GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Në vendin dhe kohën e gabuar, kur plumbat nuk kursejnë as të pafajshmit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Në vendin dhe kohën e gabuar, kur plumbat nuk kursejnë as të pafajshmit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmë Shqipërinë, teksa tre persona humbën jetën dhe një tjëtër mbeti i plagosur rëndë pas një atentati në Memaliaj.

Shënjestër ishin dy vëllezërit Shyqo dhe Artur Kalemi, të cilit ishin ulur në tavolinën e jashtme të lokalit, ku i pari mbeti i vdekur nga breshlria e kallashnikovit, ndërsa i dyti i plagosur në gjendje të rëndë.

Atentati shënoi dhe dy viktima aksidentale, pasi plumbave të kallashnikovit nuk iu shpëtoi as kamarieri i lokalit, Gledio Muka dhe një klient i lokalit Marsel Çela, të cilët humbën jetën në vend.

Por Muka dhe Çela, nuk janë rastet e vetme që humbin jetën në mënyrë të pafajshem, teksa gjenden në vendin dhe kohën e gabuar.

Vrasja e Musaen Zenelit

Në atë kohë vetëm 20-vjeç, Musaen Zeneli humbi jetën në ditën e parë të punës pas përplasjeve me armë mes 2 familjeve pronarë hotelesh, Ferracaku dhe Gocaj për disa metra territor plazh, ku u shënuar 4 viktima mbrëmjen e 26 qershorit 2021.

I riu me njohuri fillestari në kuzhinë, ishte shpërngulur në hotelin e vëllezërve Gocaj dhe kishte ditën e parë të punës, ku shërbente edhe si kamarier.

Vrasja e tij, tronditi opinionin publik.

Ekzekutimi në Don Bosko i Erjon Çelës

Ulja në një tavolinë me 4 persona të tjerë mes tyre dajën, të vëllanë, kamarierin dhe një person tjetër, ishte për Erion Çelën, teksa humbi jetën në një atentat në Don Bosko, mbrëmjen e 4 janarit 2022.

Erion Çela ishte pronari i një tabakinoje që ndodhej afër lokalit ku ndodhi vrasja dhe që shpesh e frekuentonte.

Por plumbat i morën e jetën, në mënyrë të pafajshme. Një gjë e tillë u pranua edhe nga rupi i vrasësve me pagesë, mes tyre edhe vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj, të cilët thanë se kishin ngatërruar objektiv.

Plumbat mbi banakieren e lokalit

Mimoza Paja është një tjetër viktimë e pafajshme e luftës së pashtershme të grupeve kriminale për të eliminuar kundërshtarët.

58-vjeçarja, e cila punonte banakiere, u vra gabimisht nga breshëria e plumbave që krimi lëshoi pa mëshirë dhe pa menduar se kujt do ia merrnin jetën.

Faji i saj i vetëm ishte që kishte zgjedhur të punonte për të mbajtur familjen, por pa e ditur, në një lokal, që rezultoi të ishte në pronësi të një personi me precedent të shumtë kriminalë, siç është Fatjon Murati, pjesë e grupit rival të Ervis Martinajt.

Teksa përplasja mes grupeve kriminale, duket se në vitet e fundit nuk ka kursyer as jetët e pafajshme.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën
Aktualitet

“Ky është narko-shtet policor”, Lubonja: Krimi i organizuar është futur thellë në ekonomi, kryeministri sulmon mediat që ia prishin fasadën

21:36 - 22/10/26
Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve
Aktualitet

Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve

20:40 - 22/10/26
Para
Biden tërhiqet nga gara për President, ja kush do të kandidojë përballë Trump

Biden tërhiqet nga gara për President, ja kush do të kandidojë përballë Trump

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com