GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Në varësi të Ramës apo autonom?”/ Plas debati në Komision, Alibeaj ‘kryqëzon’ mazhorancën

10:54 - 07/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Në varësi të Ramës apo autonom?”/ Plas debati në Komision, Alibeaj ‘kryqëzon’ mazhorancën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Parlamentar është mbledhur sot për të shqyrtuar Projektligjin për informacionin “Sekret Shtetëror”.

Të pranishmit diskutuan për veprimtarinë dhe emrin e DSIK- ndërsa socialistët propozuan që emërtimi i ri të jetë AKSIK (Autoriteti Kombëtar i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar).

Sipas deputetëve të mazhorancës, ndryshimi i emrit nga Drejtori në Autoritet i jep më shumë rëndësi këtij institucioni, por nuk përbën asnjë ndryshim në aspektin organizativ.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj e ka kundërshtuar këtë vendim duke thënë se administrata nuk duhet të jetë më në varësi të kryeministrit Edi Rama, por autonome dhe se vendimet duhen marrë nga ata që e kanë këtë detyrë.

Pjesë nga debati në Komision:

Çupi: Duke qenë se është një autoritet, siç po e përkufizoni tanimë, është i pavarur, ndërsa emërimi i drejtuesit është nga Këshilli i Ministrave, a mos ka një konflikt në këtë mes?

Felaj: Pavarësinë dhe autonominë ta jep ligji, jo fjala në vetë vete, nëse dëshironi ju e ka funksion ekskluziv zbatimin e politikave të standardit të sigurisë për dokumentet e klasifikuar. Pavarësinë dhe autonominë ta jep ligji, jo fjala në vetë vete, nëse dëshironi ju e ka funksion ekskluziv zbatimin e politikave të standardit të sigurisë për dokumentet e klasifikuar…Ne besojmë se ky ndryshim e ndihmon institucionin në zbatueshmërinë e efikas të ligjit.

Çupi: Nëse e bëjmë autoritet, duhet që ligji ti japi të gjithë autoritetit… Skam kundërshtim me fjalën autoritet, por duhet të jemi konçiz, kur themi autoritet, themi pavarësi.

Felaj: Nuk prekim funksionet e institucionet, kemi pranuar propozimet e institucionit, thjesht i japim emër të ri.

Bushka: Ndryshimi pra po vjen për shkak të adaptimit me ligjin, jo organik e funksional.

Drejtori i DISK, Tola: Ne propozuam të kemi emrin ekzistues, por në NATO ne kemi emrin NSA, National Security Assosiationm, por ky ndryshim, pra vendosja autoritet, është më shumë deklarative sesa funksionale.

Alibeaj: Po mundohem të kuptoj thelbin e asaj që tha Çupi, autoritet apo drejtori nuk është ky thelbi. Do bëjmë zgjedhjet që të jetë një segment i administratës në varësi të kryeministrit apo do marrim guximin ti japim autonomi në veprimtarinë e tyre, politikat ti bëjmë vetë, edhe ekzekutimin edhe kontrollin. Procedura e emërimit e mbi të gjitha ajo e lirimit të mos jetë vetëm vullnet politik i kryeministrit. DSIK-ja në disa raste është përfshirë në procese të cilat e kanë zbuluar atë publikisht, ka pasur disa raste që ka pasur qortime për veprimtarinë. Rasti i dhënies ose jo për certefikatën e sigurisë për ish-ministrin, diskutimi që kemi është ky, nëse duam ta lëmë nën qeveri përgjegjësia është e kryeministrit, ta qartësojmë.

Bushka: Po hyjmë në diskutime të tepërta, DSIK është autoriteti kombëtar për sigurinë e informacionit të klasifikuar. Nuk ka lidhje mënyra se si quhet institucioni me kompetencat. Mënyra si organizohet ky lloj funksioni është siç e parashikon kushtetuta. Nga drejtori në autoritet, ndryshon vetëm emri.

Felaj: Ligjet duhen lexuar para se të diskutosh mbi to, po ta shohësh të gjithë përmbajtjen emërtesat krijojnë konfuzion, ligjet nuk i bëjmë për UFO-t prandaj duhet të jenë të kuptueshme. Dhurata, më kupto nuk e kisha për ju, termi drejtori nuk shkon, është i tejkaluar, shumë inst nuk kanë zbatuar politikat që bën DSIK sepse ky emër nuk shkon, është terësisht autonom në atë që bën.
Unë diskutoj me pasion, se kam me ty. Ne të sigurohemi që ata që marrin këto detyrime ti zbatojnë ato. Të merren gjoba kur nuk ruhen siç duhet informacioni, kështu që votoni.

Etiketa: Enkelejd AlibeajKomisionPartia Demokratike

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Protesta e pedagogëve/ Berisha “dënon” reagimin e Ramës: Urrejtje e përçmim ndaj profesorëve

“Kërcënoi Ramën se do fliste”, Berisha tregon arsyen pse u lirua Alqi Bllako

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com