GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Në Kosovë çon ambasador një aktor, në Beograd një diplomat karriere

18:34 - 16/07/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Në Kosovë çon ambasador një aktor, në Beograd një diplomat karriere
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria ka përgatitur listën e re të diplomatëve që me nisjen e sesionit të ri parlamentar në vjeshtë do të diskutohen nga Komisioni i Politikës së Jashtme dhe më pas i takon Presidentit të dekretojë emërimin e tyre.

Në listë janë 12 emra, një pjesë e të cilëve diplomatë karriere dhe të tjerë që hyjnë rishtas në shërbimin diplomatik.

Mes emrave të propozuar është edhe ai i Petrit Malaj, aktor i njohur, pedagog në Universitetin e Arteve dhe ish-kandidat i PS-së për deputet, por pa mundur të fitojë mandatin në Qarkun e Kukësit.

Malaj është propozuar si ambassador i Shqipërisë në Kosovë, duke zëvendësuar kështu Qemal Minxhozin. Pa një eksperiencë në fushën e diplomacisë, Kryeministri Edi Rama duket se ka vendosur që në Prishtinë të delegojë një emër të njohur, figurë të dashur për publikun për shkak të roleve që ka luajtur në kinematografi, ndoshta një njohës të shkëlqyer të kulturës dhe artit, por zero eksperiencë në diplomaci.

Emërimi i Malajt si ambasador në Kosovë propozohet në një kohë kur raportet mes Kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij Albin Kurti janë pothuajse të “ngrira”. Ndoshta me situatat që po kalon Prishtina, tensionet në Veriun e Kosovës dhe presionin ndërkombëtar ndaj Qeverisë Kurti, të paktën qeveria e Tiranës mund të kishte emëruar një diplomat karriere, që mund të shërbente jo thjesht e vetëm në rolin mes dy vendeve, por të ishte një suport për Prishtinën.

Dhe në anën tjetër ka propozuar që ambasador i Shqipërisë në Beograd të jetë Bardhyl Canaj, një diplomat karriere që ka shërbyer në trupin diplomatik dhe aktualisht është ambasador i Shqipërisë në Izrael. Canaj ndoshta është diplomati me karrierën më të gjatë dhe eksperiencën më të madhe në diplomaci, krahasuar me ambasadorët e Shqipërisë në vendet e Rajonit, çka duket se Qeveria Rama e ka menduar mirë emërimin e tij në Beograd.

 

Etiketa: KosoveKryesore1MalajRama

Lajme të lidhura

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb
Aktualitet

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb

12:31 - 18/03/26
Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!
Aktualitet

Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

12:08 - 18/03/26
Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së
Aktualitet

Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

11:57 - 18/03/26
Para
Ndërron jetë në Vorë shoferi nga Maqedonia e Veriut

Humb jetën pushuesi në Golem, dyshimet e para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb
Aktualitet

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb

12:31 - 18/03/26

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar...

Lexo më shumë
Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

12:08 - 18/03/26
Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

11:57 - 18/03/26
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

11:51 - 18/03/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin

GJKKO kalon për gjykim dosjen në themel për ish-presidentin Meta dhe Kryemadhin

11:37 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com