GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Në Prizren mbahet marsh paqeje për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

19:28 - 11/07/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Në Prizren mbahet marsh paqeje për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në qytetin e Prizrenit, të hënën, më 11 korrik, u mbajt një marsh i paqes në 27-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë. Pas këtij marshi, si simbol i paqes, u lëshuan pëllumba të bardhë. Organizatori i marshit, Edis Jonuzi, tha se 11 korriku i vitit 1995, kur forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8,000 burra dhe djem boshnjakë në Srebrenicë, nuk duhet të harrohet kurrë.

“Sot nuk jemi në Potoçari me nënat e Srebrenicës, por ato janë në zemrat dhe mendjet tona. Prandaj, nga këtu, ne boshnjakët, shqiptarët, turqit, romët dhe të tjerët nderojmë viktimat”, tha Jonuzi.

Në marshin e paqes në Prizren, përveç pjesëtarëve të komunitetit boshnjak, morën pjesë edhe përfaqësues të komuniteteve të tjera që jetojnë në Kosovë, përfshirë edhe kryetarin e Komunës, Shaqir Totaj.

Kjo është hera e pestë që në Prizren mbahet marsh paqeje në nderim të viktimave të gjenocidit.

Rasim Demiri, përfaqësues i koalicionit Vakat, theksoi se “gjenocidi në Srebrenicë nuk ndodhi, por ishte planifikuar nga agresori serb”.

Në marshin e paqes në Prizren morën pjesë edhe boshnjakë nga Novi Pazari, qytet në Serbi. Po ashtu, i pranishëm ishte edhe ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

“Ne po vazhdojmë të bëjmë përpjekje për të krijuar paqe dhe stabilitet në gjithë Ballkanin dhe më gjerë, në mënyrë që masakrat e së kaluarës të mos përsëriten”, tha Sakar.

Para mbajtjes së marshit, përmes rrjeteve sociale, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia paturpshëm e mohon gjenocidin në Srebrenicë, ndërkaq presidentja Vjosa Osmani, tha se “të gjithë duhet të bashkohemi kundër përpjekjeve për të madhëruar ose mohuar këto mizori të tmerrshme”.

Më 7 korrik 2021, Kuvendi i Kosovës miratoi Rezolutën për Srebrenicën, që dënon gjenocid e regjimit serb ndaj pjesëtarëve të kombit boshnjak. Kjo rezolutë dënon ashpër mohimin e gjenocidit dhe 11 korrikun e shpall Ditë të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare në Hagë tha se në Srebrenicë ishte kryer gjenocid.

Më 8 qershor të vitit 2021, gjyqtarët e gjykatës së OKB-së konfirmuan dënimin me burgim të përjetshëm ndaj ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Sërpska, Ratko Mlladiq. Ai u shpall fajtor për gjenocid në Srebrenicë, persekutim, krime kundër njerëzimit, shfarosje dhe krime të tjera lufte në Bosnjë e Hercegovinë, të kryera ndërmjet viteve 1992 dhe 1995.

Në fund të korrikut të vitit 2021, ish-përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Valentin Inzko, bëri ndryshime në Kodin Penal të këtij shteti, duke ndaluar mohimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera të luftës dhe madhërimit të kriminelëve të luftës./ Marrë nga REL/

 

Etiketa: gjenocidimarshpaqePrizrenSrebreniceViktimat

Lajme të lidhura

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje
Kosovë & Rajon

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje

19:14 - 23/02/26
U shpall ‘non grata’ nga SHBA, Artan Grubi tërhiqet nga politika: Jam i pastër si loti
Kosovë & Rajon

Në kërkim për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

09:35 - 23/02/26
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së
Kosovë & Rajon

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Para
Tirana e Erion Veliajt, një konvikt i madh për skllevërit e oligarkisë

Tirana e Erion Veliajt, një konvikt i madh për skllevërit e oligarkisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com