GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Në Mitrovicën Dardane/ Vrasjet në sytë e një fëmije, atje ku…

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Në Mitrovicën Dardane/ Vrasjet në sytë e një fëmije, atje ku…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mijëra të vrarë, mes tyre gra, fëmijë e të moshuar… janë panorama e gjakosur e Dardanisë, e sot ende mbi 1600 shqiptarëve nuk u janë gjendur trupat, ku nënat, baballarët apo të afërmit e tyre të kenë ku të qajnë. E sërish, tentohet në kurriz të Kosovës.

Mitrovica e Veriut dhe komuna të tjera në veri, krahas kolonizimit me serbë, tentojnë largimin edhe të atyre pak shqiptarëve që kanë mbetur në trojet e tyre. Mungesa e një marrëveshje të përhershme, ka bërë që situata kohë pas kohe të agravohet në Kosovë, e më së shumti në Mitrovicën e Veriut, ku ende banojnë shqiptarë.

STAND UP Lagjja e boshnjakëve U desh të ndodhte masakra e Reçakut por edhe ato si në familjen e komandantit legjendar të UÇK, Adem Jashari, që NATO të vendoste të ndërhynte në Kosovë. Lagjja e boshnjakëve, është një nga lagjet e banuara me shqiptarë, të cilët edhe jetën e japin por truallin shprehen se nuk e lëshojnë.

I tillë është edhe Safet Ismaili, i cili na u bashkua në këtë udhëtim, për të sjellë pak Dardani, nga sytë e një fëmije, edhe pse sot mbi të 30-tat. I mundur nga emocionet, Safeti tregon sesi edhe pas çlirimit, KFOR-i, i cili erdhi për të mbrojtur shqiptarët, i vrau me snajper një bashkatdhetar në moshën më të bukur.

Me mjekrën e zërin që i dridhej, Safeti tregon një foto që e kishte siguruar së fundmi dhe që e ruante me shumë dashuri të Avni Kushtovës, apo Avni Hajradinit. Por lotët nuk i mban dot, kur flet për shokun e tij, të cilin e kishte si vëlla, por që një granatë, do t’ia ndante jetën në mes.

Gazmend Ibrahimi ishte viktima e një sulmi nga serbët, edhe pse zona ruhej nga ndërkombëtarët, teksa shumë të tjerë u plagosën. Safeti me mall tregon ndarjen nga shoku i ngushtë, të cilin nuk do ta shihte më.

Safeti përpiqej të ishte sa më i ftohtë, por masakrat që kishte parë me sytë e tij dhe dhunën me të cilët vijojnë të përballen shqiptarët në Veri, e mundnin. Por krahas Safetit që jeton në Veri, shqiptarët në Mitrovicën e jugut janë të ndarë në dy qëndrime ekstreme.

Teksa rinia që nuk e ka përjetuar luftën, kërkon të mos mbeten peng të saj, e sheh situatën më me ngjyra e shpresë, por ata që kanë përjetuar gjithçka, e sot akoma nuk kthehen dot në trojet e tyre në Veri, të cilat po kolonizohen dita ditës, janë të prerë.

Por përkundër vështrimeve të akullta e plot dyshim të serbëve në Veri, acarit sllav, ka edhe prej tyre që janë lodhur nga kjo situatë. Këta janë serbët vendas, të cilët prej dekadash bashkëjetojnë me shqiptarët.

I tillë ishte edhe një zotëri, i cili na u afrua me të na shquar. E teksa këto janë realitetet që gjenden në Mitrovicën Dardane, duket se përkundër qytetarëve, situata është si gurët e shahut në duart e shahistëve. Në plan të parë duket se dy shahistët janë Albin Kurti e Aleksandër Vuçiç, por shahistët kryesore duken më larg e më lart.

Në njërën anë SHBA e BE, të cilët vijojnë të jenë prezentë me trupat e tyre në Kosovë dhe jo vetëm, e nga ana tjetër Vladimir Putin, i cili duket se është dirigjenti i Aleksandër Vuçiç e qeverisë së tij. Pavarësisht se kësaj, ajo që duket dhe do sa më parë zgjidhje, është çështja e shqiptarëve të përzënë nga trojet e të vënë edhe sot përballë grykës së pushkës apo sulmeve me granata.

Etiketa: DardaniKosovemitrovice

Lajme të lidhura

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve
Kosovë & Rajon

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

13:13 - 11/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Para
VIDEO/Ç’po ndodh? Shpërthim i fuqishëm në kufirin Letoni-Lituani

VIDEO/Ç'po ndodh? Shpërthim i fuqishëm në kufirin Letoni-Lituani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon
Aktualitet

Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

14:34 - 11/11/26

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë janë mbledhur në ambientet pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), pas njoftimit të ministres...

Lexo më shumë
Eurodeputetët në Komisionin e PE shprehën shqetësim për protestat, Tabaku: Qeveria e pakicës s’mund të mbajë peng të ardhmen e shqiptarëve

Eurodeputetët në Komisionin e PE shprehën shqetësim për protestat, Tabaku: Qeveria e pakicës s’mund të mbajë peng të ardhmen e shqiptarëve

14:19 - 11/11/26
Grabitja e 60 mijë eurove në bankën pranë Komunës së Parisit, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar

Grabitja e 60 mijë eurove në bankën pranë Komunës së Parisit, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar

14:03 - 11/11/26
UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin ‘Air Albania’, gati për sfidën ndaj Finlandës

UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin ‘Air Albania’, gati për sfidën ndaj Finlandës

13:55 - 11/11/26
Studentët e “Politeknikut” braktisin auditorët, i bashkohen protestës kundër qeverisë

Studentët e “Politeknikut” braktisin auditorët, i bashkohen protestës kundër qeverisë

13:39 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com