GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Në Shqipëri, varfëria dhe pabarazia më e lartë fshat-qytet në Europë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Në Shqipëri, varfëria dhe pabarazia më e lartë fshat-qytet në Europë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria është ndër vendet me përqindjen më të lartë të popullsisë në rrezik të varfërisë në Europë, por gjithashtu kemi edhe pabarazi të madhe ndërmjet popullsisë në rrezik të varfërisë sipas vend banimit fshat- qytet.

Gati 60% e popullsisë që jeton në zonat rurale është në rrezik të varfërisë në vitin 2021 (te dhënat për Shqipërinë 2020), ky ishte niveli më i lartë në Europë.

Popullsia rurale e vendit tonë ka një përqindje të lartë të rrezikut për varfëri në raport me popullsinë rurale të vendeve të tjera. Rumania renditet e dyta për nivelin e lartë të varfërisë në fshat, ku rreth 50% e popullsisë rurale me një diferencë 10 pikë përqindje nga Shqipëria.

Eurostat vë në dukje se Shqipëria ka nivel të lartë të popullsisë në rrezik të varfërisë në qytetet e mëdha ku përfshihet edhe kryeqyteti. Në Shqipëri gati 45 për qind e popullsisë në këto rajone është në rrezik të varfërisë, niveli më i lartë në Europë. Maqedonia, Bullgaria dhe Rumania u renditen pas Shqipërisë, ku popullsia e qyteteve të mëdha që jeton në rrezik të varfërisë është 30%.

E njëjta situatë është edhe në qytet më të vogla. Në qytetet më të vogla shqiptare varfëria është më e butë se në qytetet e mëdha dhe se në zonat rurale. Eurostat përllogarit se rreziku i varfërisë në qytetet më të vogla përfshin 29% të popullsisë.

Ky tregues është më i ulët se në fshat dhe qytetet e mëdha, po sërish është më i lartë se në qytet e tjera të Europës. Gjithashtu hendeku për rrezikun e varfërisë qytet -fshat është më e larta në Shqipëri në krahasim me vendet e tjera të Europës.

Më herët këtë vit Banka Botërorë analizoi se reforma Territoriale përkeqësoi me shumë menaxhimin e zonat rurale dhe e ka vënë zhvillimin e këtyre zonave përballe sfidave të reja.

Mungesa e ofrimit të shërbimeve në zonat rurale nga njësitë e reja vendore që dolën nga reforma territoriale ka ndikuar në krijimin e pabarazive. Ndërsa zonat urbane përfitojnë nga mbulimi relativisht më i lartë i shërbimeve publike, nga ana tjetër cilësia është e dobët dhe ka krijuar më tej kosto sociale dhe mjedisore.

Ndotja, mbipopullimi dhe planifikimi i mangët gërryejnë më tej cilësinë e jetës në zonat urbane. Mangësitë në menaxhimi i mbetjeve të ngurta dhe ujërave të zeza po kufizon aksesin e popullatës në shërbimet e duhura të menaxhimit të mbetjeve të ngurta, si dhe aksesin në ujë me cilësi të mirë./Monitor

Etiketa: fshatpabaraziqytet

Lajme të lidhura

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash
Breaking Views

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja
Breaking Views

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26
Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, zbulohet zëvendësuesi
Breaking Views

Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu, zbulohet zëvendësuesi

18:35 - 09/11/26
Para
“Partner monitorues kemi BE-në”, Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi: S’ka nevojë për takim trepalësh

Takimi, Rama i refuzon pjesëmarrjen zv/kryeministrit të Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com