GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Në prag të sfidës me Interin, Egnatia kërkon 1 “top-player”

20:52 - 01/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Në prag të sfidës me Interin, Egnatia kërkon 1 “top-player”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skuadra e Egnatias vijon stërvitjen, në pritje të një prej miqësoreve historike ndaj Interit të Milanos, që do ta zhvillojë më 13 gusht, ora 20:00 në stadiumin “Paolo Maza” në Ferrara të Italisë.

Situata në kampin rrogozhinas është e qetë dhe natyrisht e mbushur me padurim deri në testin e luksit që do të kenë ndaj zikaltërve, që janë nënkampionët në fuqi të Europës.

Në ndryshim nga ditët e mëparshme, dje në skuadrën e drejtuar nga Edlir Tetova nuk ka pasur lëvizje në merkato. Deri më tani janë afruar Stivian Janku, Albano Aleksi, Ilir Dabjani, Vusal Isgandarli, Edison Ndreca, Alesandro Ahmetaj, Loti Celina dhe i rikthyer nga huazimi Redon Mihana.

Janku, Dabjani, Ndreca, Ahmetaj dhe Celina nuk kanë debutuar ende me fanellën e Egnatias, pasi nuk mundën dot të aktivizoheshin në dy ndeshjet kundër Araratit për turin e parë të Ligës së Konferencës. Ndërkohë, të larguar nga skuadra e sezonit të kaluar janë Sodik Atanda, Eduards Emsis, Gersi Diamanti, Majkëll Agbekpornu, Bruno Puja, Santos Xhekson Kenio, Xhejms Ayinde, Alesandro Kacbufi dhe Flavio Meçja.

Gjasat janë me largimet klubi të ketë mbaruar punë, ndërsa ndryshon situata sa i përket afrimeve, pasi deri në fund të merkatos, mund të ketë edhe një goditje tjetër.

Gjasat janë për një numër 10, por gjithnjë nëse bëhet fjalë për një lojtar që mund të bëjë diferencën, pasi në të kundërt, klubi s’do lëvizë. Kjo do të shikohet më mirë në ditët në vijim, paçka se drejtuesit kanë shqyrtuar disa alternativa këtë periudhë, por që nuk janë bindur. Ndërkohë, nesër në orën 18:00 Egnatia do të luajë një ndeshje miqësore në Rrogozhinë kundër Laçit, ndërsa të shtunën do të presë Bylisin./PanoramaSport

Etiketa: egnatiamerkato

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Bëri pjesë në rekordet Guinness, ndahet nga jeta 128-vjeçari

Bëri pjesë në rekordet Guinness, ndahet nga jeta 128-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë
Breaking Views

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

15:26 - 03/04/26

Përfaqësuesja ligjore e Presidencës mbrojti ligjshmërinë e procedurës së emërimit të Ols Dados si prokuror në vitin 2008, duke theksuar...

Lexo më shumë
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com