GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Në Shqipëri kultivimi i marijuanës rregjistroi shifra në rritje, gjatë vitit 2021

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Në Shqipëri kultivimi i marijuanës rregjistroi shifra në rritje, gjatë vitit 2021
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri kultivimi i marijuanës rregjistroi shifra në rritje dhe gjatë vitit 2021. Të dhënat zyrtare nga fluturimet e kryera nga mjete të Guardia di Finanza-s italiane flasin për një shtim të ndjeshëm të sipërfaqeve të kultivuara.

Shifrat u bënë të ditura gjatë një konference të përbashkët për shtyp të policisë shqiptare dhe Guardia di Finanza-s italiane. Janë mbi 37 hektarë të dyshuar se janë përdorur për të kultivuar cannabis sativa, sipërfaqja më e madhe që pas vitit 2016.

Një avion dhe një helikopter i Guardia di Finanza-s italiane realizoi 70 misione me 182 orë fluturimi, falë të cilave u zbuluan mbi 1.100 plantacione, ku më pas janë shkatërruar mbi 92 mijë rrënjë cannabis, nga 58 mijë që ishin një vit më parë.

Ndërsa në total, sipas të dhënave të policisë shqiptare, e cila nga ana e saj angazhoi dronë dhe një helikopter të Ministrisë së Mbrojtjes, janë 164 mijë rrënjë të shkatërruara kundrejt 137 mijë të zbuluara gjatë vitit të shkuar.

Përfaqësuesit italianë shpjeguan se kultivimi i cannabis sativa është spostuar nga jugu drejt zonave qendrore dhe veriore të vendit. Ata bënë të ditur megjithatë se gjatë këtij viti nuk është rregjistruar asnjë rast trafikimi i marijuanës drejt Italisë, ndërkohë që nuk kanë munguar rastet e zbuluara, drejt vendeve të tjera fqinj. (VOA)

Etiketa: Guarda Di FinanzaKanabis

Lajme të lidhura

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Aktualitet

Dita e 13 e protestës studentore/ Nis grumbullimi i studentëve te Ministira e Arsimit

14:34 - 25/10/26
Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Aktualitet

Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

13:00 - 25/10/26
Para
Reshje të dendura shiu, rrëshqitje gurësh dhe dherash në aksin Tepelenë-Memaliaj

Reshje të dendura shiu, rrëshqitje gurësh dhe dherash në aksin Tepelenë-Memaliaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26

Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, dhe Ardita Sinani njoftuan se, sipas rezultateve preliminare, koalicioni ka siguruar dy...

Lexo më shumë
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com