GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Në Shqipëri mungojnë specialistët e mesëm që përgatiten në shkollat profesionale

22:25 - 23/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Në Shqipëri mungojnë specialistët e mesëm që përgatiten në shkollat profesionale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, tregu i punës ka ndryshuar me shpejtësi vitet e fundit, duke nxjerrë në pah mungesën e specialistëve të mesëm, që përgatiten në shkollat profesionale. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, nga 61 bashki që ka vendi, vetëm 19 prej tyre kanë shkolla profesionale, të cilat, megjithë kërkesat në rritje të tregut të punës, vazhdojnë të përgatisin një numër të kufizuar specialistësh të nivelit të mesëm.

Mes 31 shkollave profesionale, që funksionojnë aktualisht në Shqipëri, është edhe shkolla industriale “Arben Broci” në qytetin e Shkodrës. Në këtë shkollë përgatiten si profesionistë të mesëm të rinj nga disa rrethe veriore të Shqipërisë.

Shkolla,thotë drejtori i saj Zamir Laçaj, është rikonstruktuar dhe zgjeruar vitet e fundit duke u pajisur me laboratorë modern për 6 drejtimet e saj, në përshtatje me nevojat e tregut të punës.

“Pas pandemisë shkolla ka një rënie rreth 40% të numrit të nxënësve të larguar. Nga 815 nxënës sot kemi 436 nxënës. Janë të ndarë në disa drejtime, ku më i pëlqyer është drejtimi shërbim mjete transporti me 56 nxënës, drejtimi elektrik me 30 nxënës pastaj janë të gjitha drejtimet e tjera”, thotë ai.

Shkolla u ofron të rinjve të përgatiten për zanatet me të kërkuara në tregun e sotëm të punës si dhe të punësohen, ende pa mbaruar vitet e shkollimit.

Nxënësi David Dacaj thotë se ka ardhur në këtë shkollë nga Malësia e Madhe për të mësuar zanatin e elektroteknikës, pasi nga zona e tij, Malësi e Madhe, kanë emigruar shumë persona dhe ka shumë nevojë për një profesion të tillë. Ndërsa nxënësi tjetër, Leonardo Koleci, thotë se njëkohësisht me shkollën punon në kompaninë PC Telekom, ku ushtron profesionin, kryesisht në pjesën e programimit.

Shkolla e mesme profesionale, thotë drejtori Laçej, u krijon mundësi të rinjve të aftësohen në një nga profesionet më të kërkuara në treg, por edhe të vazhdojnë studimet në nivelin universitar. Sipas të dhënave të gjurmimit, thotë ai, pjesa më e madhe e nxënësve, që mbarojnë shkollën profesionale, arrijnë të punësohen ose të hapin një biznes.

“ Për vitin e kaluar, nga 115 nxënës që janë diplomu, 19% prej tyre kanë ndjekur studimet e larta, 42% kanë hapur biznese të tjerë dhe janë punësuar. Rreth 15% deklarojnë se punojnë, por punojnë në të zezë dhe nuk i gjejmë të regjistruar pranë zyrës së punës. Ndërsa një pjesë, rreth 19 përqind kanë emigruar, tregues ky që është në rënie krahasuar me vitet e tjera”.

Sipas inxhinier Nesti Kiri, gjatë 30 viteve të fundit, për shkak të mungesës së një strategjie të drejtë në fushën e arsimit profesional, është krijuar një hendek i madh që reflektohet në mungesën e profesionistëve të nivelit të mesëm.

“ Shumë specialistë janë larguar jashtë vendit. Por ka patur edhe një periudhë që të gjithë të rinjtë u fokusuan tek lëndët e përgjithshme, si në shkollën e mesme, ashtu edhe në të lartën, në juridik, ekonomik, etj. dhe kështu u krijua një boshllëk për profesionistët e mesëm”, thotë ai.

Në mandatin e saj të parë, qeveria premtoi hapjen e shkollave profesionale në të gjitha bashkitë e vendit, por aktualisht, vetëm 19 nga 61 bashkitë kanë shkolla të mesme profesionale.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, këtë vit rreth 15 mijë të rinj po vazhdojnë studimet në 31 shkollat profesionale, numër ky shumë i vogël, krahasuar me nevojat në rritje që ka tregu i punës për profesionistë të nivelit të mesëm. Drejtoresha Rajonale e Punësimit në Shkodër, Rozafa Zmijani, thotë se kërkesat e tregut të punës janë më të mëdha se sa numri i profesionistëve që dalin nga shkollat profesionale.

“ Këto vitet e fundit ka patur një promovim shumë të mirë për arsimin profesional gjë që vërehet në numrin gjithnjë në rritje të regjistrimeve në shkollat e mesme profesionale. Por numri i specialistëve të mesëm që nxjerrin në një vit këto shkolla është i limituar. Dhe, kur flasim për tregun, ndryshimi ka qenë shumë i madh këto tre vitet e fundit”.

Drejtoresha Zmijani, thotë se në 3 vitet e fundit, me ritmet e zhvillimit të turizmit, tregu i punës ka një ndryshim shumë të madh në lidhje me kërkesën dhe ofertën. Ndaj, për të zbutur sa të jetë e mundur mungesën e specialistëve të mesëm në treg, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive po zbaton një program 3 deri në 6 muaj trajnimi në vendin e punës dhe, më pas, me mbështetje punësimi për 6 muaj, për të rinjtë e moshës 15 deri në 29 vjeç./VOA

Etiketa: Shkollastudim

Lajme të lidhura

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Para
SPAK dorëzon zyrtarisht për gjykim dosjen “Toyota Auris”/  Akuzat që rëndojnë ndaj 4 të pandehurve

“30 mijë € për moskompetencë”/ Bisedat në Sky të dosjes “Toyota Yaris”, si bëhej pazari: 15 me 15!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim...

Lexo më shumë
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com