GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Në veri të Kosovës lufta zhvillohet për territor!

16:33 - 14/04/23
në Opinion
Kohë leximi: 5 min
A A
Nocioni i “malokut” është mentalitet politik e institucional në Shqipëri!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Enver Bytyçi – Një pjesëtar i komunitetit serb u plagos. Disa vetura të serbëve “lojal” me institucionet e shtetin e Kosovës u dogjën e u hodhën në erë. Thjesht se pronarët e këtyre veturave guxuan të marrin targën zyrtare RKS. Lista Srpska ka bojkotuar zgjedhjet në katër komunat e veriut të parashikuara të mbahen më 23 prill. Sot presidenti i Serbisë, Aleksandër Putin, i ka thirrur sërishmi krerët e Listës Srpska në Rashkë. Para katër ditësh ai ishtë në këtë qytet në veriperëndim të Kosovës, aty ku për herë të parë në histori, para gati 10 shekujsh, u ngrit shteti serb. Pra në Rashkë! Kupto – Jo në Kosovë, siç e proklamojnë delirantët nacionalistë në Serbi! Ndërkohë serbët në veri e në Serbi kërkojnë largimin e policisë së Kosovës nga ky rajon e madje e provokojnë me armë atë!

Paralel me këto zhvillime ndërkombëtarët janë shprehur se zgjedhjet në veri mund të zhvillohen më 23 prill edhe pa pjesëmarrjen e Listës Srpska. Por, ndërkombëtarët kanë dëshmuar se atë që e thonë sot, nuk e thonë nesër! Ndërkaq pas bojkotit të institucioneve ndodhi Ohri. Presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Kosovës u pajtuan të respektojnë njëri-tjetrin si shtete ose më e pakta si qeverisje të pavarura. Që do të thoshte jo bojkot, jo dhunë, jo konflikt! Përkundrazi, do të thotë integrim, respekt reciprok midis shtetit e pakicës serbe dhe respektim të ligjit në Kosovë! Megjithatë veriu i Kosovës vazhdon të jetë një vatër e nxehtë konflikti. Në këto kushte disa politikanë e analistë në Prishtinë i kërkojnë zotit Kurti dhe zonjës Osmani të shtyjnë datën e zgjedhjeve. Megjithëse ato u shtynë njëherë nga ana e presidentes së vendit.
Pse vijon të ndodhë kjo situatë konflikti? Gjithkush duhet ta dijë se konflikti në veri të Kosovës është një luftë e vazhdueshme për territore. Kjo nuk ka e nuk mund të ketë dilemë. Prandaj dhe ata që rekomandojnë që të shtyhet data e zgjedhjeve, duhet ta kuptojnë se kjo shtyrje vetëm sa e shton oreksin e Beogradit për territor në Kosovë. Në kushte normale, nëse do të kishim të bëjmë me një konflikt social, ose me shkelje të të drejtave të njeriut, atëherë do të duhej që qeveria dhe institucionet e Kosovës të reflektonin. Por nuk është kjo. Janë përpjekjet e Aleksandër Putin (Vuçiç) për të zgjeruar territorin e Serbisë me pjesën më të pasur të Kosovës e të Ballkanit!
Serbia dhe presidenti i saj po nxisin politikanët pro-Vuçiç e pro-Putin në Kosovë që ta destabilizojnë atë. Destabilizimin e shohin edhe si mjet për t’i shkuar në ndihmë Rusisë në luftën e saj në Ukrainë, edhe si kasus për zgjerim territori. Në Beograd e dinë se po iku ky shans sot, përfundimisht Kosova si një tërësi territoriale mbetet e humbur për Serbinë. Pikërisht me këtë humbje nuk pajtohet Aleksandër Vuçiç. Ndaj dhe në drekë takon Listën Srpska për t’i dhënë udhëzime se si duhet të veprojë për destabilizimin e Kosovë dhe si duhet të plagosin e vrasin serbët si në rastin Panda për të akuzuar shqiptarët e qeverinë e Kosovës! Ndërsa në mbrëmje shkon në Beograd e bisedon me Christopher Hill, për ta gënjyer në dritën e hënës, se “është i gatshëm të ndihmojë Ukrainën me armatim”, ose se “për ta orientojë Serbinë drejt NATO-s”!
Kjo lojë e dyfishtë, ndryshe në terren dhe tjetër në zyrat e kancelarisë perëndimore luhet prej një dekade në Serbi. Madje me këtë metodë intriguese Aleksandër Putin i Serbisë ka futur në rrjetën e vet kryeministrin e Shqipërisë e disa politikanë tjerë shqiptarë kudo në Ballkan. Gjithçka është skenarizuar sipas një projekti tashmë dyfytyrësh. Me këtë projekt synohet ndarja e Kosovës. Synohet zgjerimi i territoreve serbe, gjë që marrëveshja e Ohrit e përjashton si mundësi aktuale e në perspektivë.
Sa kohë që serbët në veri, si dhe pushteti i Beogradit provokon Kosovën dhe institucionet e saj, aq kohë qeveria Kurti dhe institucionet e tjera nuk duhet të nxitohen për të zbatuar disa pika të marrëveshjes së Ohrit, sidomos atë që ka të bëjë me Asociacionin, ose vetë menaxhimin e serbëve. Serbët në veri, si dhe autoritetet e Serbisë duhet të dëshmojnë respekt dhe angazhim për të njohur shtetin dhe institucionet e tij në Kosovë, me qëllim që të krijojnë besimin për të shkuar më tej me atë që po e quajnë vetëmenaxhim të serbëve përmes Asociacionit të Komunave Serbe.
Për ta realizuar këtë, pra për të mos u nxituar me implementim të pjesëve të marrëveshjes që i jep shans Serbisë të provokojë edhe më tej, duhet bindur komuniteti ndërkombëtar. I duhet thënë këtij komuniteti se me veprimet e saj Serbia po synon zhbërjen e shtetit e me zhbërjen e shtetit, së paku deri tani, nuk është e pajtuar Bashkësia Ndërkombëtare. Këto përpjekje të shtetit dhe institucioneve të tij nuk i ndihmojnë këshillat për lëshime ndaj politikave destruktive të Serbisë në Kosovë. Nëse lëshon vazhdimisht, lëshimet do të çojnë në ridimensionimin e statusit e të territorit. Për këto qëllime i nxiti dhe i nisi bisedimet Serbia në vitin 2011. Ajo gati sa ia arriti synimeve të saj.
Mjaft më me metodat e Hashimit e të Edi Ramës! Me ato metoda do të zhbëhet shteti dhe vetë Kosova.
Etiketa: Enver BytyciKosove

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Digjet banesa në Fier, komshinjtë lajmërojnë zjarrfikësit

Përfshihet nga flakët banesa në Bilisht

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com