GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Në rrezik nga Putin, Gjermania u ofron mbrojtje dezertorëve rusë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Në rrezik nga Putin, Gjermania u ofron mbrojtje dezertorëve rusë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dezertorët rusë, të cilëve u kanosen represione të rënda, mund të aplikojnë për mbrojtje ndërkombëtare në Gjermani, tha të enjten, 22.09,22 ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung. Kurse kundërshtarët e regjimit rus që janë në “rrezik të madh” mund të aplikojnë për azil politik, tha ajo. Faaser tha më tej se edhe Zyra e Migracionit në Gjermani është vënë në dijeni për këtë dhe e ka aktualizuar rregulloren përkatëse. Por vendimi për azil politik është një vendim individual, në kuadër të të cilit bëhet edhe një kontroll i sigurisë.

Dy parti të koalicionit të qendrës së majtë, liberalët (FDP) dhe Të Gjelbrit, kërkuan të parët pranimin e dezertorëve rusë. Ministri Federal i Drejtësisë Marco Buschmann, (FDP) tha se “Kushdo që urren rrugën e Putinit dhe e do demokracinë liberale është i mirëseardhur në Gjermani”. Partitë reaguan kështu, pas thirrjes së Putinit për rekrutimin e 300,000 rezervistëve. Pas kësaj thirrjeje shumë të rinj ishin përpjekur të largoheshin nga Rusia të mërkurën. Biletat për fluturime jashtë vendit u shitën të gjitha brenda një kohe shumë të shkurtër.

Vendet e Evropës Lindore janë kundër

Edhe një zëdhënëse e Komisionit të BE-së tha enjten në Bruksel se personat në fjalë kanë të drejtë të kërkojnë azil në vendet e BE-së. Por parimisht duhen marrë parasysh edhe aspektet e sigurisë.

Por jo të gjitha vendet janë të gatshme t’u japin strehim shtetasve rusë. Çekia për shembull, është kundër: Qeveria në Pragë nuk u jep mbrojtje ndërkombëtare rusëve që detyrohen të largohen nga vendimet e Putinit, tha ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky. “Vetëm mosplotësimi i detyrimeve ndaj vendit nuk përbën kusht për të kërkuar vizë humanitare,” argumentoi ai. As vendet baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania nuk janë të gatshëm të strehojnë dezertorë rusë.

Organizata gjermane që mbron të drejtat e refugjatëve, Pro Asyl, i kishte bërë thirrje qeverisë gjermane që t’u japë viza humanitare rezervistëve që tani ndodhen jashtë vendit, në mënyrë që të mund të udhëtojnë për në Gjermani. Edhe Rrjeti i dezertorëve të luftës “Connection” ka tërhequr vëmendjen se jo të gjithë dezertorët mund të kenë një fletë-thirrje për rekrutim, dhe kërkoi nga qeveria që t’i strehojë ata edhe pa dokumente formale./DË

 

Lajme të lidhura

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Para
Lajm i mirë, Rusia shpall armëpushim për civilët në Mariupol

Putin “injoron” NATO-n, sot votohet për referendumin në zonat e pushtuara

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26

 Qeveria e Maqedonisë së Veriut do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të marrë një mendim urgjent në lidhje me...

Lexo më shumë
Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26
Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

18:51 - 10/11/26
Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

18:33 - 10/11/26
Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

18:21 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com