Trajneri Sylvinho foli në konferencë për shtyp në kuadër të ndeshjes së datës 12 tetor ndaj Çekisë në “Air Albania”, një sfidë mjaft e rëndësishme për fatet e kuqezinjve në kualifikueset për Euro 2024.
Braziliani këmbënguli se llogaritë për kualifikimin bëhen në muajin nëntor ndërsa shtoi se kuqezinjtë deri më tani kanë ardhur në këtë pikë falë zemrës, sakrificës dhe djersës së derdhur në fushë.
“Kërkoj ndjesë se ka shumë gjëra të 48 orëve të fundit që kanë qenë të vështira. Ismajli kishte një dëmtim të lehtë e humbi një ndeshje, po e ndiqnim. Dëmtimi ishte me Interin me 24 shtator, ka bërë vetëm një pjesë loje dhe pastaj ishim në errësirë, flasim me doktorët, klubin e lojtarin. Nuk jemi atje çdo ditë, duhet të respektojmë edhe klubin. Fola me doktorin Stesina, presim klubin dhe lojtarin që të vijë te ne dhe vlerësojmë, ai është një titullar, një lojtar i rëndësishëm, nëse nuk është në rregull, do e shohim apo jo. Por kemi të tjerë, ndaj bëjmë ftesë për 25 lojtarë. Unë mendoj për një ndeshje dhe mendoj se kemi 23 lojtarë, por nuk ka qenë e thjeshtë zgjidhja për 23. Është ai e të tjerë me probleme. Por jam absolutisht i bindur që do të kemi lojtarë të fortë të gatshëm për të zbritur në fushë.
Praktikisht ne kemi një grumbullim të ngjashëm me të fundit, ishim 25 lojtarë. Doli Roshi dhe hyri Broja ndaj lista është shumë e ekuilibruar. Fakti që luajnë me ekipet është shumë e bukur për ne edhe pse ka të tjerë që luajnë e nuk janë, ne i ndjekim çdo javë kur shënojnë, japin asist apo luajnë. Lojtarët dhe ne mbërrijnë të karikuar dhe tani mendojmë vetëm për ndeshjen ndaj Republikës Çeke. Nuk më shqetëson asgjë rreth të ardhmes e Europianit, jemi këtu me mendjen te Çekia. E dimë që janë të fortë, nuk janë mundur ende, kanë pësuar 2 gola, ne jemi me mendjen e duhur për 90 minutat. Jam i lumtur që lojtarët luajnë dhe shënojnë, janë të rëndësishëm. Para Polonisë thashë që kanë ekip të fortë, por edhe ne kemi të fortë, të mirë dhe me cilësi e teknikë dhe kjo është e bukura.
Abrashi është një futbollist i rëndësishëm për ne, por në këtë sfidë kemi nevojë për centimetra, dhe Gjasula është një zgjedhje e duhur, na ka dhënë një ndihmë të madhe ndeshjet e kaluara. Abrashi ka historinë e tij në Kombëtare, ne i dimë cilësitë e tij, por zgjedhja është bërë sepse kemi nevojë për centimetra në mesfushë.
Duke qenë se nga puna në klub në Kombëtare nuk kemi pasur shumë kohë, është e rëndëishme të pimë një kafe me futbollistët, dhe për këtë kemi bërë këtë tur duke i vizituar futbollistët në klubet e tyre. Jam i kënaqur nga takimet, atmosfera, jemi të vetdijshëm për ndeshjet që kemi përpara, kemi dhënë shpirtin dhe zemrën në fushë, kemi derdhur djersë, forca e skuadrës është shpirti i garës. Jam shumë i lumtur dhe nga tifozët për mbështetjen e treguar.
Që në fillim kemi thënë që llogaritë bëhen në nëntor. Më kujtohet që kemi thënë që është një grup i vështirë dhe i ekuilibruar se ka ndarje piksh, kemi ndeshje të vështira. Në këtë moment nuk mund të bësh llogaritë. Më vonë, ndoshta në nëntor po, duhet kjo apo jo. Kjo është ndeshje e vështirë . E vërtetë që luajmë në shtëpi, me njerëzit tonë, me atmosferë të jashtëzakonshme, por është e vështirë, mund të ndodhë gjithçka, si ndaj Polonisë. Ka kampionë në fushë, nga një anë dhe tjetra. Kemi lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Por është e vështirë, duhet përgatitur shumë mirë. Por çdo lloj llogarie bëhet vetëm në nëntor.
Shumë alternativa në mesfushë e sulm? Unë mendoj se është luks në sensin e mirë, se nëse luan, shënon dhe është i fortë, është e bukur. Sa më shumë luan një lojtar, aq më shumë vjen entuziast dhe i fortë. Unë duhet të bëj një zgjedhje të 11 lojtarëve, ne kemi avantazh. Në këtë moment ne nuk jemi 11 por 25 dhe këtë e kanë kuptuar edhe lojtarët. 2-3 lojtarë kanë hyrë në lojë dhe kanë bërë 10-15 minuta të jashtëzakonshme, kanë dhënë shumë gjera, kanë vendosur lojën. Ky është një luks i mirë. Sa më mirë kthehet në formë një lojtar, aq më mirë. I bëj unë zgjedhjet, për mua sa më mirë mbërrin një lojtar në grumbullim, aq më mirë.
Kemi lojtarë të mirë dhe më vjen mirë që argëtojnë tifozët, është e rëndësishme pjesa e kolektivit, puna që bëhet pa top dhe jo vetëm me top. Të gjithë e dinë që ky është një ekip që përfaqëson vendin, njerëzit kur e shohin ndjehen krenarë dhe thonë që kjo është skuadra ime jam i qetë tek pjesa që futbollistët e ndjejnë përgjegjësinë që kanë
Ka entuziasëm jashtë ambientit por brenda skuadrës dhe stafit nuk ka fare eufori e kemi mendjen vetëm me Çekinë, ndeshje shumë e fortë, kemi përpara 3 finale. Çekia nuk ka bërë asnjë humbje, është e fortë e strukturuar, jemi të qetë dhe nuk kemi asnjë problem tjetër.
Kundërshtari është gjithmonë e vështirë të kuptosh se çfarë mund të bëjë. Por unë mendoj se është një ndeshje ndryshe nga e para. Por mendoj se si andej, edhe këndej, janë dy skuadra ku shihet ku janë pikat e forta dhe të dobëta e pastaj luhet. Ka rregullime gjithmonë, por unë mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur, fizike, teknike, shpejtësie dhe tranzicioni, ku ka nevojë për shumë djersë. Një ndehje e rëndësishme ku duhet harxhuar shumë energji, atje ka qenë pak kështu, këtu e imagjinoj të tillë. Pastaj ndryshimet bëhen brenda lojës. Kemi parë disa ndeshje të tyre, ata janë fizikë, kanë shumë lojtarë në zonë, krosime, tranzicione të shpejta, janë lojtarë 1 e 90, është e fortë, e vështirë, ndryshimet bëhen në fushë. Më parë jo, ndonjë gjë e vogël mund të korrigjohet në fushë.
Broja? Unë mendoj se mund të përgjigjem në dy pjesë. Po, kemi qenë një herë në Londër, kam folur me lojtarin, Çelsi po punon mirë me të. Ai ka pasur një dëmtim prej 10 muajsh, është një dëmtim i vështirë, nuk është i thjeshtë, ai ka bërë dy ndeshje, në të fundit luajti 65 minuta dhe shënoi. Po, e ndjekim lojtarin. Sa i përket Brojës në kombëtare, është një kënaqësi ta kem këtë lojtar. Por forca dhe entuziazmi di tifozëve nga kryesimi i grupit, është i bukur. Por ne brenda jemi të ndërgjegjshëm që forca e këtij grupi nuk është i një, apo dy, apo tre lojtarëve, është i grupit. Dhe të gjithë e kanë kuptuar se me djersë dhe mund e zemër kemi bërë mirë deri këtu për këtë arsye. Grupi e ka kuptuar. Por është kënaqësi që kthehet një futbollist i tillë. E dyta duhet të vlerësojmë lojtarin. Ai kthehet, sot luan ose jo. Duhet ta shohim, do të kthehet, të flasim, kemi 2-3 ditë stërvitje që ta shohim e vlerësojmë. Ka mundësi ai dhe të tjerë që vijnë, Për shembull Cikalleshi është dëmtuar në shtator, ka bërë stërvitje dhe është kthyer këtë javë dhe po stërvitet. Luan të dielën, nuk e dimë se si është. Edhe Keidi Bare kishte një dëmtim të lehtë, do të vijë, duhet ta vlerësojmë. Duhet t’i vlerësojmë të gjithë, përgjigja si për Brojën është që duhet t’i vlerësojmë të gjithë çdo ditë.
Ne akoma nuk e kemi nisur grumbullimin, me zor po pres që ata të vijnë këtu. Të hënën pasdite do të jemi të kompletuar, do të kemi mundësinë të flasim për gjërat. Duhet të luajmë dhe në mbrojtje dhe sulm, është një ndeshje që kërkon shumë energji dhe të kemi ekuilibrat e duhura për të ndjekur ritmin e lojës.
Është bukur të shohim këtë interes që duan të ndjekin kombëtaren, do të thotë që shpirti i garës dhe ekipit është i duhuri. Nuk kam asnjë minutë për të menduar për biletat apo kush do të jetë në stadium, vetëm bashkëshortja ime do të vijë në stadium, në mendjen time është si të përgatis më mirë ndeshjen.
Emra të rinj me Bullgarinë? Ne kur e nisim punën, që pas Polonisë, gjëja e parë 100% është përqednrimi të Republika Çeke. Ne kemi 3 finale dhe kjo është ndeshja. Por kemi edhe me Bullgarinë. Mucolli është një lojtar që më pëlqen shumë, ai po bën një rrugëtim të mirë, që në Danimarke dhe Suedi, është mëngjërash, shënon. Por në këtë moment, ne i kemi 25 lojtarë, janë 2 më shumë dhe nuk mund të marr në këtë moment të rëndësishëm, që të marr 30 lojtarë. Jemi me mendjen e duhur te Republika Çeke, do flasim për Bullgarinë kur të zgjohemi të premten dhe po, të shohim nëse mund të marrim ndonjë. Por më pëlqen ai. E di që ka lojtarë të rëndësishëm në Stamboll, që po bëjnë mirë, se janë 4-5 atje. Ne jemi këtu e i shohim, sa më shumë shënojnë, luajnë, janë në gjendje të vijnë në kombëtare. Por në këtë moment jo, për Çekinë janë këto lojtarë dhe do të ecim me ta, janë përgjigjur mirë. Ndaj edhe i vetmi ndryshim është Roshi që doli dhe kthehet Broja”, deklaroi Silvinjo.
Discussion about this post