GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Në Shpirag doli Noc Rroku

në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Në Shpirag doli Noc Rroku
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lufti Dervishi

Në verën e vitit 2023, nga Vermoshi në Konispol nuk flitej gjë tjetër veç për lajmin e madh: çdo shqiptar do të bëhej sheik. Uau!

Me fjalë që do ta bënte edhe Nostradamusin të skuqej nga zilia, Kryeministri, në gusht të 2023, (pas inspektimit në kantier), deklaroi se nafta e zbuluar në zemrën e Shpiragut nuk ishte thjesht naftë si gjithë të tjerat. Jo! Kjo ishte nafta më e virgjër, më e pastër, më premium se vetë nafta e Arabisë Saudite! Dhe kjo kishte dalë nga laboratorët e Holandës, e testuar, e bekuar dhe e miratuar për t’u derdhur direkt e …në llogaritë bankare të  shqiptarëve.  Mbetej, vetëm një formalitet, një test i vogël dhe Shqipëria do të ishte zyrtarisht superfuqi… nafte.

Për t’i hedhur sherbet ëndrrës, qeveria paralajmëroi po atë ditë edhe një Fond Sovran. Model norvegjez. Kur bëhet fjalë për pasuri marramendëse, ne nuk mund të krahasohemi me Nigerinë, por me Norvegjinë. E kemi dhe afër, Jo për gjë! Pensionet do të rriteshin, arsimi do të shpërthente në inovacion, shëndetësia do të bëhej si në Vjenë, Shqipëria do të bëhej si Zvicra dhe, madje, do të kishte para për të bërë incinerator në çdo qytet.

Edhe me naftën u përsërit i njëjti film që është parë me dhjetëra herë: premtimet ia lanë vendin…premtimit.

Më 6 shkurt të vitit 2025 (dje), ëndrra u prish. SHELL, kompania që do të na bënte të pasur, tha se shpenzoi 1.1 miliardë Euro pa rezultat.

Në vend të një lumi nafte, Shpiragu rezultoi një vrimë e zezë nga ku mund të nxirret “ari i zi”,  por siç thonë durrsakët: “e lirë është kripa në Durrës, por e ha qiraja rrugës.

Fondi Sovran? Edhe pse kaloi në procedurat e famshme të Harvardit dhe u studiua me kujdesin e një studenti një natë para provimit, fondi mbeti një hologram që u zhduk bashkë me shpresat. Iku fondi, po mbeti Sovrani! Në vend të pensioneve më të larta, tani kemi bonusin pranveror.

Dikush mund të thotë zhgënjim. Por është gjetur dhe formula magjike për të menaxhuar zhgënjimin kolektiv. Një premtim i ri i radhës!

Në Shpirag doli Noc Rroku. Por tani shpresat i kemi te hidrogjeni në Bulqizë!

Si përfundim, nuk morëm naftë premium, por ama premtimet ishin dhe do të jenë premium. Lum si ne!

Etiketa: Edi Ramanoc rrokushpirag

Lajme të lidhura

Tani është rradha e shqiptarëve, momenti i duhur të zhdukim Diktatorët
OP-ED

Besoni, luftoni, mos u dëshpëroni… të tregojmë një herë se jemi të zotët e vetes!

09:22 - 14/11/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Si mundet mëmëdheu t’i durojë këta drejtues që duken si përfaqësues shqiptarë të ‘Botës Serbe’

09:26 - 13/11/26
30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Piktorit i ka mbaruar koha! Shqipëria nuk shitet më, sepse u rritën mbrojtësit e saj

09:21 - 11/11/26
Para
Lëkundje tërmeti në Itali

Lëkundje tërmeti në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë
Aktualitet

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26

Ndërsa protesta para Kryeministrisë vijonte paqësisht, efektivët e Policisë së Shtetit kanë nisur shoqërimin e disa prej protestuesve. Ndërhyrja e...

Lexo më shumë
Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

19:59 - 15/11/26
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26
Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës

19:26 - 15/11/26
Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:01 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com