GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Në sitë transaksionet bankare brenda dhe jashtë vendit”/ Detajet për hetimin pasuror ndaj Veliajt

15:45 - 22/05/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj si investim i dështuar politik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme u ka kërkuar bankave të nivelit të dytë informacione lidhur me transaksionet monetare brenda dhe jashtë vendit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, vëllait të tij, të ëmës dhe bashkëshortes. Kjo u bë e ditur këtë të mërkurë nga ish-deputeti demokrat Belind Këlliçi, i cili në një deklaratë nga selia blu, zbardhi përmbajtjes e kërkesës, që sipas tij, SPAK u ka dërguar bankave.

“Në shkresën zyrtare të SPAK drejtuar Bankave të Nivelit të Dytë, e në dijeninë tonë edhe institucioneve të tjera, citohet: ‘Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedim penal, në funksion të të cilit kërkojmë të na vendosni në dispozicion çdo informacion lidhur me veprimet bankare dhe çdo transaksion financiar të kryer brenda dhe jashtë vendit, për shtetasit e mëposhtëm: Erion Veliaj, Ajola Xoxa, Arbër Veliaj, Shqiponjë Veliaj’”, tha anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike.

“Nga sa kuptohet nga kjo shkresë e SPAK, Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një procedim penal mbi bazën e indicieve e në funksion të të cilit kërkon të dhënat financiare dhe lëvizjet bankare brenda dhe jashtë Shqipërisë të këtyre shtetasve. Pra, po kërkohen paratë e korrupsionit të pronarit faktik të inceneratorit Tiranë dhe bandës 5D Erion Veliaj, si brenda ashtu dhe jashtë vendit tonë”, komentoi Këlliçi.

Shkresa e publikuar nga Këlliçi

“Veliaj në hetim për 3 dosje”

Më tej gjatë fjalës së tij, ai tha se Veliaj po hetohet për disa çështje: Inceneratori fantazmë të Tiranës; dosja 5D dhe ECO Tirana.

Lidhur me inceneratorin u shpreh se është një “aferë për të cilën i kemi vënë në dispozicion SPAK mbi 1600 faqe dokumente dhe materiale autentike, të cilat faktojnë përtej çdo dyshimi se Erion Veliaj ka urdhëruar veprimtarinë financiare të kësaj kompanie, duke përcaktuar se cila kullë në Tiranë paguante për depozitimin e dherave në Sharrë, e cila kullë jo. I kemi faktuar SPAK burimet e dyshimta të financimit për këtë koncesion me para ruse dhe iraniane, duke i kërkuar SPAK të konfirmojë përmes letër porosive edhe vizitat dhe takimet e Erion Veliajt në Iran”.

Për Procedimin penal për “dosjen 5d”, deklaroi se është “aferë e paprecedentë e korrupsionit 100% me tenderat publikë, e kallëzuar nga unë më 26 prill të vitit 2023, veprimet hetimore të së cilës kanë zbuluar jo vetëm 6 drejtorë hajdutë, por një aplikacion privat komunikimi me në krye Erion Veliajn, komunikime të cilat mund të jenë arsyeja e hetimit që u bë publik ditën e djeshme”.

Për çështjen e tretë u shpreh se “hetimi i cili u plotësua me dokumentacion nga Grupi i Ekspertëve pranë PD vetëm 2 javë më parë, ku faktuam lidhjen se si biznesi i riciklimit dhe marrëdhënia me AMIA Veronën, kompani e akuzuar në Itali për lidhjet e saj me grupin kriminal Ndranghetta, kishte nisur pikërisht nga Erion Veliaj që kur ishte fillimisht Ministër në Qeverinë Rama 1 dhe më pas u konkludua me futjen e Veliajt në zyrën e kryetarit të Bashkisë Tiranë”.

Ai paralajmëroi kallëzim ri penal ndaj kryebashkiakut, ndërsa u zotua se “Erion Veliaj do të mbajë përgjegjësi për të gjitha krimet që ka kryer në këtë dekadë të pushtetit të tij të shfrenuar korruptiv, duke nisur me Ardit Gjoklajn, me inceneratorin e Tiranës, me bandën 5D, me shembjen e Teatrit Kombëtar e duke përfunduar me dhunimin dhe nxjerrjen forcërisht nga banesat e tyre të banorëve të 5 Majit, Unazës së Re, Laprakës dhe Myslym Ketës”.

Lidhur me dokumentat e publikuara në media një ditë më parë që konfirmonin nisjen e një hetimi pasuror për Veliajn, u pyet në komisionin e ligjeve këtë të mërkurë kreu i SPAK, Altin Dumani. Ky i fundit nuk komentoi rastin për arsye të “sekretit hetimor”, megjithatë nuk e mohoi nisjen e hetimit.

Etiketa: Belind KelliciErion Veliajhetim pasurorKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati
Aktualitet

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Para
Protesta për dorëheqjen e Veliajt, tensione mes protestuesve e policisë dhe molotov drejt bashkisë

Protesta për dorëheqjen e Veliajt, 1 i arrestuar dhe 3 në kërkim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati
Aktualitet

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25

Greqia prej disa ditësh është përfshirë nga motit i keq. Vendi është goditur nga stuhia, rrebeshe të shiut dhe për...

Lexo më shumë
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com