konsumuar asnjë vepër penale.

Kjo është në shumë se tepër. Drejtuesi z Dumani duhet të dijë se kjo është tepër dhe jo punë drejtësie..

Interesi publik dhe ai hetimor shpesh nuk janë e njëjta gjë..

Shoqatat e gazetarëve ndjesë paçin…”, shkruan gazetari Basir Çollaku.

Ndërsa në një tjetër reagim, gazetari Flamur Vezaj shkruan “Turp!

Prokurori Behar Dibra prej ores 11:00 am mban te “arrestuar” kolegun tone Elton QYNO ne SPAK!

SPAK prej orës 11:00 i kërkon Elton Qynos burimet, kontroll edhe në shtëpi e në Ora Neës, gazetari: Burimi nuk tregohet!

Arsyeja, i kerkon BURIMIN E INFORMACIONIT per lajmet e dosjes se Nuredin Dumanit e jo vetem!

Eshte e turpshme se si mund te ndalosh apo mbash per ore te tera nje GAZETAR duke kerku burimin e informacionit apo telefonat!
Mos i beni presion se Eshte e turpshme!

Ftoje koleget Ta bejne LAJM se do i vi radha Edhe Juve!

P.S. Behar Dibra apo oficereve te Byros, jam une personi Qe i kam dhene DOSJEN e Dumanit Qynos!”.

Etiketa: gazetarkontrollKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Para
Kur do nisë mosbindja civile? Berisha: Strukturat po presin sinjalin

SPAK mbajti "peng" gazetarin Qyno, Berisha: Atentat ndaj lirisë së fjalës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com