GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Në krizën e drithit, ne përgatitemi të mbjellim “bar”!

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Në krizën e drithit, ne përgatitemi të mbjellim “bar”!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ky është citati që çel librin “Narconomics” të gazetarit Tom Wainwright, një botim tepër interesant për analizën ekonomike që i bëhet zinxhirit të plotë, nga prodhimi deri në konsumin fundor të drogës në ekonominë botërore.

Një trajtim përtej emocionit, që e informon lexuesin se tashmë, çdo vend në Bashkimin Europian përfshin bizneset e drogës dhe të seksit në llogaritë e veta kombëtare, se në Mbretërinë e Bashkuar, këto dy “industri” së bashku e kalojnë bujqësinë, apo se gjysma e shteteve në SHBA kanë pranuar një formë legalizimi të marijuanës, duke e justifikuar shumica për qëllime “mjekësore”.

Legalizimi i marijuanës, madje edhe drogave të tjera apo më gjerë, i aktiviteteve të “biznesit të pamoralshëm”, është një debat që sot zhvillohet në aspektin shoqëror, moral dhe ekonomik.

Edhe në Shqipëri ka pasur një debat sporadik në media, për të arritur në formatin më të fundit të debatit të nxitur nga rezultatet e referendumit të paligjshëm të Kryeministrit të Shqipërisë, se 61% e atyre shqiptarëve, që u bënë pjesë e Këshillimit Kombëtar, (që në fakt janë një shumicë e munguar prej 14% e popullsisë mbi 18 vjeç) kërkojnë legalizimin e kanabisit për përpunim industrial.

Nisur nga kjo mbështetje, qeveria tha se do të fillojë procedurat ligjore për t’i hapur rrugë kësaj nisme.

E kemi të qartë se si funksionon e çfarë shkakton një “industri” e tillë për ekonominë dhe fuqinë punëtore, pasi nga lufta kundër Lazaratit, kanabisi u bë çështje e bujqësisë në të gjithë Shqipërinë dhe një sekret që e dinë të gjithë. Por jemi ende të painformuar për skemën dhe strategjinë që ka menduar qeveria shqiptare për shndërrimin e kanabisit në një “kulturë bujqësore”.

Ndoshta kur të informohemi për këto plane dhe strategji do të marrim përgjigje për pyetjet që vetvetiu na lindin sot, në momentin e një krize ekonomike, që përveç faktorëve të brendshëm, bart edhe ndikimin e pandemisë dyvjeçare dhe të një lufte në zhvillim:

– Inflacioni për muajin mars 2022 rezultoi 5.7%, gati dyfishi i objektivit. Autoritetet kanë deklaruar se çmimet do të vijojnë të jenë të larta edhe për vitin në vijim. Sa mund të ndikojë mbjellja e kanabisit në zbutjen e çmimeve dhe uljen e inflacionit?

– Lufta në Ukrainë nxori në pah rrezikun e krizës ushqimore, veçanërisht të drithërave, apo edhe të burimeve të energjisë. Problemet me klimën po ashtu po ndikojnë gjerësisht në këto elemente dhe të tjerë, duke kërkuar kthimin e vëmendjes në bashkëjetesën me natyrën dhe nxitjen e prodhimit bujqësor. Sa harmonizohet kanabisi me respektimin e klimës dhe menaxhimin e katastrofave natyrore, si përmbytjet?

– A mund të rriten pagat e ulëta dhe pensionet, mbështetja sociale dhe subvencionet për shtresat e varfra nga të ardhurat prej shitjes së kësaj kulture?

– A mund të ndikojë kultivimi i hashashit në reduktimin e sipërfaqes së tokave bujqësore të lëna djerrë, në rritjen e rendimentit të prodhimit bujqësor, veçanërisht të drithërave, në modernizimin e punëve në bujqësi, zhvillimin e blegtorisë dhe rritjen e peshës së bujqësisë në ekonominë shqiptare?

– A do të nxisë hashashi industrinë e përpunimit ushqimor dhe të eksporteve të saj, përveç eksportit si lëndë e parë? Sa mund ta përmirësojë hashashi deficitin tregtar të Shqipërisë?

– Çfarë ndikimi do të ketë në borxhin publik dhe si do të trajtohet nga ana fiskale? A do të ketë lehtësi fiskale si një industri e re në përpjekje për ta nxitur?

– Sa mendohet që kjo industri do të rrisë punësimin dhe do të reduktojë emigrimin e krahut të punës?

– Si pritet të ndikojë kultivimi i hashashit në cilësinë e arsimit shqiptar?

– Sa mbjellja, tregtimi dhe besojmë eksporti i hashashit do të përmirësojnë klimën e biznesit, konkurrencën e tregut të lirë, modelin e ekonomisë e mbi të gjitha, aftësinë dhe eficiencën e administratës shtetërore?

Këto e shumë pyetje të tjera kanë nevojë të marrin përgjigje. Ne po presim qeverinë të na sqarojë. Të paktën e dimë që hashashi do të shtyjë përpara projektin e Ballkanit të Hapur, meqë dhe njëri nga treshja ballkaniste tashmë e ka të ligjshme këtë kulturë.

Por mbetemi të shqetësuar për paaftësinë që shfaqin ministrat dhe administrata shqiptare, për të gjitha çështjet kritike dhe strategjike të zhvillimit të Shqipërisë.

Prandaj, ju lutem ministrat e vartësit e tyre, duhet të emëroni persona që ia dinë vlerën, dhe kanë njohuri e përvojë me hashashin, madje dhe ta kenë shijuar. Kjo do të jetë garancia që Hashashi të sjellë zhvillim!/MONITOR

Etiketa: bardrithera

Lajme të lidhura

60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT
Ekonomi & Sociale

60% më shumë kërkesa se një vit më parë! Të rinjtë zgjedhin KPGJT

16:37 - 26/08/26
Bashkia Vlorë, më shumë para për ushqimin e qenve sesa për banesat e të varfërve
Aktualitet

Bashkia Vlorë, më shumë para për ushqimin e qenve sesa për banesat e të varfërve

15:51 - 26/08/26
Fermerët protestojnë para Bashkisë Kukës për mungesën e ujit vaditës: Respektoni marrëveshjen
Aktualitet

Fermerët protestojnë para Bashkisë Kukës për mungesën e ujit vaditës: Respektoni marrëveshjen

11:11 - 26/08/26
Para
Gjëja e parë që bëjnë ekspertët e produktivitetit kur zgjohen

Gjëja e parë që bëjnë ekspertët e produktivitetit kur zgjohen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut
Aktualitet

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut

22:27 - 26/08/26

Veprimet hetimore pas arrestimit të bujshëm të Ergys Agasit dhe ish-efektivit të policisë Uljan Shpataraku po vijojnë me në kryeqytet....

Lexo më shumë
Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

22:12 - 26/08/26
Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

22:04 - 26/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

21:38 - 26/08/26
Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

21:32 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com