GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Në Kosovë arrestohen pesë të dyshuar për trafikim me njerëz

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Hanë e pinë deri në mëngjes, policia arreston dy të rinjtë që paguan me euro false
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Kosovës tha se ka arrestuar pesë persona të dyshuar për veprën penale “trafikim me njerëz”.

Në një komunikatë të lëshuar për media thuhet se policia në Pejë, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, ka nisur hetimet pas raportimit të një rasti nga një grua kosovare, e cila ka qenë viktimë.

Në mesin e të arrestuarve janë tre burra dhe dy gra.

“Lidhur me këtë rast, viktima e trafikimit është intervistuar në prezencën e punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, si dhe mbrojtësit të viktimave”, thuhet në deklaratë.

Viktima, më pas, thuhet të jetë dërguar në strehimoren e dedikuar për viktimat e trafikimit.

Policia po ashtu tha se, në kuadër të provave, ka konfiskuar dy revole, një sasi të vogël të substancës që dyshohet të jetë narkotike, disa gëzhoja, dy automjete dhe dy telefona mobilë.

Me aktvendim të prokurorit, katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë, kurse një e dyshuar do të trajtohet në procedurë të rregullt, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Vitin e kaluar, në Kosovë janë arrestuar 104 persona të dyshuar për vepra që lidhen me trafikimin me njerëz, në mesin e të cilëve 90 shtetas të Kosovës, ka njoftuar më herët Policia e Kosovës.

Departamenti amerikan i Shtetit, në raportin që ka publikuar këtë vit për trafikimin e qenieve njerëzore në botë, ka vlerësuar se Kosova “nuk i përmbush standardet minimale për eliminimin e trafikimit me njerëz”, porse “bën përpjekje të konsiderueshme për një gjë të tillë”. / REL

Etiketa: Kosovetrafikim njerezish

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
Arditi dhe Beniada japin puthjen e parë, i thonë “po” përgjithmonë njëri-tjetrit (FOTO)

Arditi dhe Beniada japin puthjen e parë, i thonë “po” përgjithmonë njëri-tjetrit (FOTO)

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com