GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Në kulmin e protestave, Irani i bën thirrje turistëve të respektojnë ligjet e vendit

12:25 - 10/10/22
në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Në kulmin e protestave, Irani i bën thirrje turistëve të respektojnë ligjet e vendit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vizitorët e huaj në Iran duhet të respektojnë ligjet e Republikës Islamike, tha Ministria e Jashtme e këtij shteti. Ky njoftim i bërë më 10 tetor vjen teksa protestat në mbarë Iranin po vazhdojnë pas vdekjes së një gruaje të re, e cila ishte në paraburgim për shkak të shkeljeve të pretenduara të veshjes së hixhabit.

Teherani ka fajësuar “armiqtë e huaj” për protestat në mbarë vendin. Muajin e kaluar, Irani njoftoi se kishte arrestuar nëntë shtetas evropianë për rolin e tyre në protestat lidhur me vdekjen e Mahsa Amini, 22 vjeçe.

“Irani është shtet i sigurt… Ne presim që të huajt që vizitojnë Iranin për turizëm dhe biznes… të respektojnë ligjet tona”, tha në një konferencë për media zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kaanani.

Protestat anti-qeveritare shpërthyen më 17 shtator, në vendlindjen e Aminit, në Sakez. Këto protesta vlerësohen si sfida më e madhe për liderët klerikë të Iranit, pasi shumë protestues po kërkojnë largimin nga pushteti të liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Protestat mbarëkombëtare në Iran janë mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar, duke bërë që Teherani të akuzojnë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin se po tentojnë të shfrytëzojnë këto protesta për të destabilizuar Republikën Islamike.

Autoritetet në Iran kanë thënë se Amini ka vdekur për shkak të një sëmundjeje, por familja e saj dhe iranianë të tjerë kanë deklaruar se ajo është rrahur nga policia gjatë arrestimit./REL

Etiketa: Iranprotesta

Lajme të lidhura

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit
Botë

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Para
“Duhet të ketë vijë të kuqe”/ Xhaçka: Masakra e Srebrenicës meriton vetëm respekt

PD nxjerr raportin për mandatin e Olta Xhaçkës: Ka përfituar pasuri nga shteti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26

Një zjarr ka rënë në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ku një i moshuar,...

Lexo më shumë
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com