GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Në rrezik ekonomia botërore/ FMN bën parashikimin e zymtë: Ushqimi dhe energjia do të…

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
FMN ul në 2% pritshmëritë për ekonominë shqiptare, më e dobëta në rajon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rritja e ekonomisë botërore po ngadalësohet dhe perspektivat për një rikuperim të shpejtë janë të zymta, tha të martën Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN-ja tha se pret që rritja të ngadalësohet nga 6.1% që ishte vitin e kaluar në të gjithë globin në 3.2% këtë vit, 0.4 përqind më ulët nga parashikimi në muajin prill.

“Një rimëkëmbje e paqëndrueshme në vitin 2021 është pasuar nga zhvillime gjithnjë e më të zymta në vitin 2022 pasi rreziqet filluan të materializohen. Prodhimi global u tkurr në tremujorin e dytë të këtij viti, për shkak të rënieve ekonomike në Kinë dhe Rusi, ndërkohë që shpenzimet konsumatore të SHBA-së ishin më pak se pritshmëritë”, tha FMN.

Agjencia ndërkombëtare e financave me seli në Uashington tha se “disa goditje kanë tronditur ekonominë botërore tashmë të dobësuar nga pandemia: inflacioni më i lartë se sa pritej në mbarë botën – veçanërisht në Shtetet e Bashkuara dhe ekonomitë kryesore evropiane – duke shkaktuar kushte më të vështira financiare; një ngadalësim më i lartë nga sa ishte parashikuar në Kinë, dhe pasoja të mëtejshme negative nga lufta e Rusisë në Ukrainë.”

FMN-ja tha se çmimi i mallrave të konsumit, veçanërisht për ushqimin dhe energjinë, po rritet në të gjithë botën. Kostoja pritet të rritet me 6.6% në ekonomitë e përparuara këtë vit dhe me 9.5% në tregjet në zhvillim dhe ato me zhvillim të shpejtë. FMN-ja tha se lufta në Ukrainë “mund të çojë në një ndalesë të papritur” të eksportit rus të gazit natyror në vendet evropiane dhe se “inflacioni mund të jetë më i vështirë për t’u ulur sesa pritej” nëse punëdhënësit nuk mund të gjejnë punëtorë të mjaftueshëm për të përmbushur kërkesat e tyre për punë ose nëse inflacioni rritet me një ritëm më të shpejtë se sa pritej.

FMN-ja tha se një “skenar alternativ i mundshëm” ndaj parashikimit të saj tashmë të ulur do të ishte një ekonomi botërore “në të cilën rreziqet materializohen, inflacioni rritet më tej dhe rritja globale bie” në rreth 2.6% dhe 2% për qind në vitin 2022 dhe 2023, respektivisht. “Me rritjen e çmimeve që vazhdojnë të ulin standardet e jetesës në mbarë botën, zbutja e inflacionit duhet të jetë përparësia e parë për politikëbërësit,” tha FMN-ja./ Marrë nga VOA

Etiketa: ekonomia boteroreFondi Monetar nderkombetarrrezikrriten cmimet e energjisetkurrej

Lajme të lidhura

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

12:33 - 21/08/26
Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator
Aktualitet

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Projeksioni alarmant i OKB-së: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë

09:43 - 19/08/26
Para
“Non grata” nga SHBA dhe Britania, Meta zbulon nëse do të ketë aleancë me Berishën

Ilir Meta pulikon videon dhe paralajmëron: Në "furrën" e inceneratorëve do përfundojnë të gjithë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesi: Pasi ka marrë malin dhe detin, Rama mbjell edhe përçarje ndërfetare
Aktualitet

Protestuesi: Pasi ka marrë malin dhe detin, Rama mbjell edhe përçarje ndërfetare

20:54 - 22/08/26

Një i moshuar ka deklaruar se do të vijojë të protestojë dhe Rama duhet të japë dorëheqjen e panegociueshme. “Është...

Lexo më shumë
Aksident rrugor në Pyllin e Sodës, plagoset një person

Aksident rrugor në Pyllin e Sodës, plagoset një person

20:41 - 22/08/26
Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria digjet, Rama krihet

Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria digjet, Rama krihet

20:17 - 22/08/26
“Ajka e kombit” në diasporë është përkrah protestuesve, Ditmir Bushati: Atdheu ka nevojë për shkundje!

Bushati: Në Shqipëri po zhvillohet një kapitalizëm grabitqar i një grushti njerëzish në kurriz të qytetarëve

20:07 - 22/08/26
Dramë në futbollin portugez, ndërron jetë në fushë futbollisti 25 vjeçar

Dramë në futbollin portugez, ndërron jetë në fushë futbollisti 25 vjeçar

20:01 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com