GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Në prag të vizitës në Kinë, Putini shprehet se është i hapur për dialog mbi Ukrainën

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Në prag të vizitës në Kinë, Putini shprehet se është i hapur për dialog mbi Ukrainën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Vladimir Putin tha se Kremlini është i gashmëm për të negociuar mbi konfliktin në Ukrainë, në prag të vizitës në Pekin, aleatit që ka mbështetur sulmin në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj fqinjit të saj.

“Jemi të hapur për dialog mbi Ukrainën, por këto bisedime duhet të marrin parasysh interesat e të gjitha vendeve të përfshira në konflikt, përfshirë interesat tona”, citohet të jetë shprehur zoti Putin gjatë një intervistë për agjencinë kineze të lajmeve Xinhua të mërkurën.

Udhëtimi dyditor i zotit Putin, i cili fillon të enjten, ndodh në një kohë që trupat ruse po ndërmarrin një ofensivë në verilindje të Ukrainës.

Ofensiva që filloi javën e kaluar në rajonin e Kharkivit ështe sulmi i shpejtë dhe i papritur më i rëndësishëm që kur Moska nisi agresionin në 2022 dhe ka detyruar 8000 vetë që të largohen nga shtëpitë e tyre.

Bashkë me përpjekjet e Moskës për të fituar terren në rajonin e afërt te Doneskut, lufta dy vjeçare ka hyrë në një fazë kritike për Ukrainën që përballet me mungesa të mëdha, ndërsa pret furnizime të reja me armatime nga Shtetet e Bashkuara.

“Nuk i kemi refuzuar kurrë bisedimet”, u citua të jetë shprehur zoti Putin për agjencinë Xinhua.

“Ne po kërkojmë një një zgjidhje gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe të drejtë për konfliktin, përmes mjeteve paqësore. Ne jemi të hapur për një dialog mbi Ukrainën, por negociata të tilla duhet të marrin parasysh interesat e të gjitha vendeve të përfshira në konflikt, përfshirë edhe tonat”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy është shprehur se bisedimet duhet të përfshijnë rikthimin e integriteti territorial të Ukrainës, tërheqjen e trupave ruse, lirimin e të gjithë të burgosurve, ngritjen e një gjykate për të shqyrtuar ata që janë përgjegjës për agresionin si edhe garanci për sigurinë e Ukrainës.

Kina pretendon se mban qendrim neutral mbi konfliktin, por ka mbështetur qendrimin e Moskës se Rusia u provokua nga Perëndimi për të sulmuar Ukrainën, pavarësisht pohimeve publike të zotit Putin mbi dëshirën e tij për të rikthyer kufijte e vjetër të Rusisë, si arsye për agresionin.

Presidenti Putin ka fajësuar Perëndimin për dështimin e negociatave në javët e para të luftës dhe ka lavdëruar planin e paqes së Kinës mbi Ukrainën, i cili do t’i lejonte Moskës që çimentonte kontrollin në territoret që ka arritur të marrë nën kontroll gjatë luftës.

“Pekini propozon hapa praktikë dhe konstruktivë për të arritur paqe duke treguar përmbajtje nga përmbushja e interesave vetjake dhe nga përshkallzimi i vazhdueshëm i tensioneve, duke minimizuar ndikimin negativ të konflikit në ekonominë botërore”, tha ai.

Presidenti Putin tha se propozimi kinez në vitin 2023, të cilin Ukraina dhe Perëndimi e refuzuan “mund t’i kishte hapur udhë një procesi politik dhe diplomatik që do të kishtë marrë parasysh shqetësimet e Rusisë për sigurinë dhe do të kishte ndihmuar drejt arritjes së një paqeje afatgjatë dhe të qëndrushme”.

Kremlini tha në një deklaratë se gjatë bisedimeve të kësaj jave, zoti Putin dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping do të “diskutojnë në mënyrë të detajuar mbi një sërë çështjesh që lidhen me partneritetin gjithëpërshirës dhe bashkëpunimin strategjik, do të përcaktojnë drejtimet kryesore për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Rusisë dhe Kinës dhe se do të shkëmbejnë mendimet mbi çështje kyçe ndërkombëtare dhe ato rajonale”.  Vizita shihet si një demonstrim i unitetit mes dy vendeve autoritare aleate, përballë Perëndimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. /VOA

Lajme të lidhura

Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit
Botë

Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

15:29 - 10/09/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

15:05 - 10/09/26
Si po shtrihet mafia shqiptare në Amerikën Latine, nga kokaina e deri te pastrimi i parave
Aktualitet

Si po shtrihet mafia shqiptare në Amerikën Latine, nga kokaina e deri te pastrimi i parave

12:22 - 10/09/26
Para
Paralajmërimi i kryepolicit për autorin e vrasjes në Fier: Dorëzohu ose… Bie pista e gjakmarrjes

VIDEO - Vrau efektivin e policisë në Fier dy ditë më parë, vetëdorëzohet autori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Barazime identike në Fenerbahçe-Roma dhe PSV-Shakhtar
Sport

Champions League/ Barazime identike në Fenerbahçe-Roma dhe PSV-Shakhtar

20:44 - 10/09/26

Dy sfida të rëndësishme evropiane janë mbyllur me rezultate të barabarta mbrëmjen e sotme. Fenerbahçe dhe Roma nuk shkuan më...

Lexo më shumë
I moshuari u bën apel të rinjve: Qëndroni bashkë, mos e humbni atë që ndërtuat në 103 ditë

I moshuari u bën apel të rinjve: Qëndroni bashkë, mos e humbni atë që ndërtuat në 103 ditë

20:37 - 10/09/26
Të shtunën protesta e madhe! Folësi te Kryeministria: Presim krahëhapur Diasporën, do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

Të shtunën protesta e madhe! Folësi te Kryeministria: Presim krahëhapur Diasporën, do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

20:13 - 10/09/26
Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

20:08 - 10/09/26
“Edi Rama është kanceri i Shqipërisë”/ Qytetari: Shqipëria është kthyer Kolumbi dhe Meksikë

“Edi Rama është kanceri i Shqipërisë”/ Qytetari: Shqipëria është kthyer Kolumbi dhe Meksikë

19:53 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com