GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Në Kosovë krijohet klinika digjitale në ndihmë të ukrainasve

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Në Kosovë krijohet klinika digjitale në ndihmë të ukrainasve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, qytetarët e Kosovës janë vënë në përpjekje për të ofruar ndihmën e tyre për popullin ukrainas nëpërmjet nismave të ndryshme. Njëra nga to është edhe Klinika Dixhitale për Ukrainën, një projekt i Klinikës Dixhitale të Kosovës e cila ishte funksionalizuar në vitin 2019. Mjeku Dardan Asllani, themelues i Klinikës Dixhitale, thotë se synimi i këtij projekti është lehtësimi i qasjes në shërbime shëndetësore për njerëzit në Ukrainë.

“E kemi themeluar këtë me synimin për të ndihmuar qytetarët ukrainas në këto kohë të vështira dhe në bashkëpunim me ‘Ternopil State Medical University’ në Ukrainë e kemi themeluar. Mjekët e këtij universiteti ofrojnë shërbime e konsultime online, deri më tani i kemi rreth 40 mjekë të cilët ofrojnë shërbime shëndetësore, numri i mjekëve është vazhdimisht në rritje dhe synojmë që të arrijmë të ndihmojmë sa shumë ukrainas”, thotë zoti Asllani.

Ai thotë se ngjashmëria e pamjeve të luftës në Ukrainë me luftën e vitit 1999 në Kosovë e ka shtyrë të ndërmarrë diçka për të ndihmuar sadopak njerëzit atje.

“Populli jonë e ka përjetuar një situatë të ngjashme dhe ndiejmë dhimbje të madhe kur shohim miliona qytetarë të detyruar të braktisin vendin e tyre, shtëpitë e tyre, me një pasoguri për të ardhmen dhe duke marrë parasysh të gjitha këto, ne kemi punuar intensivisht për të pasur një platformë të tillë që sadopak të lehtësojmë ofrimin e shërbimeve shëndetësore”, thotë ai.

Numri i mjekëve që janë pjesë e kësaj nisme është në rritje, thotë zoti Asllani, ndërsa deri në muajin maj pritet që ky numër të shkojë në 100.

“E kemi parë si mundësi që të përdorim teknologjinë për të ndihmuar qytetarët ukrainas. Mënyra se si do të ofrohen shërbimet në këtë platformë është nëpërmjet konsultimeve online. Duke e ditur që qasja në shërbime shëndetësore për refugjatët të cilët janë detyruar të zhvendosen është e vështirë, posaçërisht edhe për pacientët të cilët kanë sëmundje kronike dhe vazhdimisht kanë nevojë të kontaktojnë me mjekun, si dhe duke marrë parasysh situatën atje e cila e shqetëson edhe më shumë pacientin dhe gjendjen e tij shëndetësore, konsultimi me mjekun është edhe më shumë i nevojshëm”, thotë ai.

Platforma online e Klinikës Dixhitale për Ukrainën ka filluar punën këtë javë dhe sipas themeluesve të saj, interesimi deri tani ka qenë mjaft i madh./VOA/

Etiketa: digjitaleklinikaKosovekrijohetukrainasve

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Gjermani, humb jetën e reja shqiptare (Emri)
Botë

Aksident i rëndë në Gjermani, humb jetën e reja shqiptare (Emri)

14:46 - 29/06/26
Aksidentohet për vdekje polici në pikën kufitare në Vërmicë, arrestohet shoferi nga Shqipëria
Kosovë & Rajon

Aksidentohet për vdekje polici në pikën kufitare në Vërmicë, arrestohet shoferi nga Shqipëria

10:00 - 29/06/26
Ali Ahmeti vihet në shërbim të  Ramës dhe sulmon protestën e qytetarëve në Tiranë
Aktualitet

Ali Ahmeti vihet në shërbim të Ramës dhe sulmon protestën e qytetarëve në Tiranë

10:08 - 25/06/26
Para
Psikologët shpjegojnë se pse disa nga ne shohin fantazma

Psikologët shpjegojnë se pse disa nga ne shohin fantazma

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati në Pogradec/ Vëllezërit Agolli vendosën kamera pranë burgut të Drenovës për të monitoruar Brian Syzon
Aktualitet

Atentati në Pogradec/ Vëllezërit Agolli vendosën kamera pranë burgut të Drenovës për të monitoruar Brian Syzon

09:46 - 01/07/26

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin ndaj Brian Syzos në Pogradec, për të cilin akuzohen vëllezërit...

Lexo më shumë
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’

Duhet të jesh idiot politik që të mos e kuptosh pse shqiptarët po protestojnë kundër një pushtuesi

09:36 - 01/07/26
Ronald Koeman largohet nga drejtimi i Holandës pas eliminimit nga Kupa e Botës: Përgjegjësia bie mbi mua

Ronald Koeman largohet nga drejtimi i Holandës pas eliminimit nga Kupa e Botës: Përgjegjësia bie mbi mua

09:00 - 01/07/26
Filloi një orë me vonesë për shkak të motit të keq, Meksika eliminon lehtësisht Ekuadorin

Filloi një orë me vonesë për shkak të motit të keq, Meksika eliminon lehtësisht Ekuadorin

08:25 - 01/07/26
Shqiptarët në revoltë! Sot mbahet protesta e 32-të, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

Shqiptarët në revoltë! Sot mbahet protesta e 32-të, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

08:18 - 01/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com