GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Në pranga për një tapet, familjarët e Jani Rustemit: Jetën ia mori shteti!

21:06 - 20/05/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vdes Jani Rustemi, u arrestua pse vodhi një tapet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

27-vjeçari Jani Rustemi që u arrestua nga policia e Tiranës në 12 prill të këtij viti për vjedhjen e një tapeti dhe një pale atlete ndërroi jetë në spital ditën e sotme pas një muaji në gjendje kome.

Familjarët e Rustemit shprehen të indinjuar duke thënë se kjo është një vrasje nga duart e shtetit teksa hedhin poshtë argumentat e dala nga policia se djali i tyre përdorte lëndë narkotike dhe i është dhënë metadon si mjekim, duke theksuar se Jani ishte në gjendje tepër të mirë shëndetësore dhe nuk përdorte drogë.

Lulzim Mehmeti, kunati i të riut që humbi jetën, thotë se ajo çka duhej të bëhej me Jani Rustemin ishte të kryente dënimin dhe jo t’i merrej jeta.

Ata kërkojnë drejtësi nga shteti që të dalë në dritë e vërteta ose në të kundërt, siç paralajmërojnë, do të bëjnë vetëgjyqësi.

“Më mori në telefon doktoresha dhe më tha hajde sepse djali është në gjendje të rëndë. Kur arrita këtu mora vesh që Jani ka ikur nga kjo jetë. I bëj thirrje të gjithë institucioneve, kryesisht Edi Ramës, ministrit të Drejtësisë të dalë e vërteta e atij djali sepse është gjynah që një djalë 27 vjeç të humbë jetën në komisariatin e policisë për një tapet. Kjo besoj se është një krim makabër. I bëj thirrje medieve ta shpërndajnë sa më shumkë këtë ‘live’ që të dihet e vërteta se çfarë bëhet. Të dalë e vërteta e atij djali se kush ia mori jetën. Ju lutemi të gjithëve në emër të familjes të nxjerrim të vërtetën e atij djali 27-vjeçar që i iku jeta, për një tapet dhe për një palë atlete shteti i mori jetën. Dënimin që ai meritonte le ta kryente, 1 muaj, dy vite, tre vite le të dënohej dhe jo t’i merrnin jetën.

Që në fillim na thanë që i kanë dhënë metadon, e kanë kaluar në overdozë me metadon kur djali nuk ka përdorur asnjëherë metadon. Ne familjarët e tij që ishim të përditshëm me të nuk e dinim e as nuk e dimë se si i bëjnë këto manipulime që jo ka ka marrë metadon, jo ka qënë përdorues kokaine. Këto janë të gjitha rrena prandaj duhet të nxjerrin të vërtetën e djalit kush ja mori jetën. Në qoftë se shteti nuk merr masa ne do bëjmë vetgjyqësi, mos të na shohin që jemi të komunitetit rom. Do e gjejmë atë person se kush ia mori jetën​”, tha për mediat Lulzim Mehmeti, kunati i Jani Rustemit.

Etiketa: familjaretJani RustemiKryesore1

Lajme të lidhura

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat
Aktualitet

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Para
Të shtëna me armë në Los Angeles, 4 të plagosurit në gjendje kritike

Të shtëna me armë në Los Angeles, 4 të plagosurit në gjendje kritike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26

Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com