GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Në Shkodër votojnë Luizin, fletët e votimit që u bënë ‘meme’

18:03 - 16/05/23
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Në Shkodër votojnë Luizin, fletët e votimit që u bënë ‘meme’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka qytetarë  që nuk hezitojnë të shkojnë në qendrën e votimit, të mbajnë radhe dhe kur vjen puna për të zgjedhur kandidatin apo partinë, në vend të kësaj lenë shënime që të bëjnë për të qeshur. Të tilla nuk kanë munguar as në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Numëruesit kanë parë mesazhe nga më të ndryshmet në vend të emrit të kandidatit për kryetar bashkie.

Një votues në bashkinë e Tiranës e ka bërë votën e tij automatikisht të pavlefshme pasi ka shtuar një kandidate për kryetar bashkie. Ajo është nëna e tij. “Kandidatura e re” është shtuar me stilolaps poshtë kandidatëve zyrtarë të aprovuar nga KQZ. Për ta bërë votën “sa më të besueshme” për numëruesit, në krah të alternativës së saposhtuar, votuesi ose votuesja entuziaste ka vendosur edhe shenjën “X”. Vota me shënim nuk ka kaluar pa buzëqeshjet e numëruesve dhe komisionarëve, një moment relaksi për ta pas lodhjes dhe ngarkesës së numërimit.

Në bashkinë e Shkodrës, një votues nuk ka preferuar as socialistin Beci apo kandidatin e “Bashkë Fitojmë”. Vota i ka shkuar këngëtarit shkodran Luiz Ejlli i cili po shijon famën pasi fitoi edicionin “Big Brother VIP 2”.

Ndërsa në bashkinë e Pogradecit një tjetër votues ka lënë dhe një mbishkrim i pakënaqur nga kandidaturat për këtë bashki. Ylli i repit Korean Min Yoon-gi është kryetari i bashkisë që votuesi dëshiron. Në fund të fletës së votimit është vizatuar edhe një zemër e madhe për të.

Në bashkinë e Vlorës të fituar tashmë nga Partia Socialiste, ky votues ka një mesazh për kryedemokratin Berisha, e pyet perse e beri kështu këtë pune. Ndërsa në një qendër numërimi është gjetur një fletë, ku një tifoz i skuadrës së Milanit ka shprehur dashurinë e tij për skuadrën e zemrës. Sakaq një rekord fletësh votimi janë shpallura të pavlefshme në zgjedhjet lokale, por KQZ ende nuk e ka shpallur numrin zyrtar të tyre. Në zgjedhjet parlamentare në 2021 janë shpallur ta pavlefshme 43 566 fletë votimi  të hedhura në kutitë e votimit./BW

Etiketa: LuiziShkodër

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
VIDEO+18/ Familjarët shpërthejnë në britma kur shohin trupin e adoleshentit të vrarë

VIDEO+18/ Familjarët shpërthejnë në britma kur shohin trupin e adoleshentit të vrarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren
Aktualitet

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një qen i racës pitbull ka kafshuar...

Lexo më shumë
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26
Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

13:07 - 07/04/26
Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

12:53 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com