GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Në korrik këshilli i ri i PD, ç’pritet të ndodhë me Nishanin, ekipi me të besuarit e Bashës, nga Bardhi te Paloka e Spaho

14:10 - 21/06/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vendimi i Kryesisë së PD: Analizë e 25 prillit, raporti i plotë paraqitet brenda 10 korrikut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, brenda një jave do të përgatisë ma- terialin e përmbledhur që do t’i prezantohet Kuvendit Kombëtar më 17 Korrik. “Informi- mi i Kuvendit Kombëtar të Partisë mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 prillit 2021 dhe përcaktimi i linjave kryesore të strategjisë politike të Partisë Demokratike, në rolin dhe përgjegjësinë e saj në mbrojtjen e demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe rikthimit të legjitimitetit të institucioneve demokratike”, thuhet në udhëzimin e Kryesisë së PD- së të premten.

Ndërkohë, më pas Kuvendi Kombëtar do të zgjedhë edhe mbi 300 anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar. Ai që pritet të shkaktojë debate në këtë proces është vendimi që do merret për ish-Presidentin Bujar Nishani. Ky i fundit është anëtar i përhershëm i Këshillit Kombëtar, por nuk dihet nëse do të jetë më kryetar i këshillit. Kujtojmë që në zgjedhjet e 13 qershorit ku u votua për kryetarin e PD-së, Bujar Nishani mbështeti edhe gjatë fushatës kandidaten Edit Harxhi. Ndërkohë, si para dhe pas zgjedhjeve ka hedhur akuza ndaj lidershipit të PD-së dhe procesit zgjedhor. Kujtojmë që Nishani e quajti procesin e zgjedhjeve në PD një maskaradë zgjedhore.

NDRYSHIMET STATUSORE

Paralelisht me procesin e analizës së zgjedhjeve, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka urdhëruar ngritjen e një komisioni të përhershëm statusor që do të amendojë ndryshimet. “Vlerësimi i mundësisë për ndryshime në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në funksion të rritjes së eficencës së organeve të partisë apo demokratizimin e mëtejshëm të mënyrës së funksionimit të strukturave të Partisë”, thuhet në udhëzimin e PD. Komisioni për amendimet statusore përbëhet nga 9 të besuarit e kryedemokratit Basha, duke nisur nga numri dy i PD-së, Gazmend Bardhi. Po ashtu, në grupin e hartimit të ndryshimeve statusore do të jenë edhe dy nënkryetarët e PD-së, Edi Paloka dhe Edmond Spaho.

“Për efekt të pikës 2 të Rendit të Ditës së Kuvendit Kombëtar, ngrihet Komisioni i Përhershëm Statusor i përbërë nga: Gazment Bardhi, sekretar i Përgjithshëm; Edi Paloka, nënkryetar; Edmond Spaho, nënkryetar; Albana Vokshi, kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas (LDG); Belind Këlliçi, Kryetar i Forumit Rinor të PD (FRPD); Jorida Tabaku, përfaqësuese e Kryesisë së Partisë; Enkelejd Alibeaj, përfaqësues i Kryesisë së Partisë; Enno Bozdo, përfaqësues i Kryesisë së Partisë; Grida Duma, përfaqësuese e Kryesisë së Partisë”, theksohet në udhëzimin e miratuar të premten. Sakaq, vlen të theksohet se ka pasur një kërkesë për t’u tërhequr nga grupi, nga ana e anëtares së kryesisë së PD-së, Jorida tabaku.

Sipas burimeve të “Panorama”, Tabaku ka kërkuar që të tërhiqet nga grupi në mënyrë që t’i krijohet hapësira një anëtari tjetër të PD, pasi në argumentin e saj ajo ka theksuar faktin se pjesë e ekipit janë të gjithë anëtarët e kryesisë në Qarkun e Tiranës. Por po të njëjtat burime nga mbledhja me dyer të mbyllura e kryesisë thanë se kryedemokrati Basha nuk ka pranuar dorëheqjen e Tabakut dhe ka argumentuar se grupi i punës nuk është nisur nga asnjë analizë me bazë shtrirje gjeografike apo fetare, por për shkak të formimit të anëtarëve që janë në grupin e punës. Ndërkohë, pjesë do të jenë edhe sekretarët, ai i burimeve njerëzore, i ligjeve dhe i çështjeve zgjedhore. Ndryshimet e fundit në statutin e PD janë bërë në vitin 2017, pasi PD nuk arriti që të merrte pushtetin./Panorama.al

Etiketa: BASHAPDsekretariati

Lajme të lidhura

Tension në komisariatin nr.1 në Tiranë, deputetët demokratë përplasen me policinë
Aktualitet

Tension në komisariatin nr.1 në Tiranë, deputetët demokratë përplasen me policinë

23:05 - 24/01/26
Policia e Prodës arreston dhe dhunon ‘kryeterroristin’ 10-vjeçar: Më kanë gjuajtur me shpullë…
Aktualitet

Policia e Prodës arreston dhe dhunon ‘kryeterroristin’ 10-vjeçar: Më kanë gjuajtur me shpullë…

21:33 - 24/01/26
Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orësh në shesh kundër Ramës, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me piper
Aktualitet

Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orësh në shesh kundër Ramës, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me piper

21:15 - 24/01/26
Para
Braktisi Shqipërinë për Amerikën, Mira Konçi rikthehet me surprizën e bukur

Braktisi Shqipërinë për Amerikën, Mira Konçi rikthehet me surprizën e bukur

TË FUNDIT

Tension në komisariatin nr.1 në Tiranë, deputetët demokratë përplasen me policinë
Aktualitet

Tension në komisariatin nr.1 në Tiranë, deputetët demokratë përplasen me policinë

23:05 - 24/01/26

Tension dhe përplasje fizike kanë shpërthyer në ambientet e Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, ku disa deputetë të Partisë Demokratike...

Lexo më shumë
PD përgënjeshtron policinë: Asnjë efektiv nuk është paraqitur për ndihmë në spital

PD përgënjeshtron policinë: Asnjë efektiv nuk është paraqitur për ndihmë në spital

22:11 - 24/01/26
Sherr mes dy personave në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, plagoset me thikë njëri prej tyre

Sherr mes dy personave në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, plagoset me thikë njëri prej tyre

21:38 - 24/01/26
Policia e Prodës arreston dhe dhunon ‘kryeterroristin’ 10-vjeçar: Më kanë gjuajtur me shpullë…

Policia e Prodës arreston dhe dhunon ‘kryeterroristin’ 10-vjeçar: Më kanë gjuajtur me shpullë…

21:33 - 24/01/26
Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orësh në shesh kundër Ramës, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me piper

Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orësh në shesh kundër Ramës, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me piper

21:15 - 24/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com